header image
Home  Per pacientet  Shtatzania  Pyetje dhe pergjigje  
Pyetje dhe pergjigje

fJam ne maujin e nente te shtatzanise,mirpo qe 3 dite kom dhimbje te forte ne fund te barkut,isha te mjeku me tha qe ende nuk flitet per lindje..dhimbjet e mija vazhdojn poashtu edhe shpina po me dhemb shum…me shum po ndi dhimbje ne pjesen e poshtme ne form gerqi i kom dhimbjet..se di qka eshte ne pytje,,,te lutem me ndihmoni nese dini diqka..me respekt nga une dafina…mbe sem shpres qe te ma ktheni sa me shpejt pergjigjjen!!

Karakteristika te dhimbjeve te lindjes jane dhimbjet qe shoqerohen me forcim te barkut (tkurrje te mitres) ndonjehere perhapen ne shpine. Ato sa vjine dhe behen me te forta, intervali kohor midis dhimbjeve sa vjen dhe shkurtohet. Dhimbjet sa vijne dhe behen me te rregullta. Dhimbjet e crregullta, pra pa intervale te barabarta midis tyre dhe me intensitet te ndryshem, ose ato qe jane me te rralla se cdo 10 min zakonisht nuk jane dhimbje lindjeje. Te gjitha keto jane shpjegime orientuese dhe jo gjithmone eshte e lehte te percaktohet nese ka filluar aktiviteti i lindjes. E rendesishme eshte qe gjendja te ndiqet ne dinamik dhe te shikohen ndryshimet qe keto dhimbje japin ne qafen e mitres. Nese nuk jane dhimbje lindjeje flitet per dhimbje pergatitore.


Pershendetje!
Doja te dija mbi kontraceptivet me injeksion, a mund te perdoren nga cdokush apo eshte nje kategori femrash qe lejohet?
SI psh, femra qe sduhet te ken shtatzani per 3muaj?!
Di qe jan dy lloje kontraceptivesh me injeksion,qe perdoret 1here ne muaj dhe 1here ne 3muaj, ku eshte ndryshimi..ne sensin pse duhet perdorur njera dhe jo tjetra?
Dhe kostot ne fund..cfare kostosh kan k. me injeksion ne krahasim me pilulat, dhe a eshte e domosdoshme te behet gjithmon nga mjeku ne klinike?

Nese me jepni disa te dhene mund tu beja ndonje sugjerim pasi ka shume lloje kontraceptivesh. Psh doja te dija nese keni femije dhe sa keni? Sa vjec jeni. Nese jeni mbipeshe ose e keni problem peshen trupore? Nese jeni tip i kujdesshem dhe i rregullt ne marrjen e nje medikamenti? Nese kontracepsioni qe doni duhet te jete i perkohshem apo i perhershem?


Jam ……… nga Shkodra.
Kemi komunikuar nje here bashke elektronikisht.
Pervec qistit ne vezoren e majte brenfa ne uterus afer cavitetit a si quhet kam nje cope mish te farur ne formen e unazes,kjo nepermjet ekos te Dr….. dhe Dr. ……..
Me thane qe duhet hequr por jo krejt mitra por pjesa e keqe.
Jam nje grua qe relativisht si ne profesion ashtu edhe ne shpi,pasi burrin e kam te semure ,jam e stresuar, megjithese perpiqem te kem kurajo.
Une dua te di nga ju nese eshte e mundur te me pergjigjeni, nga pervoja juaj, nga ajo qe keni mesuar jashte
duke pare personin tim gjithnje me probleme ne zorren e trashe per shkak te konstipacioneve, me hemoroid brenda dhe jasht anusit here i acaruar e here jo, ne moshe 47 vjece, a nuk eshte me mire te heq krejt mitren duke pare se ne te ardhmen per shkak te paramenopauzes e jetes se perditshme mund te me lindin probleme me serioze, pasi eshe ne qafen e mitre me pap test e kam si plage.
 
Nese nuk duhet kjo, a eshte e dhimbshme anestezia ne palcen kurrizore per te hequr mishin e huaj (Polis) me duket keshtu tha mjeku..
A shkuhem ne vagine me kete metode dhe a garanton sukses apo mbart edhe rreziqe kjo metode me ane aparature
duke pare ne ekran.
Po mbasi e heq a ka dhimbje ne vagine per shkak te sterhapjes.
 
Ju lutem me ndihmoni per shqetesimet e mia duke dhene eksperiencen tuaj.
 
E di sa e cmuar eshte koha, por do me ndihmoni te qetesohem pasi t,i di keto realitete dhe te jem koshiente per to.
 
Meqe po ju ha kohe , me lejoni t,ju uroj nje vit te suksesshem e plot arritje e shendet.Gezuar Festat!

Eshte normale te kerkosh nje opinion te dyte perpara se te merrni vendime te rendesishme per shendetin tuaj. Me sa kuptova ju keni nje kist te vezores dhe nje Polip endometrial. Qe tju jepja nje opionion me te sakte do te doja te dija dicka me shume per patologjite e mesiperme qe jane konstatuar tek ju. psh. persa i perket kistit te vezores.

  1. sa i madh eshte kisti
  2. nese eshte kist i paster dhe i rregullt
  3. nese e keni bere analizen CA 125?
  4. keni dhimbje ne fund te barkut?  persa i perket polipit
  1. sa i madh eshte polipi?
  2. nese keni crregullime te periodave (sidomos hemorragji midis dy cikleve menstrual

nese keni mundesi ti skanoni ekografite mi nisni me email qe tu hedh nje sy. Njekohesisht me thoni se cfare ju eshte ofruar ju dhe nga cili mjek (jam kurioz sepse jemi shume pak mjek qe kryejme te tilla operacione me kamera). Persa i perket crregullimeve te kolitit dhe te hemorroideve, nuk kane lidhje direkte me problemet gjinekologjike. Kurse persa i perket pyetjes per vaginen mund tju them se aparati eshte shume i holle (diametri nuk eshte me i madh se 10 mm).
Ne menyre te trashe pa e njohur problemin tuaj ne detaje mund tu them se ju keni perpara 3 alternativa:
1. te mos beni asgje
2. te hiqni njekohesisht me te njejten anestezi polipin nga poshte me hysteroskopi dhe kistin nga larte me laparoskopi (qe te dyja me kamera)
3. te beni nje operacion nga barku dhe ti hiqni te gjitha mitren dhe vezoret.
Shpresoj te kem qene i dobishem. Mos hezitoni te me kontaktoni nese keni pyetje tjeter.


Ne kohen e mestracioneve kom pas vones gati 2 jav edhe kom bo teste qdo dit mkan dal negative kom bo kontroll mka dal negativ per shtatzani kam pyetje a bon me vnu spiralen n;moshen qe kam un 17 vjeqare..kam nje djal dhe spo du me bo fmi nihere kerkoj nje keshill se si muna me arrij qe edhe njo dy tri vjet mos me pas fmi flm per mirkuptim

Mund te zgjedhesh nje nga format e meposhtme te kontracepsionit:
kontraceptive oral (pilulat)
injeksionet me progesteron depo (nje here ne 3 muaj)
metodat barriere (prezervativi ose kondomat e tjera)
metadat natyrore te kontracepsionit (mos kryerja e maredhenieve ne periudhen me fertile qe eshte ne mesin e ciklit). Kjo metode nuk ka siguri te larte
Personalisht nuk jam per perdorimin e spirales ne rastin tend.


Kam pasur 2 humje shtatzanie brenda 6 muajve te dyja 6 javshe, kam 2 femije dhe jam 32 vjec do te doja me gjith shpirt te dija a mund te ngel shtatzan perseri? doctoret me can thene qe trupi im reagon keq ndaj shtatzanis,


Nuk mund te thuhet qe ju nuk mund te ngeleni shtatzane ose qe nuk mund te mbani nje shtatzani deri ne fund. Megjithate eshte momenti qe te behen disa perpjekje per te zbuluar shkakun e deshtimeve. Shkaqet me te zakonshme mund te jene:

  1. Rastesi (shkak gjenetik) mundesia per 2 aborte rresht eshte 2-5%
  2. Nje infeksion i aparatit gjenital (shume i zakonshem eshte nje infeksion qe merret nga macja dhe qe quhet toxoplasmosa)
  3. Problem hormonal: tiroidet, diabeti e tje
  4. Anomali e uterusit (mitres). LIndjet i keni bere ne peshe?
  5. Problem imunitar
Ju nuk duhet ti humbni shpresat per nje shtatzani te suksesshme.

