header image
Home  300 Pyetje rreth shtatzanise  Infeksionet  Pyetje rreth nfeksioneve qe merren nga ushqimi gjate shtatzanise  
Pyetje rreth nfeksioneve qe merren nga ushqimi gjate shtatzanise

Përse gratë shtatzana janë shumë më të djeshme ndaj

ushqimeve të prishura?

Në nënat e ardhëshme sistemi imunitar është i reduktuar, sepse

indet që formojnë fetusin, ku gjenetikisht gjysma e tyre rrjedh nga

babai e shërben si trup i huaj, nuk duhen të sulmohen dhe flaken. 

Prandaj ato janë më të prekëshme nga infeksionet, dhe sëmundjet

kalohen më rëndë.

Infeksioni nga Listerien (shih pyetjen më poshte), është një

shembull tipik: Shtatzanat sëmuren 20 herë më shpesh nga

Listeriosa, dhe në njerezit e prekur me Listeriose, një e treta janë

gra shtatzana. Edhe në se gruaja shtatzanë nuk ka asnjë shenjë

klinike, Listerien mund të kalojnë tek fëmija nëpërmjet placentës. 

Edhe infektimi nga Salmonella ndodh te gratë shtatzana shumë

më lehtë. Ajo mund të mos shkaktojë dëmtime tek bebi. Por këto

gra duhet të tregohen të kujdesëshme, sepse të vjellat ose diarreja

e rëndë e për një kohë të gjatë, mund të rrezikojë furnizimin e

bebit me lëndët më të rëndësishme ushqimore.

Si mund ta gjej, në se kam qënë e prekur nga Listeriose? A

krijon kjo imunitet?

Infektimi nga Listerien, per fat të keq, mund të kalojë edhe

pa shenja klinike. Në shumicën e rasteve, mund të paraqitet

me shenjat si të një ftohje, me temperaturë dhe dhimbje trupi,

shqetësime nga stomaku dhe zorrët, ose dhimbje koke dhe marrje

mëndsh. Në se do të keni shqetësime të tilla, atëherë duhet të bëni

një vizitë tek mjeku. Me një analizë të thjeshtë të gjakut, mund të

përjashtohet infeksioni i freskët. Në se vërtetohet infeksioni nga

Listerien, terapia me antibiotikë, në shumicën e rasteve mund të

pengojë transmetimin tek fetusi.

Shkaktarë të Listeriose-s janë bakterie, dhe nga sëmundjet

bakteriale nuk krijohet imunitet. Edhe nëse keni kaluar një herë

Listeriose, mund të infektoheni përsëri.

A mund ta marr një Listeriose vetëm nga produkte të

papërpunuara të qumështit?

Jo, bakteriet e Listeriose-s shumëzohen edhe në produktet

ushqimore të mishit dhe shpendëve, në mishin e grirë, në

sallamrat e tymosura, dhe në pastat e mishit. Mishi duhet të piqet

mire, jo vetëm për rrezikun e Toxoplasmose-s. Edhe ushqimet

me peshk të papërpunuar, të marinuar ose të tymosur, sallatat e

gatshme dhe zarzavatet e paketuara, si edhe sallatat e freskëta,

farat dhe bishtajat mund të përmbajnë Listerien.

A shkatërrohen shkaktarët e Listeriose-s nga pjekja e mirë apo

nga ngrirja e thellë?

Kur djathi ngrohet shumë dhe formon fllucka, do të thotë

që bakteriet e Listerien janë shkatërruar. Pasterizimi arrihet

gjithashtu “ vetëm “ në temperaturën 70˚ -75˚ C. Prandaj kujdesuni

gjithnjë që i tërë ushqimi të jetë ngrohur mire deri ne thellësi, gjë

që nuk arrihet në ngrohjen me mikroëelle. 

Në ngrirjen e thellë, shkaktarët e Listeriose-s, në dallim nga ato

të Toxoplasmose-s, nuk shkatërrohen.

A është qumështi i plotë i sapo mjelë nga fshati njësoj si

qumeshti i papërpunuar?

