header image
Home  Blog  
Blog – Content Section Layout
Eva lactic

  

Read more…
Per cdo pyetje nje pergjigje

Porosit librin!

Eva
 

Pyetje te pergjithshme rreth infeksioneve gjate shtatzanise

Jam edukatore kopështi dhe natyrisht kam kontakte

të vazhdueshme me fëmijë të sëmurë. Për çfarë duhet

veçanërisht të kem kujdes tani.

Në se nëpërmjet një analize gjaku ( kontroll i antikorpeve), ju do

të vërtetoni se nuk jeni të imunizuar ndaj sëmundjeve të fëmijërisë

të rrezikshme për barrën si, lija e dhenve, rubeola, citomegalia

(pas faqes…..), kontakti me fëmijë parashkollorë, është për ju i

rrezikshëm. Pasi mbrojtja është praktikisht e pamundur, ju duhet

të evitoni qëndrimet në ambjente të tilla.

A ka sëmundje që mbarten nga kafshët shtëpiake dhe që janë të rrezikshme për gruan shtatzanë?

 

Macet me të dalurat jashte të tyre, mund të infektojnë njerëzit me

toxoplazmozë (pas faqes ….), që në rastet e infektimit të gruas

shtatzanë mund të shkaktojnë dëme të mëdha në fetus. Në se

keni mace, atëhere duhet të kontrolloheni në se jeni e imunizuar. 

Në se jo, ju duhet të pastroni me shumë kujdes vendin ku macja

del jashtë, vetëm me doreza, ose më mirë t’ia lini këtë ta bëjë një

personi tjetër. Për këtë nuk ka vaksinë.

Në kushtet e një higjene normale, për asnjë nga sëmundjet

infektive që mbarten nga kafshët shtëpiake, nuk është e nevojshme

që gruaja shtatzanë të tregoje një kujdes të vecantë. 

A është i rrezikshëm herpes i buzëve nga temperatura, gjatë

shtatzanisë?

Jo, herpesi i buzëve ( Herpes labialis, faqe….. ), në të kundërt nga

herpesi genital ( faqe….), nuk është i rrezikshëm për shtatzaninë. 

Por pas lindjes, virusi i herpesit mund t’i jepet fëmijës së

porsalindur nëpërmjet lëngut të flluckave ( me të teshtitura,

kollitje ), ose nëpërmjet duarve pas ngacmimit të flluckave. Dhe

meqenëse sistemi imun i fëmijës është akoma i papjekur, kjo

përbën një rrezik. Prandaj ju këshillojmë të lani shpesh duart, dhe

të përdorni një maskë mbrojtëse për hundën dhe gojën, sa herë që

përkëdhelni apo i jepni gji fëmijës, derisa herpesi të jetë shëruar.

Rekomandim

Pomadat e buzëve me përmbajtje acicloviri, ju mund t’i përdorni

edhe gjatë barrës, në se ju shfaqen flluckat e herpesit të buzës. 

Alternativë e lëndëve natyrore për mjekimin e tyre, është ekstrakti

i barit të bletës (Melisse).

A duhet të mbrohen gratë shtatzana veçanërisht nga pickimi

i mushkonjave?

Mushkonjat mund të transmetojnë meningoencefalitin i

pranverës. Nga ky infeksion i mundshëm viral, mund të mbroheni

nëpërmjet vaksinimit. Gratë e pavaksinuara, në rast pickimi nga

mushkonjat në zona të rrezikuara nga ky infeksion, brenda tre

ditëve, duhet të bëjnë imunoglobulinën për t’u imunizuar.

Këshillë

Në zona të rrezikuara nga ky infeksion është e këshillueshme

bërja e vaksinës. Kjo vaksinë nuk mbron nga infeksionet nga

spirochetat.

Mushkonjat gjithashtu transmetojnë edhe bakterie të ngjashme

me spirochetat. Mendohet se edhe këto infeksione mund të jenë të

rrezikshme për barrën. Prandaj këshillohet që të përdorni veshje

të tilla që ju mbrojnë nga pickimi i tyre ose të mos qëndroni në

zona të tilla të rrezikuara.

Kur dyshoni të jeni infektuar, duhet menjëherë të filloni mjekimin

me Penicillinë ose Eritromycine (në rastet e reaksioneve nga

Penicilline).

 

E ftohura dhe gripi

Kam dëgjuar, se temperatura e lartë gjatë shtatzanisë është e

rrezikshme. A është e vërtetë?

Shume studime të sotme, janë përqëndruar në ndikimin që

mund të ketë në gratë shtatzana, veprimi i të nxehtit dhe rritja e

temperaturës së trupit. Disa studime retrospektive, në fëmijët e

lindur me anomali, kanë gjetur që nënat kanë patur temperaturë

të lartë ( mbi 39 Gradë C ), shpesh dhe për një kohë të gjatë (më

shumë se 24 orë). Gjithashtu mendohet se rreziku i lindjes së

fëmijëve me anomali është dy herë më i madh në gratë që bëjnë

temperatura të tilla në fillimet e shtatzanisë. Megjithatë në një

studim të bërë në 50 000 gra shtatzana, nuk u identifikua ndonjë

rritje e dukshme e anomalive. Megjithëse nuk ka të dhëna të sigurta, duhet që gratë shtatzana ta ulin temperaturën e lartë me kompresa apo medikamente si Paracetamoli

A e dëmton bebin kolla e vazhdueshme?

Po teshtitja dhe shfryrja e hundëve ?

 

Në se nuk jeni në rrezikun e lindjes parakohe, kolla, teshtitja

apo shfryrja e hundëve nuk e dëmtojnë fëmijën tuaj. Një barrë e

shëndetëshme e duron pa problem diçka një rritje të presionit me

tendosje të muskulaturës së barkut. Mësohuni që gjatë teshtitjes

të kontraktoni (shtrëngoni) dyshemenë e baçinit (faqe … ). 

Por ju mund të përdorni medikamente bimore qetësuese të kollës. 

Gjithashtu për të holluar sekrecionet e mushkërive mund të

merrni Acetylcystein ( ACC ), dhe për të hapur hundët gjithashtu

një spray me përqedrimm të ulët medikamenti. Dhe shumë e

rëndësishme është të pini sa më shumë (faqe…)!

 

<< Start < Previous 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>

Results 1 – 10 of 209
Klinika gjinekologjike
Planifikimi familjar
REgjistrohu!
Testet e shtatzanise
Zhvillimi i fetusit
Infertiliteti
Per cdo pyetje nje pergjigje
Mjekesia.com
Advertisement