Jam nje grua e martuar para 5muajsh kam pasur nje abort spontan. gjinekologu me tha se pas 3 muaj mund te kini kontakte te vazhdueshme . tani mua nuk me ka ardhur cikli prej13 ditesh kam shqetesime te ndryshme si me vjen per te vjelle kam shume inkra ne mengjes nuk ndihem mire me flihet kur ngrihem jam sikur me kane rene me dru. a mund te jem shtatzane faleminderit

Shume prej shqetesimeve tuaja jane te ngjashme me ato te grave shtatzane. Beni nje test shtatzanie per t'u sigurar. Blini ne farmaci nje test shtatzanie dhe veproni sipas instruksioneve

Gjate periudhes se shatetzanise udhetimet a ndikojne ne obortin e pa deshiruar?

Si rregull udhetimet nuk ndikojne ne fatin e shtatzanise. Nuk ka studime qe te mbeshtesin faktin qe udhetimet mund te shkaktojne abort.
Per me shume informacion regjistrohu ne:
http://www.gynendoscopy.com/content/view/212/9/

Ju lutem mund te me tregoni nese analizat e urines tregojne nese kam kryer marredhenie seksuale apo jo….ju lutem kerkoj nje pergjigje sa me shpejt.

Nuk kuptohet ne analizen e urines. Perjashto rastet nese ju keni kryer maredhenie dhe keni mare ndonje infeksion te rralle qe transemetohet ne rruge seksuale dhe qe dallohet ne urine. Por qe praktikisht mundesia eshte shume e vogel gati zero.

Kam qrregullim te menstruacioneve.Perkatesisht me kan thene se kam Polip.
Ju falenderoj shum nese me ndihmoni rreth kesaj qeshtjeje.
Dy muaj kam pasur vonim te menstruacioneve ndersa pas dy muajve jam me to rreth 16 dite. Jam 44 vjec. Nuk kam pasur asnje qrregullim me par perpos para nje viti ,kam pasur vones 2 muaj por gjat tere vitit deri tash i kam pasur te rregullta.

Polipi mund te jete prezent ne 10 perqind te grave te kesaj moshe. Shpesh ai mund te jete asimptomatik (pa shenja). Ose mund te jape hemorragji. Nese eshte polipi shkaku i hemorragjise duhet ta hiqni. Metoda me e mire per heqjen e polipit eshte hysteroskopia. Nese mjeku juaj nuk ka mundesi te kryej nderhyrje hysteroskopike mund te me kontaktoni perseri.

Bashkeshortja ime eshte ne javen e 32 te shtatzanise. mirepo ka thujse 2 jave ka filluar ti dhemb vagina kur e leviz kemben e majte, gjinikologja i ka then se bebja e ka poziten pak si poshte prandaj ndien dhimbje dhe se duhet te pushoje( mirepo nja dy here i ka dal nje sekret ngjyre kafeje shume pake thujse 2 pika,
Pres pergjigje nga ju edhe ndonje keshille per javet qe i kan mbet dhe ushqimet qe duhet ti kosumoje me teper.

Tani pesha e kokes se bebit mbi muret e bacinit fshikezen e urine si edhe presioni mbi shpine mund te shkaktoje nje shqetesim te ngjashem si ai i gruas suaj. Sidomos nese ajo eshte lodhur shume kohet e fundit dhe ka qendruar gjate ne kembe. Pak pushim do ti bente mire gruas suaj. Shenjat e alarmit per nje lindje parakohe do te ishin:
dhimbje te pakten cdo 10 min dhe qe shoqerohen me forcim te barku (kontraktim te mitres). 2 javet ne vazhdim jane me delikatet pasi pas javes se 34 shancet per te jetuar te bebit jane mbi 95%. Persa i perket ushqimit nuk ka ndonje keshille speciale. Ushqimi duhet te jete sa me i larmishem (fruta, perime, peshk) dhe i bollshem me kalori. Ndonje analize gjaku per ndonje anemi nuk do ishte keq, po ashtu nje analize urine per te kapur ndonje albuminuri.
Mos hezitoni nese keni ndonje pyetje tjeter. Nese keni deshir mund te regjisroheni per me shume informacion tek TekstBebi
http://gynendoscopy.com/content/view/212/9/
ose
http://mjekesia.com/index.php/component/jforms/2/60

Doja te dija mbi kontraceptivet me injeksion, a mund te perdoren nga cdokush apo eshte nje kategori femrash qe lejohet?
SI psh, femra qe sduhet te ken shtatzani per 3muaj?!
Di qe jan dy lloje kontraceptivesh me injeksion,qe perdoret 1here ne muaj dhe 1here ne 3muaj, ku eshte ndryshimi..ne sensin pse duhet perdorur njera dhe jo tjetra?
Dhe kostot ne fund..cfare kostosh kan k. me injeksion ne krahasim me pilulat, dhe a eshte e domosdoshme te behet gjithmon nga mjeku ne klinike?

Po i pergjigjem shkurtimisht pyetjes suaj. Kontraceptivet me injeksion mund ti besh falas ne nje nga qendrat e planifikimit familjar. Ne keto qendra eshte e disponueshme forma 1 here ne 3 muaj. Dy karakteristikat me te rendesishme te ketij kontraceptivi jane:
  1. Mundet te crregullohen periodat, zakonisht vijne me rralle dhe pas nje kohe te gjate perdorimi edhe mund te mos vijne fare.
  2. rikthyeshmeria e aftesise per te ngelur shtatzane nuk eshte e menjehereshme, dmth nese vendos te ngelesh shtatzane mund te duhet kohe edhe pse e ke nderprere marrjen e injeksioneve.

Nese me jepni disa te dhene mund tu beja ndonje sugjerim pasi ka shume lloje kontraceptivesh. Psh doja te dija nese keni femije dhe sa keni? Sa vjec jeni. Nese jeni mbipeshe ose e keni problem peshen trupore? Nese jeni tip i kujdesshem dhe i rregullt ne marrjen e nje medikamenti? Nese kontracepsioni qe doni duhet te jete i perkohshem apo i perhershem?

Shenjat e para te shtatezanise. Me duket se kam ngelur shtatezene se kam kruarje vaginale,me dhemb stomaku dhe oreks per buke nuk kam, me flihet gjume e sdi te cohem ne mengjes. Te lutem me ndihmoni po patet mundsi. A kam ngelur shtatezene apo jo. Po pres nje pergjigje.

Megjithese pjesa me e madhe e shenjave qe ju permendni jane tipike per nje shtatzani, ato asnjehere ato nuk te japin sigurine e mjaftueshme per te thene nese ju jeni shtatzane apo jo. Nese periodat te jane vonuar disa dite (sikur edhe 2 ose 3 dite) blini ne farmaci nje test shtatzanie dhe beheni ate. Nese ende nuk ka ardhur dita e periodave dhe jeni shume kurioze ta dini shpejt nese jeni apo jo shtatzane, atehere drejtohuni ne nje laborator privat ose ne maternitet dhe beni analizen "beta-HCG".
Mos hezitoni te na kontaktoni nese keni pyetje ne te ardhmen.

Jam nje vajze 26 javeshe shtatzane. Shtatzanine nuk e kam patur te mbare dhe femija ka disa probleme. Dr. A. G. me ka thene se duhet ta heq me nje lindje te parakoheshme. Pres nje pergjigje nga ju se cfare duhet te bej dhe kush eshte menyra me e mire per ta hequr femijen pa me lene ndonje pasoje.
Eshte nje moshe barre shume e papershtatshme per nderprerjen e nje shtatzanie. Ne keto raste nje nderhyrje e tille justifikohet vetem per arsye amtare (pra nese nena vuan nga ndonje semundje qe barra mund ta keqesoj). Nese eshte keshtu vetkuptohet qe rruga natyrore duke stimular lindjen me medikamente do te ishte e preferuara. Nese kjo deshton ose ndodh ndonje komplikacion gjate lindjes atehere mund te kryhet operacioni.

Kisha dasht me dijt me hollsisht per llojin e injeksionit me emer Rh-ogam ju faleminderit.

