header image
Home  Video  Operacione  Perse eshte e rendesishme laparoskopia  
Perse eshte e rendesishme laparoskopia


Disa nga shkaqet e infertilitetit (shtepesose), si Endometrioza, mund te diagnostikohen vetëm me laparoscopi. Laparoscopia e lejon mjekun tuaj, jo vetëm për të parë se çfarë është brenda barkut tuaj, por te merret biopsi nga indet e dyshimta.

Gjithashtu, kirurgji laparaskopike mund të trajtojë disa nga shkaqet e infertilitetit, duke ju lejuar një shans më të mirë në ngeljen shtatzënë ne menyre të natyrshme ose me trajtim mjekesor. Laparoscopia mund të përdoret për të hequr inde te semura që të shkaktojne dhimbje. Me laparoskopi mund te kryhen operacione shume te nderlikuara si heqja e kisteve, myomave, mitres, sterilizimi tubar, shkrirja e aderencave (ngjitjeve). Duke ofruar avantazhe te padiskutueshme krahasuar me kirurgjine tradicionale te hapur. Disa prej avantazheve jane:

Superioriteti estetik

Koheqendrimi shume i shkurter ne spital (zakonisht 24 ore)

Rikoverimi shume i shpejte ( per 7 dite pacientja eshte e afte per pune)

Dhimbje shume te pakta pas operacionit

Mundesi shume e vogel per infeksion (pasi portat e hyrjes se infeksionit jane shume te vogla)

 

Klinika gjinekologjike
Planifikimi familjar
REgjistrohu!
Testet e shtatzanise
Zhvillimi i fetusit
Infertiliteti
Per cdo pyetje nje pergjigje
Mjekesia.com
Advertisement