header image
Home  Shtatzania  Barra  Disa keshilla per babain e ri  
Disa keshilla per babain e ri


• Mbaj mend se foshnja juaj nuk thyhet, mos u frigo ta marrësh dhe ta mbash. Nëse nuk je i sigurt,
pyet dikë se si duhet të mbahet foshnja.
• Nënat e reja kanë ngritje dhe rënie emocionale dhe janë të paparashikueshme, mbështete gruan
tuaj dhe ndihmoi sa më shumë që është e mundur. Lexo për shenjat e rrezikut të depresionit pas
shtatzënësisë dhe e vëren nëse situata fillon të dalë nga kontrolli dhe kërko ndihmë nëse është e
nevojshme.
• Ndihmoi asaj të ushqejë foshnjen me gji. Thuaj asaj që mburresh me të dhe mbroje nga komentete
negative rreth gjidhënies.
• Ndihmoi asaj nëse ka fëmijë të tjerë në shtëpi.
• Mbaj mend se e vetmja gjë që nuk mund të bësh është të ushqesh foshnjen me gji. Ju mund të i
ndërroni pelenat, përkëdhelni foshnjen që qan, të mbash atë, të luash me të dhe të bësh çdo gjë
që ka nevojë.
• Nëna ka nevojë për gjumë shtesë në mëngjes, sepse foshnja ka qajtur dhe ajo është përkujdesur
për të, kështu, nëse foshnja zgjohet heret merre atë dhe dil, pak me të.
• Mbaj mend se ardhja e një personi në jetën tuaj mund të të shqetësoj pakëz. Të mësohesh të
jetosh me një qenie të re njerëzore duhet kohë.