header image
Home  300 Pyetje rreth shtatzanise  Infeksionet  Pyetje qe lidhen me toxoplazmozen  
Pyetje qe lidhen me toxoplazmozen

Sa i lartë është rreziku që une të infektohem nga Toxoplasmose? Dhe çdo të thotë kjo për fëmijën tim?

 

Shenjat e Toxoplasmose-s jane ne shumicen e rasteve aq te lehta

dhe jo specifike, sa qe ju mund te mendoni me shume per nje

grip. Vetem nepermjet analizes, ju mund te siguroheni ne se jeni

te imunizuar ndaj Toxoplasmose-s. Aq me shume duhet te beni

kete analize, ne se keni dyshimin e infektimit. 

Rreth gjysma e popullates kane patur nje Toxoplasmose, dhe

jane te imunizuar ndaj saj. Megjithate sipas statistikave, ndodh

afersisht ne 1% te grave shtatzana, qe te infektohen per here te

pare. Infektimi ndodh kryesisht nepermjet mishit te paperpunuar

ose te papjekur mire, me rralle nepermjet ushqimeve te tjera, dhe

vetem ne pak raste nga kafshet (me shpesh nga macet). Nepermjet

placentes, Toxoplasmose mund te kaloje tek bebi. Sa me vone te

semuret nena e ardhshme, aq me shume e mundur eshte te ndodhe

ky transmetim. Ne fillimet e shtatzanise, placenta eshte relativisht

e pakalueshme per parazitet. Pervec kesaj, koha e inkubacionit

eshte vertet e gjate. Ne se infektimi ndodh ne tremujorin e

dyte te shtatzanise, dhe nuk mjekohet, bebi rrezikon shume te

demtohet sidomos ne tru dhe ne sy. Infektimi pas javes se 32-te

te shtatzanise, praktikisht nuk jep me demtime te pariparueshme

te fetusit.

Si mund të mjekohet një Toxoplasmose gjatë shtatzanisë?

 

Ne se dyshohet per nje infektim te fresket me Toxoplasmose, nena

duhet te marri menjehere antibiotikun Spiramycin. Ne se dicka

rreth javes se 16-te te shtatzanise ose me vone, gjate kontrollit

te gjakut te kordonit umbilikal, ose te ujerave te bebit, gjendet

qe infeksioni i ka kaluar edhe bebit, duhet te shtohen ne mjekim

Pyrimethamin, Sulfadiazin dhe Acid folik. Keshtu, nje demtim

i bebit, praktikisht mundet gjithnje te evitohet. Gjithashtu me

Echo-grafi do te kontrollohet rregullisht, ne se tek bebi do te

shfaqen shenja te dyshimta.

Unë jam shtatzanë. A duhet ta largoj macen nga shtëpia?

 

Normalisht nuk duhet ta beni kete. Duke qene se jetoni prej

kohesh me macen, ka shume mundesi qe ta keni kaluar nje

Toxoplasmose, dhe tashme te jeni e imunizuar. Kete mund ta

provoni duke bere analizen e gjakut. Ne se rezulton Toxoplasmose

– pozitiv, vazhdoni e qete te kenaqeni me shtatzanine tuaj. Dhe

ne se rezulton Toxoplasmose negativ, duhet qe nga ky moment,

te tregoheni shume e kujdesshme. Eshte shume e rendesishme qe:

cdo dite te pastrohet me kujdes vendi ku macja del jashte, sepse

vetem duke filluar nga dita e neserme, mikrobet e jashteqitura

nga macja behen te rrezikshme per njeriun. Sa me e re (ne moshe)

te jete macja, dhe sa me shume ajo te shetisi, aq me i larte eshte

transmetimi i semundjes tek ju. Macet e moshuara qe jetojne

vetem brenda ne shtepi, dhe qe ushqehen vetem me ate qe i

pergatitni ju, nuk jane te rrezikshme per transmetimin e kesaj

semundjeje. Prandaj edhe rreziku i infektimit me Toxoplasmose

eshte shume me i vogel nga nje mace shtepie, se sa nga ushqimet.