Kam pershtypjen (nese eshte shkruar korrekt) se eshte nje vaksine anti-rhesus qe perdoret ne grate me rhesus negativ brenda 72 oreve nga lindja nese bebi i tyre ka grupin e gjakut rhesus pozitiv (dmth i ka ngjare babait) me qellim qe te parandalohen komplikacionet ne shtatzanite pasardhese.

Pershendetje te perzemerta.jam …. 24 vjece.dua shume te bej nje femije por jam shume e friksuar ne do mundem dot a jo te bej nje.mitren e kam te kthyer permbyse . vezet me tha mjeku jan te pastra. por para nje viti ne analizat e urines rezultoj se kisha nje infeksion. te patur nje shtatzani te shpejta pernuk u kurova por jam shume e friksuar mos infeksioni qe kisha (ndoshta kam) me pengon te bej femij.ju lutem me thoni,a ka rrezik te mos bej femije nga infeksioni qe kam dhe nga mitra ne pozicion permbys??dhe ju lutem cila eshte menyra per te patur ne shtatzani te shpejte dhe te sigurt? ju faleminderit …….

Shume femra kane merak ne lidhje me aftesite e tyre riprodhuese, por une mendoj se shqetesimi juaj eshte i pabazuar. Rreth nje e treta e femrave e kane mitren permbys. Mjeket me pare mendonin se eshte nje shkak per te mos mbetur shtatzane. Eshte vertetuar plotesisht se kjo nuk eshte e vertete. Persa i perket infeksionit nuk mund te them gje pasi nuk e di se cfare infeksioni ka qene. Megjithate nese ka qene ndonje infeksion i zakonshem i vagines (colpit), nuk para ndikon ne aftesine per te ngelur shtatzane. Infeksionet e qe mund te japin mbyllje te tubave shkaktohen nga chlamydia tracomatis dhe neisseria gonorrhea dhe ne 80 perqind te rasteve jane pa shenja fare. Nuk ma merr mendja se ju keni bere analize per percaktimin e tyre.
Duhet te tentoni per te arritur nje shtatzani duke kryer kontakte rreth dites se 14te te ciklit. Pas kontaktit duhet te rrini te pakten 15 min shtrire. Burri nese konsumon alkohol ose duhan duhet ti lere ose pakesoj.


 

Kam nje problem dhe deshta te ju pyes jam shtatezen qe 4 jave nuk ka me shume por kam dhimbje barku shume eshte ndjenja sikur eshte koha e ciklit Per kete deshta te di a eshte diqka rrezik Ju faleminderit.

Ka shume gra shtatzane qe kane dhimbje ne fund te barkut gjate fillimit te shtatzanise. Sidomos kur eshte shtatzania e pare. Kjo per shkak se mitra fillon te rritet. Nga ana tjeter edhe shenjat e rrezikut te deshtimit jane te ngjashme (dhimbje te forta si dhimbjet e periodave dhe hemorragji). Per fat te keq je ne nje moshe barre ku eshte e veshtire te percaktohet mbarevajtja e shtatzanise. Ekoja nuk jep te dhena direkte. E vetmja menyre eshte matja ne dinamik e beta-HCG.
Megjithate une do tu rekomandoja te shikonit anen pozitive. Te pushoni me shume dhe pas 2 javeve te beni nje ekografi per te pare rrahjet e zemres se bebit. Gjate kesaj kohe mund te merrni nga nje tablete ne dite acid folic.


Pershendetje, kam pasur dy aborte spontane , kam bere shume analiza nga rezultatet e te cilave nuk eshte zbuluar akoma shkaku i abortit, kohet e fundit bera nje vizite dhe nje doktor me tha se kam nje problem me mitren pjesa e siperme nuk eshte e drejte po pak e perkulur, diagnoza Uterus Subsepta dhe per kete duhet bere nje nderhyrje qe quhet histeroskopi operative, doja tju pyesja a duhet bere kjo nderhyrje dhe a ndikon ne abort. Faleminderit

Ne fakt rasti juaj nuk eshte i thjeshte dhe eshte e veshtire te japesh nje opinion. Ndonje keqformim i mitres mund te jete shkak per abortet e shpeshta. Me i zakonshmi nga keqformimet e mitres eshte uterusi septa (pra me nje ndarese ne mes). Shkaku i abortit kur eshte uterusi septa eshte vendosja e embrionit pikerisht mbi perde. Perdja nuk eshte e pajisur sa duhet me ene gjaku dhe embrioni nuk mund te zhvillohet, ndaj ndodh aborti. Kjo eshte pune shanci, nese embrioni fiksohet ne nje nga murete e mitres barra mund te vazhdoje. Ne rastin tuaj mjeku ka dyshuar per subseptum, pra per nje perde te pjesshem. Kjo diagnoze jo gjithmone eshte e lehte.  Para se gjithash une do te doja te dija se si eshte vene diagnoza e uterusit subsepta, nepermjet ekografise? Eshte mjeku ekografist me eksperience? E kryen vete hysteroskopine operative apo do te referoje tek ndonje koleg i tij?
Per shkak te diagnozes ekografike jo te lehte une do tu sugjeroja qe te mos kalonit direkt ne kryerjen e hysteroskopise operative, per shkak se ajo kryhet me anestezi te pergjithshme, kryhet dilatacioni (hapja e qafes se mitres) dhe vetem pasi futet hysteroskopi mund te konfirmohet diagnoza dhe me pas te kryeht interventi. Nese diagnoza nuk do te ishte e vertete atehere ju do te ekspozoheshit pa qene nevoja ndaj rreziqeve te te anestezise si edhe te dilatacionit (zgjerimit) te sforcuar te qafes se mitres.
Une do tu sugjeroja qe te konfirmonit diagnozen nepermjet nje hysteroskopie diagnostikuese. Kjo kryehet pa anestezi, eshte e padhimbshme, nuk hapet qafa e mitres pasi hysteroskopi eshte shume i holle (<3mm), filmohet hapesira e mitres dhe nese diagnoza e dyshuar konfirmohet, mbi bazen e filmimit planifikohet me mire hysteroskopia operative. Procedura eshte krejt e sigurte zgjat vetem 3 deri ne 5 minuta.
Gjithesesi duhet te keni parasysh se opinioni yne nuk zevendoso kursesi viziten dhe komunikimin direkt me mjekun tuaj.


Une kete muaj kam prit qe po ngeli shtatezan por me kan ardhur mestacionet dy dite para dates qe i kam pritur por ngjyra e tyre nuk eshte si me par dhe kam pak mestracione a eshte e mundur qe jam shtatezan.Flm

Nuk perjashtohet mundesia. Ju duhet te prisni edhe disa dite dhe me pas duhet te beni nje test shtatzanie.

 


Pershendetje nga une. Jam shtatezene dhe barku ka filluar te me rritet me te madhe. A mund te me tregoni se me qka duhet ta lyej ne menyre qe lekura te mos me zgjatet apo te mbetet e lemuar pas lindjes pasi qe kam pare shume barqe te tmershme ne lekure. A ka ndonje mast apo preparat qe mund ta perdor dhe cili eshte ai dhe ku mund ta gjej.ju falemderit

Problemi juaj eshte nje shqetesim per shume gra shtatzane. Per fat te keq nuk ka ndonje produkt vertet te efktshem qe mund te perandaloj shfaqjen e stirjeve. Megjjthate per me shume informacion lexoni materialin e meposhtem:

Nese aty nuk gjeni informacion te mjaftueshem vizitoni faqen:

Pershendetje doktor. te kam shkruar disa her dhe jam ekenaqur nga pergjigjet qe mar.ju kam folur per diagnozen time ndoshta e dini per se behet fjal.un kisha dg.pcos,kohen e fundit kam perdor 3 muja tabl.trisequens n,tash ikam perfunduar por un dua qe te mbetem shtatzan,por besoj se prap do kem cregullim te ciklit si cdoher,un dua te perdor klomifen qe te kem nje ovulacin me shpejt, cfar mendoni ju per kete mendoni se do tme ndihmojn per nje shtatzani.por un kam frig ti perdor sepse ne udhezim te tabletave kam lexuar se kujdes te vecant duhet te ken pacientet me policistik ovare,cfar mendoni ju do ishte mir ti perdor ose jo te pres nje ovulacion pa tableta.

