header image
Home  Shtatzania  Barra  Lehonia  
Lehonia

 Lehonia

Vëretje: këto marteriale janë vetëm për njohuritë tuaja të përgjithshme dhe nuk janë zëvëndësim për
këshilla mjekësore. Ju gjithmonë duhet të kontaktoni mjekun tuaj apo profesionistët shëndetësorë
rreth shëndetit tuaj, trajtimit apo përkujdesjes shëndetësore.

Periudha postpartale fillon nga koha e lindjes së foshnjes deri kur organet riprodhuese kthehen në gjendjen
e para shtatzënësisë. Është një kohë e ndryshimeve të shpejta fizike dhe psikologjike. Ky process zakonisht
zgjatë 6 javë.

Mjekimet

Nëse mjeku juaj iu ka përshkruar preparate heluri, atëherë atë duhet marrë gjatë ushqimit. Marrja e këtyre
preparateve iu i bën jashtëqitjet të errëta. Nëse e ushqen foshnjen me gji atëherë mund të vëreni se foshnja
juaj është më e parehatshme. Mos merrni barna (as mjekësore as popullore) pa e konsultuar mjekun tuaj.
Poashtu, mos ndërprisni ndonjë bar nëse ua ka përshkruar mjeku juaj pa u konsultuar paraprakisht me të.

Zbrazja vaginale

Zbrazja vaginale është një pjesë normale që ndodhë pas lindje. Do të ndryshojë gjatë ditëve apo javëve pas
lindjes. Nuk duhet të shqetësoheni në lidhje me atë. Zbrazja vaginale zgjatë nga 3-6 javë pas lindjes. Mos
përdor tampone gjatë kësaj kohe. Nëse vëren ndonjë aromë të keqe gjatë kësaj kohe, kontakto mjekun tuaj.

Kthimi i menstruacioneve

Ovulacioni dhe menstruacionet kthehen kur hormonet e trupit tuaj rregullohen pas lindje. Është e vështire të
thuhet se kur saktësisht do të kthehen. Kjo varet poashtu edhe nëse e ushqeni foshnjen me gji.

Nënat që ushqejnë me gji: kthimi i menstruacioneve ndrshon shumë mes femrave, tek disa gra
menstruacionet kthehen pas 6-8 javësh, ndërsa tek disa ato nuk kthehen derisa të ndërpresin gjidhënien.
Sidoqoftë, gratë që ushqejnë me gji kanë më pak gjasa të iu kthehen menstruacionet, por duhet të kihet
kujdes se gjidhënia NUK është metodë e sigurt kontracepcioni, kështuqë mund të mbeteni shtatzënë.

Nënat që nuk ushqejnë me gji: për femrat që nuk ushqejnë me gji pritet që menstruacionet të kthehen rreth
6-8 javë pas lindjes.

Gjnjtë

Pas lindjes së foshnjes ndryshimet hormonale ndodhin në trupin e nënës (estrogjenet dhe progesterone
(rritja e hormonit prolaktinë). Rritja e këtij hormoni shkakton prodhimin e qumështit. Kështu gjinjët rriten dhe
ju mund të ndjeni se gjinjtë janë të mbushur dhe ndonjëhere ndjeni dhembje, kjo mund të ndodhë edhe tek
nënat që nuk ushqejnë me gji.

Pushimi

Pushimi është një nga gjërat më të rëndësishme që ju nevojitet pas lindjes. Pushimi është esencial për juve
në mënyrë që të ballafaqoheni me kërkesat fizike dhe fiziologjike. Duhet të shmangeni aktivieteve të rënda
fizike. Ndodhë që foshnja juaj të mos jetë e rehatshme dhe nuk iu lë të fle, keshtu, shfrytëzojeni kohën në të
cilën fle edhe foshnja juaj në mënyrë që të pushoni sa më shumë

Aktivitetet

Aktivitetet janë të mira për qarkullimin e gjakut dhe tonusin e muskujve. Fillo në mënyrë graduale dhe
perioda të shpeshta. Mos ngrit pesha të rënda dhe mos u merr me punë të rënda të shtëpisë sepse mund të
vonojnë përforcimin tuaj. Ju mund të ngjiteni shkallëve, por shumë ngadalë dhe pa sforcime, varësisht nga
gjendja juaj.

Ushqimi dhe dieta

Ushqimi i duhur është i domosdoshëm për forcimin dhe energjinë tuaj. Nëse nuk ushqeheni siq duhet në
rastet kur merreni me foshnjen tuaj atëherë mund të vononi shërimin tuaj dhe ndjeheni më e dobët. Nuk
duhet të bëni dietë menjëherë pas lindjes deri në 6 javë asesi pa u konsultuar me mjekun tuaj. Pritet që të
humbni peshë pas lidjes (pesha e bebes, lëngu amniotik, gjaku dhe lëngjet tjera). Një pjesë tjetër të peshës
do të humbni me kohë. Ushqimet pas shtazënësisë nuk kanë nevojë të jenë të shtrenjëta. Ato janë ushqime
të thjeshta si sendviqë, supa, djath, fruta, perime, lëngje dhe qumësht.

Ushtrimet

Pas lindjes së foshnjes muskujt e barkut mund të jenë të dobësuar. Ushtrimet e përditshme ndihmojnë në
kthimin e forcës së muskujve tuaj në gjendjen e parashtatzanisë. Ushtrimet poashtu ndihmojnë në
redukimin e lodhjes dhe rritjen e energjisë suaj. Mos u veshni me gjëra të ngushta. Parase të vendosni të
bëni ushtrime, kontaktoni mjekun tuaj.

Përfshirja e burrit (babait)

Babai sikurse edhe nëna janë duke bërë ndryshime derisa ata adoptohen me rolin e prindit.

Një mesazh special për babatë: sjellja e foshnjës në shtëpi është një ndryshim i madh për familjen, gruaja
apo pratneri juaj ka nëvojë për mbështetje, durim dhe ndihmë.
Mos prit nga gruaja jote që të pastrojë shtëpinë dhe të të përgatisë ushqime të mira.


Mbështete gruan tuaj duke i ndihmuar në punët e shtëpisë. Ajo ka nevojë për ndihmë dhe pushim.
Ju mund të i ndihmoni asaj duke kaluar kohë me foshnjën tuaj, babai që kalon kohë me foshnjen e vet
ndihet shumë më komfor dhe krijon marrëdhënie të afërta me foshnjen. Është e rëndësishme për babain
dhe për foshnjen që të kalojnë kohë së bashku.


Dhe nënat:- nëse burri juaj pastron dhe ndërron beben, apo përgatit ushqimin, lëre ta bëj atë edhepse e bën
ndryshe dhe ndoshta më dobët se ti.
Shfrytëzoje rastin dhe pusho.