header image
Home  Shtatzania  Barra  Shfrytezoji debite e ushqyerjes vetem me gji gjate gjashte muajve te pare!  
Shfrytezoji debite e ushqyerjes vetem me gji gjate gjashte muajve te pare!
Dëshirojmë t'ju informoimë rreth dobisë se të ushqyerit të foshnjës vetëm me qumështin e nënës. Të ushqyerit e foshnjës vetëm me qumësht gjiri ofron dobi të shumta në disa drejtime shëndetësore, imunologjike, zhvilluese, psikologjike, sociolog] i ke, ekonomrke. Përparësia e ushqyerjes me qumësht gjiri është me e madhe kur bebja ushqehet vetëm me qumësht gjiri, per sa kohë ky qumësht nuk përzihet me lloje të tjerë qumështi. Studime të shumta kanë treguar se sëmundshmëria është më e vogël në këtë kontingjent foshnjash. Dhënia gji mundëson ushqim me të mire, rritje, zhvillim fìzik dhe psikik me të mire të bebes gjatë viteve të para të jetës.

Perparesite e ushqyerjes me gji
• Bebet që ushqehen me qumesht gjirì sëmuren me rrallë nga diarreja, infeksionet e organeve të frymëmarrjes dhe të tretjes sesa bebet që ushqehe me qumësht artificial.
• Qumesht i i cdo nëne përmban antìtruptha, të cilët e mbrojnë beben nga semundjet.
• Ndihmon per rritjen me të shpejtë te bebes, si dhe per zhvillimin dhe pjekjen e sistemit imunitar, sistemit nervor qendror (trurit) dhe sistemeve të tjera organike (p.sh, lëkurës, etj).
• Enzimat e tretjes, laktoza dhe lipaza, si dhe shumë enzima të tjera, i mbrojnë të sapolindurit, të cilët në ditët e para ende nuk e kanë të ndërtuar sistemin tyre enzimal.
• Duke evituar kontaktin me albumina! e huaja, zvogelohet e paraprihet rreziku i zhvillimit te reaksioneve alergjike.
• Nëse bebeve në ditët e para të jetës u jepet qumesht artificial me shishe, tek ai/ajo krijohet një mosnjohje, habitje e mospranim ndaj majës së gjirit dhe me pas bebja do ta pranojë me me vështirësi gjirin e nënës. Nga ana tjetër, rritet mundësia per shfaqjen e sëmundjeve alergjike. Të gjitha këto lloje qumështi duke përfshirë këtu dhe qumështin e sojës, bartin me vete rrezikun nga alergjitë.
• Zvogelohet shkalla e shfaqjes së Sindromit të Vdekjes së Papritur.
• Arrihet një reagim me i mire ndaj vaksinave dhe aftësi me të mëdha ne luftë kundër sëmundjeve.
• Me pak probleme orto dente dhe dentale (nuk paraqìten prìshje të dhëmbëve që kanë lidhje me të ushqyerit me shishe).
• Zhvillìm me të mire psikomotorik, emocional e social.
• Shkallë me të lartë të inteligjencës.

Cfare perfitimesh ka vete nena nga ushqyerja me gji e bebes se saj?
Të dasbura nena, ju duhet te dini se duke ushqyer me gji foshnjen tuaj, Ju tnbroni edhe shënjetin tuaj, sepse është e vërtetë se:

•Hormoni oksìtocin, i cìli clirohet gjatë dhënies gji, ndikon ne mbledhjen e mitres dhe ndihmon në ndaljen e gjakderdhjes pas lindjes. Pra, këshillohet vënia e bebes në gji sa me shpejt pas lindjes.
•Nënat që japin gji kanë energji me tepër; ato mund të kenë qumesht të mjaftueshëm edhe kur marrin ushqime me vlera energjike të kufizuara.
•Ushqyerja me gji në rnënyrë të rregullt dhe me shpesh, mund ta vonoje ciklin menstrual dhe në këtë mënyrë ndikon në mbrojtjen prej shtatzenisë se paplanifikuar. Në këtë mënyrë arrihet largësia natyrale mes shtatzënive.
•Zvogëlohet rreziku nga kanceri i gjirit dhe i vezoreve.
• Rrallohen shfaqjet e depresionit të paslindjes.
• Rrallohen shfaqjet e lënies pasdore të fëmijëve (per shkak të lidhjes se forte mes nënës dhe fëmijës ne gji).
• Ndodh një shërim me i shpejtë fizik pas lindjes.
• Krijohen me pak strese rreth blerjes dhe përgatitjes së ushqimit.
• Ka me pak punë per ushqyerjen e fëmijës.
• Ushqyerja me gji është praktike gjatë natës dhe gjatë udhëtimit.* Nuk ka arsye per frikë se qumështi gjatë natës do të prishet.
• Nuk ka arsye per frikë se do të mungojë qumështi per shkak të përgatitjeve industriale, per shkak të shpërndarjes apo tërheqjes së produkteve nga prodhimi.

Mas harroni asnjeherë se shpenzimet per ushqyerjen e foshnjës janë me të pakta kur e ushqeni ate me gji sesa kur e ushqeni me lloje te tjera qumështi!

• Ju mund t'i kurseni parate që do të nevojiteshin per blerjen e llojeve të tjera qumështit.
• Ju do të kurseni shumë kohë, pasi nuk do jetë e nevojshme ta përgatisni ushqimin per foshnjën.
• Ju do të shpëtoni nga shumë vizita tek mjeku dhe do kurseni parate që do t'ju duheshin per medikamente, analiza laboratorike etj, pasi dihet se bebet që ushqehen me gji, sëmuren shumë me pak nga ato që ushqehen me lloje të tjera qumështi.
Shtatzënitë e shpeshta e crregullojnë shëndetin e gruas dhe mund ta mbingarkojnë familjen dhe jetën e përditshme.

Kujdes!
Dëshirojmë t'ju informojmë e t'ju tërheqim vëmendjen se cdo nënë dhe prind duhet të dijë që ushqimi i përgatitur mund t'i shkaktojë dëmtime direkte shëndetit të bebes per arsyet e mëposhtme:
• Ushqimi i përgatitur nuk i ka faktorët mbrojtës per shëndetin, që gjenden vetëm ne qumështin e nënës.
• Uji, i cili përdoret per pastrimin e shisheve apo per përgatitjen e qumështit, mund të jetë i ndotur.
• Qumështi per bebet mund të jetë i ndotur per shkak të gabimeve gjatë prodhimit.
• Ekziston mundësia që ushqimi të mos jetë përgatitur ne mënyrë të përshtatshme (p.sh. koncentrimi apo hollimi).
• Përgatitja johigjenike e ushqimit artificial mund të shkaktojë sëmundje tek bebet.

Dr. Anila Godo
Prof. Dr. Edi Tushe