Ne grate me pcos, mundet qe clomifeni te jap hiperstimulim te vezoreve. Pra ato mikrokistet qe keni ju te stimulohen nga medikamenti dhe shfaqet nje syndrom me dhimbje ne fund te barkut, humbje lengjesh, kiste te medha te vezoreve e tje. Megjithate une mendoj se ju mund t'a perdorni klomifenin, sepse ato qe permenda me lart ndodhin rralle dhe me doza te larta te ilacit. Ne e perdorim ne praktiken e perditshme. Nje alternativ e klomifenit do te ishte perdorimi i letrozole, nga nje tablete ne dite per pese dite njelloj si klomifeni. Mendohet qe ky nuk jep hyperstimulim, vecse eshte me i shtrenjte dhe vetem dy vitet e fundit perdoret per kete qellim pasi prej shume vitesh eshte perdorur per kurimin e kancerit te gjirit. U vu re rastesisht se grate me kancer gjiri qe merrnin kete medikament ngelnin me shpesh shtatzane.

Pershendetje
ka rreth tri jave qe jam martuar dhe ende gjate mardhenjeve intime nusja po ka problem dhimbje dhe gjakderdhje, here here dhimbjet jane me te medha se heren e pare, dhe qeshtja tjeter qe deshiroj ta di, jam munduar te ruhem te mos kem femi qe ne fillim po ka 5 apo 6 dite qe i jane vonuar menstruacionet. mundesisht me spjegoni pak me hollesisht se cka eshte e mundur te kete ndodhur
me respekt…..

Fillimisht duhet te beni nje test shtatzanie dhe te cilin duhet ta blini ne farmaci dhe te siguroheni qe gruaja juaj nuk eshte shtatzane. Me pas duhet sqaruar shkaku i voneses si edhe shkaku i gjakderdhjes. Dhimbja gjate kontaktit nuk eshte fenomen i rralle. Ajo qe ben me shume pershtypje ne rastin tuaj eshte prania e gjakderdhjes. Mendoj se duhet te beni nje vizite tek ndonje gjinekolog qe keni prane.


Jam 16 vjeqe dhe kam vones te ciklit mestrual afer 6jave dhe sdi qfar te bej mendoj qe kam mbetrur shtatzen por kam frik ta vizitoj mjekun testin e shtatzanis e kam ber ka dal negativ por ende kam munges te ciklit mestrual.

Perderisa e ke bere testin dhe ka dale negativ, nuk je shtatzane. Per siguri beje edhe nje test tjeter. Vonese mund te vije edhe nga shkaqe te tjera, si stresi; shtimi ne peshe; kist i vezores. E mira do te ishte qe te benit nje vizite tek gjinekologu, mundeshte nje ekografi. Nese nuk keni mundesi do tu keshilloja te perdorni utrogestan 100 mg 2×1 tab per 3 dite.


Tungjatjeta. Sa e kam filluar muajin e 3 te shtatzanise se pare pasi qe 1 her kam aborduar dhe jam pastruar. Desha te pyes a lejohet te kem mardhenie seksuale me burrin pasi qe asnjeher nuk kem pasur prej se kam mbetur shtatezene sepse frikesohem se mos po e lendoj femijen ose po i shkaktoj ndonje dem, e nese lejohet si duhet te kem kujdes per kete, dhe a lejohet derdhja e spermes dhe liriminga une. Ju lutemi ma jepni pergjigjjen. FALEMINDERIT

Gjate shtatzanise lejohen kontaktet me perjashtim te muajit te fundit. Nese ju do te kishit gjakderdhje, apo shenja te tjera te rrezikut te deshtimit duhet ti ndaloni kontaktet.


 Jam shtatzan 40jav kom pas gjakderdhje po dhimt nuk kam a esht problem kjo a jo flm

Pak gjakderdhje mund te ndodhe ne javen e dyzete. Ne e quajme kete "renia e tapes mukoide". Kjo do te thote qe lindja eshte prane. Por nuk mund ta themi me saktesi nese do te ndodhe pas disa oresh apo pas disa ditesh.


Mirmbrama jam nje femer 20 vjeqare e martuar qe 1 vit .kam tentuar te dgelem shtatane por skam pasur sukses menstruacionet i kam te regullta gjdo 1 date un kam periodin dhe as nje her nuk me luan data mirpo kete muaj prita por num me kan ardhur me jan vonuar tani me 10 dit q qas nje her sme ka ndodhur kam ber 3 teste me kan dal negati mirpo urinoj shum shpesh

Kur vonohen periodat tek nje femer qe i ka pasur gjithmone te rregullta mendja te shkon tek nje shtatzani, aq me teper qe ju po perpiqeni per kete gje. Megjithate ka edhe shkaqe te tjera qe mund te japin vonese te periodave (stresi, shtimi ne peshe, kist e tje). Une mendoj qe ju ose duhet te beni nje eko (ultrasound), ose duhet te vazhdoni te beni test. Nese periodat vazhojne te mos vijne mund te merrni progesteron me qellim ardhjen e tyre. (psh utrogestan 100mg 2×1 tab per 3 dite, nje mjekim i tille nuk do bente dem edhe sikur ju te ishit shtatzane)
Mos hezitoni nese keni ndonje pyetje tjeter.


Daten e fundit te periodave i kam pas ne 18 tetor 2009 dua te di ne cjave te shtatzanis jam tani se jam ne merak?

Sipas periodave te fundit ju jeni 41 jave dhe 5 dite. Megjithate ju duhet te dini se data e periodave te fundit merren per baze nese periodat kane qene te rregullta 3 muajt e fundit para se te ngelnit shtatzane, nese nuk keni perdorur kontraceptive 3 muajt e fundit dhe nese mosha e shtatzanise eshte konfirmuar nga nje eko e fillimit te bares.

 


JAM 39 javeshe shtatzane,e kam pase gjate kesaj jave dhimbje te lehta ne fund te barkut,smund te them se ishin kontraksione,a jane normale keto dhimbje,me 10 me kane thene se me takon me lind.ju lutem me ktheni pergjigje,se kam shume frike.dhe nese kalon java e 40 a duhet te shkoj te kontrollohem.ju faleminderit per mirekuptimin.

Mos u shqetesoni fare, Gjate kesaj jave mund te keni shqetesime, dhimbje pergatitore Bara quhet e vonuar nese mbushen 42 jave, megjithese shumica e mjekeve nuk presin deri ne javen e 42te por veprojne qe ne javen e 41-te. Pas javes se 37-te vizitat behen 1 here ne jave.

 


I nderuar zoti doktor jam nje grua shtatezene ne muajin e 8 qe po pres te lind dhe te lutem shume qe te me sqaroje per punen e gjileperes mpirese qe behet ne shtyllen kurrizore per te mos i ndjere dhimbjet e lindjes.kjo gjilpere a behet ne maternitetin e vjeter te tiranes dhe a mund ta aplikojne te gjithe doktoret?a ka rreziqe?falemindreit per mirekuptimin!

Gjilpera per te cilen ju flisni, zakonisht aplikohet nga mjeku anestezist (i narkozes). Me sa di une ne te dy maternitetet ka mjek qe e bejne ate. Ju duhet te flisni me mjekun qe do te ndjek lindjen tuaj dhe te sqaroni mundesine e berjes se anestezise epidurale (gjilpera ne palce).
Nese keni pyetje te tjera mos hezitoni.

 


Kam perdorur para disa muajsh 3 pako kontraceptiv Yasmin per rritjen e gjoksit,po nuk me kan bere asnje efekt,tani kam filluar nje pakete tjeter Yasmin per te njejtin qellim.Dua te di a mund t'i vazhdoj t'i pi dhe 2 paketa te tjera dhe a do te ndikoj ne rritjen e gjoksit?jam 22 vjece dhe madhesia e gjoksit shum e vogel per moshen tregon per munges hormonesh,ju lutem me ktheni pergjigje,shtoj gjithashtu se nuk kam kryer mardhenie seksuale asnjehere

Yasmina nuk perdoret per kete qellim. Duhet ta nderprisni pasi te mbaroni pakon.
Me sa di une nuk ka ndonje menyre medikamentoze racionale per rritjen e gjoksit.


