header image
Home  Shtatzania  Barra  Ushtrimet fizike mund ta bejne lindjen me te lehte dhe me te shpejte  
Ushtrimet fizike mund ta bejne lindjen me te lehte dhe me te shpejte

Studimet e fundit tregojne se ushtrimet pelvike mudn te reduktojne riskune lindjes se zgjatur

Doni qe lindja juaj te jete me e shpejte dhe me e lehte? Doni qe te shmangni nje faze te dyte te zgjatur dhe te veshtire te lindjes?

Nese eshte keshtu atehere harxhoni  disa minuta ne dite duke bere disa ushtrime te thjeshta pelvike duke filluar qe nga java e njezete e shtatzanise suaj.

Kjo ka dale nga nje studimi I fundit I publikuar ne numrin e Nentorit te revistes Obsterics and Gynecology. Ne kete studim nje grop mjekesh Europian raportojne se grate qe marrin pjese ne grupet e trajnimit per kryerjen e ushtrimeve te thjeshta pelvike – sic jane ushtrimet e “Kegelit” kane me pak shance per te perjetuar nje faze te dyte te zgjatur te lindjes krahasuar me grate te cilat nuk marrin pjese ne keto trajnime dhe nuk bejne ndonje ushtrim fizk per muskujt e legenit.

Ky studim, i cili u krye ne Spitalin Universitar te Trondheim ne Angli, perfshihu 300 gra shtatzane te shendetshme.  Doktoret ne menyre rastesore perfshine gjysmen e grave shtatzane te marrin pjese ne nje program te strukturuar mire te ushtrimeve fizike, ndersa gjysma tjeter nuk u perfshi.  Kur grate linden mjeket regjistruan kohezgjatjen e lindjes dhe eksperiencen e lindjes, sidomos gjate fazes se dyte te lindjes.

Rezultati: 38% e grave te cilat nuk morren pjese ne ushtrime perjetuan nje faze te dyte te lindjes te gjate, qe kaloi nje ore, krahasuar me 24% te grave te cialt morren pjese rregullisht ne ushtrimet fizike pelvike. Keshtu pra u deshen me pak “shtytje active” (shterezime) nga grate qe morren pjese ne ushtrime krahasuar me ato qe nuk morren pjese.

Nese ju I vazhdoni ushtrimet e Kegelit pas lindjes, studimet kane treguar qe ju do te keni me pak probleme ne kontrollin e incontinences nga stresi, apo probleme te tjera pelvike qe lidhen me lindjen.

Per te bere ushtrimet e Kegelit ju duhet qe fillimisht te izoloni muskujt qe perfshihen ne te.  Per te bere kete perpiquni te ndaloni dhe te filloni urinimin kur ju jeni ne tualet. Muskujt qe ju perdorni per te ndaluar urinimin jane ata te cileve ju duhet tu kushtoni vemendje per ushtrimet e kegelit.

Sapo qe ju te keni identifikuar se si ndihen muskujt kur ato kontraktohen, ju mund ti kontraktoni ata dhe ti mbani te tkurrur deri 10 sekonda dhe pastaj ti leshoni. Kete duhet ta beni 10 deri 30 here rresht disa here ne dite. Shume gra e shikojne te dobishme ti bejne ushtrimet e Kegelit kur ato jane duke bere nje aktivitet tjeter te perditshem, si psh: kur flasin ne telefon; kur ngasin makinen; kur jane ulur ne tren apo ne autobus- dhe mos u shqetesoni se askush nuk do te marre vesh qe ju po punoni me muskujt tuaj pelvik edhe ne nje autobus te mbushur plot.