Qumështi që shesin fshatarët është qumësht i papërpunuar, i

papasterizuar, dhe prandaj shkaktarët e Listeriose-s mund të

përmbahen në të. Aq më shumë kur nuk dihen mirë kushtet në

të cilat është mjelë, ruajtur dhe transportuar, rreziku i infektimit

është edhe më i madh.

Kur unë blej djath, shitësja nuk di të më përgjigjet në se ai

është i prodhuar nga qumësht i papërpunuar. Si mund të

orientohem në këtë rast?

Shumë e rëndësishme është firma që e ka prodhuar. Fabrikat

e mëdha të qumështit përdorin përgjithësisht qumështin e

përpunuar në të ngrohtë, pra qumështin e pasterizuar. Dhe në se

jo, athere janë të detyruara ta shkruajnë këtë qartë në paketim. Pra

normalisht, kur nuk është e shkruajtur në paketim, do të thotë se

është përdorur qumësht i pasterizuar. Ju rekomandojmë më mirë

të blini djath, kos apo salcë kosi të paketuara, ku diçka më mirë

mund të orientoheni e të siguroheni nga mbishkrimet në paketim. 

Shumë djathra të butë prodhohen nga qumësht i papasterizuar. 

Prandaj, ju rekomandojmë më mirë të bleni djathra të fortë dhe t’i

hiqni shtresën e sipërme.

A mund të ha gjatë shtatzanisë peshk të papërpunuar, p.sh.

Sushi?

Gjatë shtatzanisë është shumë e rëndësishme të hani shumë

peshk, se me të ju merrni jod, proteina me vlerë të lartë dhe

acidet yndyrore Omega-3 shumë të vlefshme (shih kapitullin

„Ushqyerja“). Në se ju hani me qejf Sushi apo peshk të tymosur

të llojeve të ndryshme, duhet të tregoheni të kujdesshme gjatë

shtatzanisë. Në peshkun e papërpunuar apo të tymosur si edhe

në mish e shpend mund të gjenden Listerien. Duhet të përdorni

peshk, produkte të peshkut apo midhje, vetëm në se ato janë

përpunuar mirë në temperatura të larta. Edhe produktet e

peshkut të pasterizuara, pra mjaftueshëm të nxehura, mund ti

përdorni pa merak.

A është më mirë që gratë me barrë të mos përdorin vezët?

Vezët transmetojnë Salmonelle-n!

Vezët sidomos në shtatzani janë pjesë shumë e rëndësishme

e ushqimit të grave shtatzana, pra nuk duhet të mungojnë në

menunë e tyre. Vezët e pulave nuk janë transmetuesit më të

shpeshtë të Salmonelle-s, por janë ushqimet e përgatitura me vezë

jo të freskëta e të papërpunuara në nxehtësi, si edhe nga vezë që

kanë ndenjur gjatë në kushte jo të mira. Vezët duhet të ruhen

në vende të freskëta. Edhe vezët e ziera pak, vezët e rrahura ose

vezët e skuqura sy, mund të jenë të rrezikshme, sepse e kuqja e

vezës në këto raste nuk është e pjekur (nxehur) tërësisht. Rreziku

i Salmonelle-s ulet në mënyrë të ndjeshme, në se ushqimet

përgatiten me vezë të freskëta, vendosen menjëherë në vende të

freskëta, dhe konsumuhen brenda pak orëve. Një vezë e zjerë fort,

që më parë është ruajtur në frigorifer dhe që nuk është më e vjetër

se 14 ditë, praktikisht nuk mund të jetë burim infeksioni. 

Në se gjatë shtatzanisë nuk doni të rrezikoni, duhet gjithashtu

të hiqni dorë nga majoneza apo tiramisuja të bëra vetë, e të tjera

që bëhen me vezë dhe që nuk piqen. E mira është që këto të

zëvendësohen me produkte të gatshme industriale. 

Pas vezëve, shpendët zenë vendin e dytë në rrezikun e infektimit

nga Salmonelle. Prandaj ato duhet të shkrihen veçmas, kur

nxirren nga ngrirja dhe lëngjet që dalin nga shkrirja, të flaken.

 

Klinika gjinekologjike
Planifikimi familjar
REgjistrohu!
Testet e shtatzanise
Zhvillimi i fetusit
Infertiliteti
Mjekesia.com
Advertisement