Pershendetje mjek kam nje shqetsim nese ke nje abort spontal ne shtepi dhe nuk ke qene me u kontrollu te mjeku probleme dicka nuk kam pas se kjo ka ndodhur para tri viteve tash frogona kam vendos me mbet shtatzan a mundet me e verejt mjeku se kam pasur abort

Ne fakt mire do te ishte qe te benit kontroll pas abortit spontan. Mire do te ishte qe te benit nje ekografi me qellim qe mjeku te bindej se cdo gje kishte dale nga mitra juaj dhe se ju nuk kishit nevoje per pastrim. Nese gjate gjithe kesaj kohe ju keni qene mire, ka shume gjasa qe te mos keni ndonje pasoje. Megjithate duhet ta beni nje ekografi.


Problemi shendetesor : kerkoj te me keshilloni dicka.kam probleme hormonale,dhe cregullime menstruale,ritje te tepert te qimeve ne trup dhe fytyr,ka perdor tableta cyproteron acetat 50mg dhe diane 35 6 muaj .perderisa mar terapin kam cikel te regullt dhe paksim te qimeve por kur nderpres me perseritet e njejti problem .cfar duhet te bej qe te gjej nje zgjidhje

Ka shume mundesi qe ju te vuani nga syndromi i ovarit policistik, i cili karakterizohet nga shtimi i qimeve ne trup, mbipeshe, cikel menstrual i zgjatur e tje. Mund te me thoni:
moshen tuaj
keni femije
peshen, gjatesine
gjatesine e ciklit menstrual
Me shpjegoni gjithashtu nese problemi juaj eshte kryesisht estetik apo keni shqetesime te tjera


Desha te dij nga mjeku se cilat jan simptmat e para te shtatzanis edhe kur mund te vrehen ato si dhe ne cilat dite pas periudhave menstruale jan te pa mundeshme shtatzanit apo jane me te veshtira
pershendetjet e mija te perzemerta.

Ka shume shenja shtatzania, por per fat te keq nuk jane specifike dhe nuk shfaqen gjithmone. Keshtu qe zgjidhje me e arsyeshme per te qene e sigurte eshte te beni nje test shtatzanie po u vonuan mbi 3 dite zakonet e radhes. Per me teper informacion lexo
http://gynendoscopy.com/content/view/52/32/
Momenti kur mund te ngelni shtatzane eshte perreth dites se 14 te ciklit.
Nese doni te perdorni metoden kalendarike per te shmangur nje shtatzani te padeshiruar perdorni formulen e meposhtme:

  • Te regjistrohet kohezgjatje e 6 cikleve te fundit
  • Dita e pare fertile=cikli me i shkurter-18
  • Dita e fundit fertile=cikli me i gjate-11

Mos hezitoni per ndonje pyetje tjeter.

 


Kam femin 4muajsh,ne gji e kam,menstruacionet ende sme kan ardhur,kerkoj nga ju nje shpjegim

Mos u shqetesoni. Kohezgjatja mesatare deri ne ardhjen e mestruacioneve tek nje grua qe ka femijen ne gji eshte rreth 6 muaj.


Miredita juve jeni shum te mire teme e qellume une kam mje problem se ciklin e fundit e kam pasur me 6mars po ende nuk me kan ardhur sot u be i 8prill edhe sa duhet me dite se jam shtatzen ju falemonderit shume.

Mund ta beni qe sot nje test shtatzanie. Si rregull ata e kapin nje barre nese ka 3 dite vonese


Kam qrregullim te menstruacioneve.Perkatesisht me kan thene se kam Polip.
Ju falenderoj shum nese me ndihmoni rreth kesaj qeshtjeje.
Dy muaj kam pasur vonim te menstruacioneve ndersa pas dy muajve jam me to rreth 16 dite.Mosha ime eshte 43 vjeqare.Nuk kam pasur asnje qrregullim me par perpos para nje viti ,kam pasur vones 2 muaj por gjat tere vitit deri tash i kam pasur te rregullta.


Polipi mund te jete prezent ne 10 perqind te grave te kesaj moshe. Shpesh ai mund te jete asimptomatik (pa shenja). Ose mund te jape hemorragji. Nese eshte polipi shkaku i hemorragjise duhet ta hiqni. Metoda me e mire per heqjen e polipit eshte hysteroskopia.


Pershendetje i nderuar doktorr jam ne javen e shtat te shtatzanis dhe sot gjinekologia ime ne kontrollen e ber nuk e shef dot fetusi qfar do te thot kjo edhe pse asni gja tjeter konkrete nuk pa,me duhet ta ceku qe ne javen e pest e ka par por tani esht i shprazet ju lutem me ktheni pergjigjie sipas mundesis jam shum e shqetsuar

Duhet te keni parasysh qe kjo pergjigje nuk mund te zevendesoje kursesi kontaktin dhe ekspertizen e gjinekologut tuaj, i cili e vlereson nga afer situaten tuaj. Embrioni dallohet midis javes se 6-te dhe te 7te te shtatzanise. Nese i ke plotesuar 7 jave si rregull duhet te dallohet embrioni ne eko. Megjithate ka edhe perjashtime, kur pamja nuk eshte e mire nese ju jeni shume e shendoshe (per ekografine nga barku), ose nese ju nuk keni pasur cikel te rregullt dhe mbase nuk keni ngelur ne ditet e parashikuara dhe mund te jeni disa dite me e vogel. Nese mjekja ende nuk eshte e sigurt per ecurine e shtatzanise tuaj zakonisht kerkon nje eko tjeter ne distance 1 jave ose mund te kerkoje berjen e nje anzlize ne gjak qe quhet beta HCG.
Uroj qe te behet fjale per ndonje nga problemet e mesiperme dhe barra te te ece mire. Mos hezitoni te me pyesni nese deshironi ndonje shpjegim tjeter.


Nese pas kryerjes se nje marredhenie ku partneri derdhet brenda a duhet te marr kontraceptiv te emergjences apo duhet te nis pilulat mujore,p.sh.Yasmin.une kam blere yasmin por si kam nisur ende pasi sjam e sigurt nese bejne efekt per rastin tim.duke ju kerkuar ndjese per mosdijen time do tju lutesha per nje pergjigje te shpejte.
Ju Faleminderit.

Mendoj se duhet te perdorni kontraceptivin e urgjences. Ai mund te perdoret deri 5 dite pas kontaktit (me pare thuhej 72 ore). Ky kontraceptiv ka nje efikasitet rreth 80%. Yasminen duhet ta filloni pasi te bindeni qe kjo situate ka kaluar pa ndonje shtatzani te padeshiruar dhe duhet qe yasminen ta filloni ditet e para te ciklit, qe vjen. Por duhet te keni parasysh se nese perdorni kontraceptivin e urgjences (psh postinor) mundet qe tu vijne periodat para kohe une mendoj se keto perioda nuk jane te pershtatshme qe ju te filloni yasminen.
Nje alternative tjeter me pak e sigurte do te ishte te mos perdornit asgje nese aksidenti ka ndodhur jashte periudhet suaj infertile. Qe do te thote qe nese ju keni nje cikel 28 ditor te rregullt i bie rreth dites se 14. Me pare duhet te me thoni kur i keni pasur periodat e fundit. Per tju dhene nje rekomandim me te sakte nese mund ti besoni kesaj alternative.


Shenjat e para te shtatezanise.Me duket se kam ngelur shtatezene se kam kruarje vaginale,me dhemb stomaku dhe oreks per buke nuk kam,me flihet gjume e sdi te cohem ne mengjes.Te lutem me ndihmoni po patet mundsi.A kam ngelur shtatezene apo jo.Po pres nje pergjigje.


Megjithese pjesa me e madhe e shenjave qe ju permendni jane tipike per nje shtatzani, ato asnjehere ato nuk te japin sigurine e mjaftueshme per te thene nese ju jeni shtatzane apo jo. Nese periodat te jane vonuar disa dite (sikur edhe 2 ose 3 dite) blini ne farmaci nje test shtatzanie dhe beheni ate. Nese ende nuk ka ardhur dita e periodave dhe jeni shume kurioze ta dini shpejt nese jeni apo jo shtatzane, atehere drejtohuni ne nje laborator privat ose ne maternitet dhe beni analizen "beta-HCG".


