header image
Home  Shtatzania  Barra  Rendesia e ushqimit te mjaftueshem gjate shtatzanise  
Rendesia e ushqimit te mjaftueshem gjate shtatzanise

 

Shpeshhere fokusimi ne shtimin ne peshe gjate shtatzanise, con ne nje shqetesim te tepruar ne lidhje me te. Kjo mund te detyroje disa gra shtatzane, qe te hane me pak gjate shtatzanise duke u perpjekur qe te evitojne shtimin ne peshe.
Gjithsesi eshte po aq e rendesishme qe gruaja te shtoje, mjaftueshem ne peshe. Eshte e rendesishme qe femija juaj te marre elementet e duhura nga ushqimi qe ju hani. Dieta apo kufizimi i ushqimit gjate shtatzanise nuk eshte nje ide e mencur.

Ushqimi i shendetshem dhe shtimi normal ne peshe cojne ne disa efekte positive per shtatzanine qe jane:
• kundershton prekshmerine e bebit tuaj nga infeksione apo defekte te lindura te lidhura me nenpeshen fetale
• pakeson riskun per komplikacione te tilla si anemia e shtatzanise apo preeklampsia
• pakeson riskun per lindje para kohe
• ndihmon per te siguruar nje peshe normale ne lindje te femijes suaj, cka pakeson riskun per vonese ne zhvillim, semundje apo mortalitet ne muajt e pare te jetes.
Zakonisht nje grua me peshe normale ose nenpeshe shton 450 deri 770 g ne jave gjate semestrit te dyte dhe te trete te shtatzanise.