header image
Home  Shtatzania  Barra  Ushqyerja me gji  
Ushqyerja me gji

Cdo grua gjate shtatzanise duhet:

• Të jetë e informuar mbi përparësitë e ushqyerjes me gji dhe të fitojë besim në aftësitë e veta se ajo mund t'i japë gji pa problem foshnjës së vet.
• Të kete kujdesin dhe ndihmën e personelit shëndetësor, familjes dhe shoqërisë ne tërësi.

Studimet e fundit tregojne se bebet që ushqehen vetëm me qutmështin e nënes, në gjashtë muajt e pare (Sipas udhëzjmeve me te reja të Organiza Botërore të Shendetësisë dhe shoqatave pediatrike), kane rritje dhe zhvillim psikik dhe fizik të mire. Personeli shëndetësor duhet t'i ndihmoje nënat që ta kuptojne rendësinëe vecante të uëhqyerjes me gji gja ëgjashte muajve të pare; tëdine si dhe sa herë t' ijapin gji bebes.

Duam t'ju informojmë se:
• Ështëe këshillueshme që foshnja gjatë 5-6 muajve të pare të mos marre ushqime të tjera përvec qumështit të nënës.
• Është mire të mos përdorni shishe me biberon apo biberon per të qetesuar fëmijën.
• Përsa i takon orarit dhe numrit të pirjeve gjatë ushqyerjes me gji, është e këshillueshme qe muajin e pare foshnja të vihet në gji pothuajse pa orar, sa herë të kerkojë të pijë, ndërsa në vazhdim të vihet në gji cdo 2.5 – 3 ore, deri në12 të natës, me një pushim 6 orësh, prej orës 12 të natës deri në 6 të mëngjesit.
• Këshillohet që foshnja të mbahet në gji jo me shume se 20-25 minuta.
• Numri i pirjeve dhe kohëzgjatja e pirjes ndonjëherë edhe ndryshojnë nga njëra bebe tek tjetra, prandaj nuk duhet te jemi shumë të ngurtë e kufizues në caktimin e tyre, por të bazohemi edhe në individualitetin e bebes.

Dr. Anila Godo

Prof. Dr. Edi Tushe