Pershendetje, une quhem ……. dhe kisha nje pyetje per ju. Kushurira ime eshte shtatezen ne javen e 29 dhe ka dy binjake ne veze te ndryshme. Doktoresha i tha qe ka rrezik per lindje te parakohshme dhe i dha te bente nje gjilpere qe stimulon pjekjen e mushkerive. A eshte normale nje gje e tille kur ajo nuk ja ka percaktuar me saktesi se kur do lindin foshnjat? Po nese tregohet kujdes dhe shtatezania shkon deri ne fund a mund te demtohen foshnjat nga keto gjilpera qe rrisin mushkerite para kohe? Ju lutem me ktheni pergjigje sot, pasi nuk dime si te veprojme, ti beje kushurira gjilperat apo jo. emrin e gjilperes nuk e mbaj mend por me duket se eshte me ZON ne fund. Faleminderit per kohen dhe keshillen tuaj. 

Pyetja eshte shume interesante. Besoj se behet fjale per injeksionin (dexametazone ose betametazone), ky influencon ne pjekjen e mushkerive te bebit. Pergjigja ne rastin konkret eshte e veshtire. Varet se sa e rrezikuar eshte barra per lindje para kohe. Ne fakt nuk ka evidenca te sakta shkencore per efikasitetin e variantit qe ka propozuar mjekja juaj. Megjithate eshte nje skeme qe ka filluar te aplikohet. Ajo do to rekomandoj qe kete mjekim ju ta beni 1 here ne jave, pasi nese nuk ndodh lindja brenda nje jave efekti i injeksionit, mendohet qe nuk eshte me i pranishem ndaj duhet perseritur dhe kjo mund te vazhdoje deri ne javen e 34. Dexametasone eshte nje kortizonik dhe si te gjithe kortizoniket ul imunitetin e organizmit (si te nenes ashtu edhe te femijes) dhe prdispozon per infeksione. Ky eshte efekti me i rendesishem negativ i dexametazonit.


Si te ngelem shtatzan kur nuk i kam me rrgull ciklin mujor ju lutem tregohni

Nese cikli do te ishte i rregullt dita e ovulacionit (daljes se vezes) qe eshte dita me mundesi me te medha per te ngelur shtatzane llogaritet "gjatesia e ciklit minus 14 dite". Nese peridat vijne ne menyre te crregullt atehere eshte e veshtire te percaktohet kjo dite keshtu qe duhet te kryhen marredhenie te rregullta duke ja lene cdo gje ne dore shancit ose mund te monitorohej nje cikli nepermjet ekografise per te ndjekur ovulacionin.

flmm per pergjigjke deshta me tregu qe um kan preferu me  shku te endokrinologu se kam probleme me mbi pesh e dyshimi tek disa gjera tjera edhe um kan preferu me i bo analizat gjinekologjike edhe kol sheqerin ngjak deshta met tregu vjet kur i kom bo analizat gjieko.hormonale um kan dal lh-16.5
fsh 7.36
estradioli 27.5
progesteroni 0.53
prolaktina 7.2
testeroni 1.35
edhe um kan prefesru me i marr fsh edhe lh gjilpera a bon mem udhzu ju disi ju lutem se shum kam stres
Me thoni ju lutem se sa vjec jeni? Sa peshoni dhe sa e gjate jeni? Sa kohe keni qe perpiqeni per te ngelur shtatzane? A ka bere burri nje analize te spermes? Keni shtim te qimeve ne trup? Po akne ne fytyre ose renie te flokeve? Keni me diabet ne familje? Ne cilen dite te ciklit jane bere analizat qe me keni derguar? Zakonisht te vonohen periodat apo te vijne para kohe? Ke bere ndonje eko per te matur vezoret?

ckemi! kam kryer mardhenie me te dashurin tim .U mbrojtem me prezervativ por kur ai hoqi prezervativin e par ju lag pak dora dhe me keto duar vuri prezervativin e dyte . Mund te me thoni permban ndonje rezik shtatezanie ..pres pergjigje sa me shpejt 

Edhe pa detajet e shpjeguara nga ju, prezervative nuk mbahet si metode shume e sigurt per tu ruajtur nga nje shtatzani e padeshirueshme. Ju keshilloj qe kete here te jeni e vemendshme ne ardhjen e periodave dhe nese keni 2 ose 3 dite vones te beni menjehere nje test shtatzanie.

Un perdor kontracepit Diana-35 dhe me thane qe eshte i forte si antibiotik,eshte e vertete dhe cilin me rekomandoni ju?dhe dicka tjeter a ka problem te perdoresh dhe kontraceptiv dhe maclon per infeksion ?
Perse perdor diana? Ke probleme me menstruacionet. Te vonohen? Je mbipeshe? Ke akne ne fytyre? Ne fakt nje kontraceptiv tjeter me efekte te ngjashme me dianen por me doza me te uleta dhe me me pak efekte anesore eshte Yasmina
Mekloni mund te perdoret njekohesisht me kontraceptivin.

Mirdita!Jam vizituar te gjinokologu dhe me ka nxjerr me perde ne miter.dua te di cpasoja ka dhe ka nevoj per operacio?faleminderit per mirkuptimin.
Me qellim qe te mos jap informacion te pergjithshem dhe mbase te panevojshem mbi perden e mitres, ju lutem me jepni disa te dhena shtese me qellim qe une te jem me konkret ne pergjigjen time, psh.:
  1. Sa vjec jeni?
  2. A jeni e martuar?
  3. Keni femije apo keni deshire aktuasht per femije?
  4. Keni bere ndonje abort?
  5. Keni ndonje shqetesim gjinekologjik? Pse shkuat tek gjinekologu?
  6. Me se e vendosi diagnozen mjeku gjinekolog me  ekografi, hysteroskopi apo HSG?
  7. Cfare alternative ju ka paraqitur mjeku per operacion (hysteroskopi)?
Ju lutem me jepni nje pergjige per pyetjet e mesiperme me qellim qe te mund te krijoj nje ide me te plote per rastin tuaj dhe te mund te jap opinionin tim, pa zevendesuar gjithsesi mjekun tuaj gjinekolog. Nese keni pyetje shtes mos hezitoni.

Jam nje vajz 21 pata nje pytje ,pse mua mestracionet me vonohen ka 1 muj 2 muj qeshtu diqka ,nuk jam e martuar as nuk kam ba mardhenje me askent po qe 1 muj e gjys nuk me kam ardh deshta me dit qfar qrregullimi esht ky ju perdhendes
Perpara se ti pergjigjem pyetjes suaj do te doja te dija se cfare peshe keni dhe sa e gjate jeni. Ne pergjithesi mbipesha ndikon ne vonesene e menstraucioneve, por nuk perjashtohet mundesia edhe e shkaqeve te tjera si psh, stresi, lodhja fizike, dietat e forta, semundje te gjendrave tiroide e tje. Mos hezitoni nese keni ndonje pyetje tjeter.

Jam një grua 27 vjeqare,jam martuar që 6 muaj,me ardhjen e mestracioneve kam shum shum dhembje në anën e djathtë në fund të barkut,ku më herët kam pas dhembje por jo si këto kohëve të fundit qfarë mund të jet.Si dhe kam shum deshir qe te mbetem shtatezan,kam 5 muaj qe provoj por kot,mos ndoshta jan shkaktare keto dhembjet e forta qe kam gjate mestracioneve,jam vizituar tek gjinekoloku me ka then qe je mire.Flm.per pergjigjjen Doktor.
Jo gjithmone eshte e lehte te gjesh shkakun e nje dhimbjeje. Ne zonen ku ju referoni qe keni dhimbje, projetkohen si dhimbje gjinekologjike (vezoret, kiste, infeksion, endometrioze) po ashtu dhimbje me origjine nga rruget e urines ose nga trakti i tretjes (kolit). Te gjitha keto dhimbje influencohen (shtohen) nga stresi dhe gjendja emocionale. Persa i perket deshires per te pasur nje shtatzani, mendoj se eshte heret per tu shqetesuar. Si rregull duhet te kaloje 1 vit perpara se te filloni ekzaminimet.

E kam grun shtat zan per her te Par asht ne mujin e 9 tè e ka pas termin e lindjes me 23 tetor po hale ska sen jem ne pritje aduhet te kontaktoi mjekun te cilin ika ba kontrollat deri tash apo duhet te dergoi ne spital ok ju pershendes kaloni mir.
Mendoj se duhet te kontaktoni mjekun. Si rregull bara quhet e vonuar kur kalojne 2 jave nga dita e parashikuar, por gjithsesi duhet nje kontroll me qellim qe te prisni te qete.


