header image
Home  Shtatzania  Barra  Perparesite e qumeshtit te nenes ne krahasim me llojet e tjera te qumeshtit  
Perparesite e qumeshtit te nenes ne krahasim me llojet e tjera te qumeshtit
Qumështi i nënës është qumështi me i përshtatshëm per beben tuaj.
Qumështi i nënës përmirëson imunitetin e bebes, e mbron atë nga bakteriet dhe viruset.
Përbërja e qumështit të nënës nuk është cdo herë e njejtë. Kulloshtra është e përshtatshme per foshnjën e porsalindur. Qumështi i mëtejshëm i nënës ndryshon cdo dite, deri edhe nga një ushqyerje ne tjetrën.
Dhënia e qdo ushqimi tjetër, qoftë edhe shtimi i ujit zvogëlon dobitë që jep qumështi i nënës.
Pra, duhet te jeni të sigurt që qumështi juaj dhe vetëm qumështi juaj është me i miri per foshnjën tuaj!

Kulloshtra
Kulloshtra fillon të krijohet ne gji ne muajin e shtatë të shtatzënisë. Kulloshtra, një lëng i dendur, i ngjitur dhe me ngjyrë të verdhë, përbën ushqimin e pare e me të mire per beben tuaj per arsyet e mëposhtme:
• Përmban me tepër proteina dhe vitamine A në krahasim me qumështin që pason.
• Kulloshtra ndihmon të porsalindurit per eliminimin e mbeturinave të para të zorrës (fekaleve).
• Është gjithashtu efikase per eleminimin e produkteve të zbërthyera nga bilirubina dhe zvogëlon kështu rrezikun per paraqitje të verdhëzës së foshnjës.
• Imunoglobulinat (kryesisht IgA) e kulloshtrës i mundësojnë të porsalindurit mbrojtje nga infeksionet.
Kulloshtra është "vaksina" e pare per të porsalindurin kundër shumë baktereve dhe viruseve.
Zëvendësimi me ujë ose qumësht artificial i ushqyerjeve të para të fëmijës e pakëson prodhimin e kulloshtrës dhe qumështin ne tërësi. Prandaj është shumë e rëndësishme që kulloshtra të mos hidhet, por ti jepet fëmijës jo vetëm per dobitë që ka, por edhe per këtë aspekt të sajin.


Dr. Anila Godo
Prof. Dr. Edi Tushe