header image
Home  300 Pyetje rreth shtatzanise  Infeksionet  Pyetje rreth infeksioneve vaginale gjate shtatzanise  
Pyetje rreth infeksioneve vaginale gjate shtatzanise

A është e vërtetë se infeksionet e shpeshta të vezikës urinare

mund të çojnë në një lindje para kohe?

 

Në kontrollet e rregullta gjatë shtatzanisë, bëhet edhe analiza e urinës, ku kontrollohet për albuminë, nitrite dhe rruazat e bardha të gjakut (Leukocitet). Jo rrallë, e mbi të gjitha në gjysmën e dytë të shtatzanisë, mund  të gjendet një shtim i bakterieve në urinë (Bakteriuri). Nga njëra  anë, kjo mund të ndodhi nga ndryshimi i vlerave të pH të urinës gjatë barrës. Nga ana tjetër, favorizuese është dhe shtypja që ushtron mitra e rritur mbi rrugët urinare. Gjithashtu, hormoni Progesteron dobëson në përgjithësi lëvizjen e zorrëve dhe të rrugëve urinare. Kështu ngadalësohet lëvizja e urinës, gjë që favorizon rritjen e bakterieve. Gjithashtu, mund të ndodhin edhe infeksione të veshkave, dhe kjo në anën e saj mund të provokojë fillimin e parakohshëm të dhimbjeve të lindes. Prandaj, duhet që të gjithë infeksionet e rrugëve urinare, edhe kur ato janë pa shqetësime klinike, të mjekohen mirë me antibiotikë. Për ti parandaluar këto, duhet të pini shumë ujë!

 

Si mund të mbrohem nga infeksionet vaginale? 

 

Infeksionet që mund të vendosen në vezikën e urinës apo në

vaginë janë shkaqet më të shpeshta të fillimit të dhimbjeve (Faqe

…..) dhe të lindjes para kohe. Dhe për fat të keq, për shkak të

ndryshimeve hormonale gjatë shtatzanisë, vagina është shumë

e prekëshme nga infeksionet. Për këtë arsye, vlerat e pH të

sekrecioneve vaginale këshillohet të mbahen në nivele acide ( nën

4,5 ). Kjo mund të kontrollohet me indikatorë specialë ( në formën

e letrave apo dorezave ). Një infeksion vaginal në fillimet e veta

mund të trajtohet me sukses, duke acidifikuar terrenin vaginal me

ovule me laktobacile. Gjithashtu, mund të vendosni vaginal një

tampon të ngopur në kos natyral, dhe ta mbani atë maksimum për

gjashtë orë. Përsëriteni këtë për 4 -5 ditë rrjesht, dy herë në ditë. 

Në infeksionet mykotike, ky acidifikimi i terrenit vaginal nuk ju

ndihmon; Myku rritet në vaginë pavarësisht nga vlerat e pH aty. 

Shpëlarjet vaginale, sapunët, Spray intim, gel-et e të tjera si këto,

janë gjatë shtatzanisë tabu, me përjashtim të atyre të rekomanduara

nga mjeku. Gjithashtu, higjena e tepruar shkatërron terrenin

natyral vaginal, duke favorizuar kështu infeksionet. 

Unë e mas rregullisht pH e vaginës. A ka mundësi, që pas

vlerave të rritura të tij, të fshihet edhe diçka tjetër veç

infeksionit?

Po, vlera e pH (grada e aciditetit) të sekrecioneve të vaginës rritet

p.sh., kur me to përzihet sperma. Prandaj, duhet që matja të bëhet

jo më parë se 12 orë pas një kontakti seksual. Gjithashtu, urina

mund të ndryshojë pH në të dy drejtimet. Por, në se ju do të gjeni

në mënyrë të përsëritur vlera nga 4.7 ose më sipër, kjo mund të jetë

një sinjal i plasjes së membranave dhe rrjedhjës së ujrave të bebit. 

Dhe atëhere ju duhet të transportoheni shtrirë për në shtëpinë e

lindjes.

A është infeksioni mykotik në vaginë i rrezikshëm për bebin e

palindur?

Gjatë shtatzanisë infektimi i bebit nga myku vaginal i nënës, nuk

përbën një rrezik direkt. Por fëmija i lindur me rrugë natyrale

mund të pësojë një infeksion në lëkurë e mukoza, që nuk është i

rrezikshëm, por i bezdishëm dhe që duhet mjekuar.

A duhet patjetër të mjekohet një infeksion nga Chlamydie

gjatë shtatzanisë?