Ka problem shtatzanie kur nuk pin 5 kokrrat e fundit te kontraceptiveve dhe ditet qe nuk i kam pi nuk kam kry marredhenie.ju lutem me ktheni nje pergj ne emailin tim.faleminderit.
Nuk mund te jeni 100% te sigurt qe nuk jeni shtatzane, por nese ju i keni pire ne rregull kokrat e fillimit mund tu them se mundesia per nje shtatzani eshte afer zeros.

Jam 20 vjecar kam deshir te ngel shtatzane por se 7 muaij skam pasur sukses tash kam urinim te shepsh a ka donje dikim?
Nukduhet te shqetesoheni nese nuk po ngeleni shtatzane. 7 muaj nuk jane shume. Si rregull ekzaminimet fillojne pasi ka kaluar 1 vit me kointakte te rregullta te pambrojtura. Megjithate mund ta beni nje eko. Persa i perket shqetesimit tuaj. Urinimi i shpeshte mund te vije si pasoj e nje infeksioni urinar ose i nje infeksioni vaginal. Si rregull nuk ka lidhje me mosngeljen shtatzane, megjithate mendoj se duhet ta beni nje vizite.

Jam 28 vjece dhe kam 6 muaj qe jam martuar e deshirojme te kemi nje femije jam vizituer tek mjeku e me ka thene qe skam probleme e duhet te pres deri ne nje 1vit.Ajo qe dua te die eshte a perbejne pengese nese periodat i ke te rregullta 28 ditore ose me pak nese ato zgjasin vetem 3 dite dhe diten e trete shume pak.Ju faleminderit.Pres pergjigjen tuaj.
Faleminderit per pyetjen tuaj.
Gjate 6 muajve te para ngelin vetem 50% te cifteve. Keshtu qe mos u shqeteso. Ne mungese te shkaqeve te dukshme pritet 1 vit para se te fillohet nga ekzaminimet apo mjekimet. Si rregull fillohet me burrin pasi ai vetem nje analize ka, kurse gruaja ka shume ekzaminime nje pjese e te cilave jane veshtira. Per sa i perket ciklit une mendoj se nuk duhet te shqetesoheni nese keshtu i keni pasur gjithmone. Nese kjo gje ka ndodhur kohet e fundit mund te beni nje eko. Mos hezitoni nese keni ndonje pyetje tjeter.

Doktor faleminderit per pergjigjen.Sa per periodat kam rreth 2 vjet qe i kam keshtu.E kam edhe dicka tejeter a duhet te marr acid folik tani?
Problemi i periodave nuk eshte shqetesues. E rendesishme eshte qe ju i keni periodat e rregullta. Nje femer qe e ka ciklin e rregullt ka shume gjasa qe ka ovulacion (veze), por kjo nuk eshte absolute. Per te shuar pak merakun tuaj une do tju beja disa pyetje per me qellim qe ti ti presesh e qete 6 muajt ne vijim.
  1. Sa e gjate jeni dhe sa peshoni ( mbipesha mund te ndikoje negativisht ne ngeljen shtatzane)?
  2. A vuani nga ndonje semundje si psh: gjendrat tiroide, diabet etje?
  3. A keni rrjedhje nga gjendrat e qumshtit?
  4. Sa vjet keni qe kryeni kontakte (A jeni ruajtur me pare)?
  5. Ke kaluar ndonje peridhe me dhimbje ne fund te barkut dhe sekrecione me ere te keqe dhe dhimbje gjate kontaktit?
  6. Sa vjec eshte burri dhe a ka punuar ne ndonje pune me helme kimikate, temperatura te larta, apo nese ka kaluar shytat ne femijeri?
Persa i perket acidit folik mendoj se eshte mire qe te marresh nga nje tablet ne dite. Kjo per faktin se femijes i nevojitet kjo vitamine sidomos per krijimin e sistemit nervor. Mirepo shpesh ndodh qe grate e kuptojne vone qe jane shtatzane, kur ka kaluar faza ne te cilen kjo vitamine eshte me e domosdoshme, per kete arsye ne e rekomandojme marrjen e saj para ngeljes shatzane.

Edhe njehere ju falenderoj per pergjigjet.
Tani po ju pergjigjem pyetjeve tuaja.
1.Jam 164cm e gjate e peshoj 67kg.
2.nuk vuaj nga ndonje semundje.
3.Jo nuk kam rrjedhje.
4.nuk kam perdorur koncantreptive vetm 2 here ato te urgjences qe pihen 2 kokrra para 72 oreve e kjo para 1 viti e gjysem.
5.Kam patur ndonjehere dhimbje gjate kontaktit por jo gjithmone.
6.Burri eshte 32 vjec.Semundje te renda nuk ka pasur.
e sa per acidin folik sa kohe duhet ta pi nga 1 kokerr ne dite deri sa te mbes shtatezen apo per nej periudhe te caktuar.

Nuk besoj se mund te keni ndonje preblem. BMI-ja juaj (body mass index) eshte 24,9 normale eshte deri 25. Ju jeni prane kufirit te siperm. Mbase do te ishte mire te binit pak ne peshe. Te perpiqeni te largoni stresin. Duhet te keni parasysh qe shancet me te medha per te ngelur shtatzane jane ne diten e 14te te ciklit (duke llogaritur nga dita qe te vijne periodat). Pas kontaktit duhet te rrini te pakten 15 min shtrire. Burri eshte mire qe te eleminoje duhanin nese e pi pasi ndikon ne levizshmerine e spermatozoideve. Po ashtu edhe alkooli ndikon keq, pasi ul nivelin e hormoneve mashkullore (testosteronit) ne gjak. Mendoj se duhet te prisni edhe 6 muaj. Nese nuk keni bere ndonje eko eshte e mira qe ta beni pasi nuk eshte ekzaminim invaziv po ashtu edhe nje pap-test.

Une kam pasur nje shtatezani jasht mitres,kjo ndodhi ne vitin e pare te marteses sime,qe ishte para kater viteve,e qe nga ateher me nuk ngela shtatezene,po mjekohem,por frika ime eshte qe a e kam tuben e mbyllur,sepse un vetem nje tube e kam sepse njera mu shkaterrua gjate operimit nga shtatezania jasht mitres.e nese eshte e mbyllur kam frike ta bej fotografimin rendgen,qfar te beje?
Nga formulimi i pyetjes kuptova qe ju duhet te keni goxha njohuri per problemin tuaj, keshtu qe po perpiqem te jap disa te dhena plus. Nga eksperienca ime dhe e kolegeve ka shume raste qe kane ngelur shtatzane pas nje barre jashte mitre. Ju nuk duhet te jeni kaq pesimiste. Por gjithashtu nuk mund tju shmangeni ekzaminimeve dhe te humbni shume kohe. Kater vjet nuk jane shume, por gjthsesi duhen bere disa ekzaminime. Une personalisht nuk jam per kryerjen e HSG (fotografise me rreze roentgen), sepse eshte shume e dhimbshme, ka rrezikun e nje reaksioni alergjik, te ekspozon ndaj nje rrezatimi i cili mund te jete i demshem per vezoret apo organet e tjera te trupit, dhe mbi te gjitha nuk eshte i sakte ka nje sensitivitet dhe specificitet afer 70 %. Une do tu rekomandoja ekzaminme me moderne dhe me te sakta sic jane laparoscopic chromopertubation e cila eshte standarti i arte per kontrollin e kalueshmerise se tubave dhe qe jep edhe mundesine e riparimit te demeve qe mund te kete sjelle operacioni i meparshem (si ngjitje e tje) dhe varianti me me pak risk do te ishte hysteroscopia e cila kryhet pa anestezi eshte e padhimbshme dhe shoqerohet nga nje ekografi direkt pas saj. Te dy metodak kryhene me kamera speciale. Nese keni pyetje te tjera mos hezitoni.