Kopështi im i bukur, shërben shpesh si vendi ku macja  jashtëqit. A lejohet që unë të ushqehem me sallatën dhe zarzavatet e tjera që rriten në të?

 

Ne se nuk keni kaluar Toxoplasmose, gje qe e verteton edhe

mjeku juaj nepermjet analizes se gjakut, duhet te tregoheni

shume e kujdesshme. Cystet e Toxoplasmose-s gjinden jo vetem

ne jashtqitjen e maces, por edhe te kafsheve te tjera. Kermijte

dhe kafshe te tjera qe zvarriten ne kopesht, mund te perhapin

jashtqitjen e infektuar neper zarzavate dhe lule, qe duke qene

ne ambjent me lageshti, mbartin mundesine e infektimit deri

ne nje vit e gjysem. Burim tjeter infeksioni jane kendet e lojrave

te femijeve dhe shtreterit e reres, qe shetiten shume shpesh nga

macet.

Ne se ju gjate punes ne kopesht perdorni doreza, dhe lani me

kujdes frutat dhe zarzavatet, rreziku reduktohet. Me te siguruar

do te jeni, vetem ne se zarzavatet i zieni mire ose i ruani ne ngrirje

te thelle.

A përmbajnë të gjitha llojet e mishrave shkaktarin e Toxoplasmose-s? A mos është më mirë që gruaja shtatzanë të mos ushqehet me mish?

 

Ka lloje te ndryshme mishi me pak apo me shume te rrezikshem.Mishi i deles, i qingjit dhe i dhise jane me shpesh te infektuar.Mishi i derrit, vicit dhe lepurit jane me pak te rrezikshem. 

Shpendet persa i perket Toxoplasmose-s, jane me te sigurtet. Por

ne lidhje me kete rrezik, ju nuk duhet te friksoheni, ne se mishi

perpunohet mire gjate gatimit. Edhe mishi qe konservohet ne

ngrirje te thelle, eshte i parrezikshem.

Peshku nuk transmeton Toxoplasmose, por me mishin e

paperpunuar te peshkut mund te rrezikoheni nga Listerien. Nga

ana mjekesore, nje ushqyerje strikte vegjetariane gjate shtatzanise

eshte problematike, sepse me te eshte shume e veshtire te

plotesohen nevojat e organizmit me proteinat shtazore, vitaminat,

dhe lendet minerale (mbi te gjitha me Hekur).

A mund të merret Toxoplasmose edhe nga produktet e tjera

shtazore, si qumështi dhe vezët?

 

Jo, qumeshti dhe vezet nuk jane burim infektimi per Toxoplasmose-n. Megjithate grate shtatzana duhet te tregohen te kujdesshme: me qumeshtin e papasterizuar (te paperpunuar) mund te marrin Listerien, dhe me vezet e paperpunuara mund te

infektohen me salmonelle.

A janë proshutat e thata, sallami dhe mishi i tharë të rrezikshme?

 

Po, jo vetem sallami dhe proshuta e tymosur, por edhe sallamet

qe perdoren per te lyer buken, qe prodhohen pergjithesisht

nga mishi i paperpunuar ne nxehtesi, mund te transmetojne

Toxoplasmose-n. Proshuta e thare ne ajer mendohet te jete e

parrezikshme. Me rrezik te larte jane mishi i grire i paperpunuar

(tartari) dhe Carpaccio. Shkaktaret e Toxoplasmose-s ose cystet

e tyre behen te parrezikshem pas zierjes, pjekjes se thelle dhe

ngrirjes se thelle.

 

Klinika gjinekologjike
Planifikimi familjar
REgjistrohu!
Testet e shtatzanise
Zhvillimi i fetusit
Infertiliteti
Mjekesia.com
Advertisement