Në shtatzani, Chlamydien si edhe mikrobet e tjera, që shkaktojnë

infeksione vaginale mund të çojnë: në plasjen e ujërave, fillimin

parakohe të dhimbjeve të lindjes, e si rrjedhojë në lindje

parakohe. Përveç kësaj fëmija i lindur rrezikohet: Chlamydien

shkakton infeksione të syve dhe mushkërive. Prandaj ato duhet

të mjekohen patjetër. Ato që veprojnë më mirë, dhe që janë të

lejuara të përdoren edhe gjatë shtatzanisë janë Erythromycina

dhe antibiotikët e grupit Makrolid. Partneri duhet gjithashtu të

mjekohet bashkë me ju, për të evituar një infektim të përsëritur. 

Vizita paraprake e partnerit, zakonisht nuk është e nevojëshme.

Këshillë

Infektimi fillestar me Chlamidien mund të ketë ndodhur edhe

dhjetë vjet më parë, e deri në ketë moment, të mos jetë bërë i

njohur. Prandaj identifikimi i infeksionit nuk duhet të përbëjë

shkak për keqkuptime dhe dyshime.

Kam frikë se mos më dalin përsëri Condylom-at gjatë barrës.

A do të jetë kjo e rrezikshme për bebin tim? 

 

Për formimin e Condylom-ave me natyrë jo të keqe në zonën

gjenitale, janë përgjegjëse Viruset Papilloma (Herpes Papilloma

Virus). Në se Condylom-at gjenden tek njëri partner, në kontaktet

e lëkurës gjatë marrëdhënieve seksuale, rreziku i infektimit është i

madh. Por deri më sot, nuk është vërtetuar të jenë të rrezikshme për

bebin e palindur. Gjatë lindjes natyrale, është e mundur që viruset

të merren nga i porsalinduri, e të infektojnë atë. Prandaj, duhet që

Condylom-at të mjekohen aty rreth javës së 34-të të shtatzanisë. 

Nga njëra anë, kjo është kohë e mjaftueshme për një mjekim të

plotë e të sigurtë. Nga ana tjetër, nuk mund të garantohet, që nuk

mund të dalin Condylom-a të reja deri në lindjen e bebit. Mjekimi

lokal i tyre, me një pomadë apo tinkturë speciale, është i lejuar

edhe gjatë shtatzanisë. Mjekimi më i suksesshëm, është heqja e

Condylom-ave me Laser, me djegje ose me ndërhyrje kirurgjikale. 

Lindja vaginale normalisht është e mundur. Por në rastet kur ato

janë shumë të shprehura, rekomandohet që lindja të kryhet me

prerje Cesariane.

 

Çfarë mund të ndodhë, në se në javët e fundit të shtatzanisë me

shpërthen një Herpes Genital. A duhet në këtë rast patjeter të

lind me prerje Cesariane (operacion).

Në se, në momentin e lindjes do të keni një infeksion nga Herpesi

genital, duhet të bëhet lindje me operacion, për të parandaluar

infektimin e bebit gjatë lindjes. Bebi infektohet zakonisht nga

flluckat e plasura, në pjesën e jashtme gjenitale ose në kanalin

e lindjes, dhe më rrallë nga placenta. Prandaj është shumë e

vlefshme një prerje Cesariane, në se gruaja shtatzanë sapo është

infektuar, dhe nuk ka patur kohë të mjaftueshme për të krijuar

antikorpet, të cilat mund t’i merrte edhe bebi. 

Por, në se keni patur disa shpërthime të tilla të Herpesit genital

edhe më parë, mundësia e infektimit të fëmijës tuaj është e vogël,

sepse nënat me Herpes Genital të përsëritur, kanë normalisht

antikorpe (trupa mbrojtës), që kalojnë tek bebi nëpërmjet placentës

dhe e mbrojnë atë. Në këto raste lindja vaginale (normale) është

e mundur.

Është e diskutueshme, në se një Herpes genital jo në fund të

shtatzanisë, por më parë, duhet të mjekohet. Përgjithësisht

këshillohet mjekimi me tableta (Aciclovir), në se jeni në 6 – 8 javët

e fundit të barrës. Këshillohuni me mjekun tuaj mbi këtë mundësi. 

Sepse kështu do të ulet rreziku i rishpërthimit të infeksionit të

Herpesit afër lindjes.

 

Klinika gjinekologjike
Planifikimi familjar
REgjistrohu!
Testet e shtatzanise
Zhvillimi i fetusit
Infertiliteti
Mjekesia.com
Advertisement