Kam probleme me sekrecionet e bardha. Pas lindjes se vajzes kam ngelur me infeksion kam bere analizat dhe kam marre dy here mjekim, por pa asnje rezultat. Si te veproj?
Problemi qe ju shqeteson eshte goxha i shpeshte tek grate, dhe zakonisht mjekohet lehte. Si rregull eshte analiza e sekrecioneve ajo qe percakton mjekimin. Por nga eksperienca ime personale jo te gjitha laboratoret japin rezultate te besueshme. Nese doni qe une tju ndihmoje ne distance ju lutem me jepni nje informacion me te detajuar
  1. Sa kohe keni qe keni lindur
  2. Infeksionet kane qene ne distance nga njeri tjetri
  3. Jeni permiresuar perkohesisht pas mjekimit dhe sa kohe ka zgjatur permiresimi
  4. Jane sekrecionet e shtuara, kane ere te keqe te ngjashme me vezen e prishur
  5. Keni te kruajtura
  6. Shqetesimet jane me te shtuara pas menstruacioneve apo para tyre
  7. Perdorni shpesh antibiotike
  8. Vuani nga ndonje semundje si psh diabeti
  9. Po perdorni aktualisht kontraceptiv
  10. Keni dhimbje gjate kontaktit
  11. Keni pasur ndonje carje te qafes se mitres ne lindje (me sa dini ju)
Dua tu kujtoj se opionioni qe une mund tju jap nuk mund te zevendesoje kursesi viziten tek mjeku apo ekzaminimet mjekesore. Megjithate une jam ne dispozicion tju jap  nje opsion mjekimin nese me jepni te dhenat e mesiperme.

Kam grupen e gjakut rh 0 negativ tash kam hy ne maujin e nent e desha te pyes kur eshte me mire ta marr injeksionin rogam. tash apo pas lindjes
Mendoj se duhet ta merrni injeksionin brenda 72 oreve pas lindjes.

Jam nje vajze 26 javeshe shtatzane. Shtatzanine nuk e kam patur te mbare dhe femija ka disa probleme. Dr. ———— me ka thene se duhet ta heq me nje lindje te parakoheshme. Pres nje pergjigje nga ju se cfare duhet te bej dhe kush eshte menyra me e mire per ta hequr femijen pa me lene ndonje pasoje.
Eshte nje moshe barre shume e papershtatshme per nderprerjen e nje shtatzanie. Ne keto raste nje nderhyrje e tille justifikohet vetem per arsye amtare (pra nese nena vuan nga ndonje semundje qe barra mund ta keqesoj). Nese eshte keshtu vetkuptohet qe rruga natyrore duke stimular lindjen me medikamente do te ishte e preferuara. Nese kjo deshton ose ndodh ndonje komplikacion gjate lindjes atehere mund te kryhet operacioni.

Kisha dasht me dijt me hollsisht per llojin e injeksionit me emer Rh-ogam ju faleminderit
 Kam pershtypjen (nese eshte shkruar korrekt) se eshte nje vaksine anti-rhesus qe perdoret ne grate me rhesus negativ brenda 72 oreve nga lindja nese bebi i tyre ka grupin e gjakut rhesus pozitiv (dmth i ka ngjare babait) me qellim qe te parandalohen komplikacionet ne shtatzanite pasardhese. Nese keni ndonje pyetje tjeter ju lutem mos hezitoni.

Kam nje problem dhe deshta te ju pyes jam shtatezen qe 4 jave nuk ka me shume por kam dhimbje barku shume eshte ndjenja sikur eshte koha e ciklit Per kete deshta te di a eshte diqka rrezik Ju faleminderit.

Shume femra kane merak ne lidhje me aftesite e tyre riprodhuese, por une mendoj se shqetesimi juaj eshte i pabazuar. Rreth nje e treta e femrave e kane mitren permbys. Mjeket me pare mendonin se eshte nje shkak per te mos mbetur shtatzane. Eshte vertetuar plotesisht se kjo nuk eshte e vertete. Persa i perket infeksionit nuk mund te them gje pasi nuk e di se cfare infeksioni ka qene. Megjithate nese ka qene ndonje infeksion i zakonshem i vagines (colpit), nuk para ndikon ne aftesine per te ngelur shtatzane. Infeksionet e qe mund te japin mbyllje te tubave shkaktohen nga chlamydia tracomatis dhe neisseria gonorrhea dhe ne 80 perqind te rasteve jane pa shenja fare. Nuk ma merr mendja se ju keni bere analize per percaktimin e tyre.
Duhet te tentoni per te arritur nje shtatzani duke kryer kontakte rreth dites se 14te te ciklit. Pas kontaktit duhet te rrini te pakten 15 min shtrire. Burri nese konsumon alkohol ose duhan duhet ti lere ose pakesoj.

Pershendetje, kam pasur dy aborte spontane , kam bere shume analiza nga rezultatet e te cilave nuk eshte zbuluar akoma shkaku i abortit, kohet e fundit bera nje vizite dhe nje doktor me tha se kam nje problem me mitren pjesa e siperme nuk eshte e drejte po pak e perkulur, diagnoza Uterus Subsepta dhe per kete duhet bere nje nderhyrje qe quhet histeroskopi operative, doja tju pyesja a duhet bere kjo nderhyrje dhe a ndikon ne abort. Faleminderit Julia
 Ne fakt rasti juaj nuk eshte i thjeshte dhe eshte e veshtire te japesh nje opinion. Ndonje keqformim i mitres mund te jete shkak per abortet e shpeshta. Me i zakonshmi nga keqformimet e mitres eshte uterusi septa (pra me nje ndarese ne mes). Shkaku i abortit kur eshte uterusi septa eshte vendosja e embrionit pikerisht mbi perde. Perdja nuk eshte e pajisur sa duhet me ene gjaku dhe embrioni nuk mund te zhvillohet, ndaj ndodh aborti. Kjo eshte pune shanci, nese embrioni fiksohet ne nje nga murete e mitres barra mund te vazhdoje. Ne rastin tuaj mjeku ka dyshuar per subseptum, pra per nje perde te pjesshem. Kjo diagnoze jo gjithmone eshte e lehte.  Para se gjithash une do te doja te dija se si eshte vene diagnoza e uterusit subsepta, nepermjet ekografise? Eshte mjeku ekografist me eksperience? E kryen vete hysteroskopine operative apo do te referoje tek ndonje koleg i tij?
Per shkak te diagnozes ekografike jo te lehte une do tu sugjeroja qe te mos kalonit direkt ne kryerjen e hysteroskopise operative, per shkak se ajo kryhet me anestezi te pergjithshme, kryhet dilatacioni (hapja e qafes se mitres) dhe vetem pasi futet hysteroskopi mund te konfirmohet diagnoza dhe me pas te kryeht interventi. Nese diagnoza nuk do te ishte e vertete atehere ju do te ekspozoheshit pa qene nevoja ndaj rreziqeve te te anestezise si edhe te dilatacionit (zgjerimit) te sforcuar te qafes se mitres.
Une do tu sugjeroja qe te konfirmonit diagnozen nepermjet nje hysteroskopie diagnostikuese. Kjo kryehet pa anestezi, eshte e padhimbshme, nuk hapet qafa e mitres pasi hysteroskopi eshte shume i holle (<3mm), filmohet hapesira e mitres dhe nese diagnoza e dyshuar konfirmohet, mbi bazen e filmimit planifikohet me mire hysteroskopia operative. Procedura eshte krejt e sigurte zgjat vetem 3 deri ne 5 minuta.
Mos hezitoni nese keni ndonje pyetje tjeter.

Une kete muaj kam prit qe po ngeli shtatezan por me kan ardhur mestacionet dy dite para dates qe i kam pritur por ngjyra e tyre nuk eshte si me par dhe kam pak mestracione a eshte e mundur qe jam shtatezan.Flm
Nuk perjashtohet mundesia. Ju duhet te prisni edhe disa dite dhe me pas duhet te beni nje test shtatzanie

Pershendetje nga une. Jam shtatezene dhe barku ka filluar te me rritet me te madhe. A mund te me tregoni se me qka duhet ta lyej ne menyre qe lekura te mos me zgjatet apo te mbetet e lemuar pas lindjes pasi qe kam pare shume barqe te tmershme ne lekure. A ka ndonje mast apo preparat qe mund ta perdor dhe cili eshte ai dhe ku mund ta gjej.ju falemderit
 Problemi juaj eshte nje shqetesim per shume gra shtatzane. Per fat te keq nuk ka ndonje produkt vertet te efktshem qe mund te perandaloj shfaqjen e stirjeve. Megjjthate per me shume informacion lexoni materialin e meposhtem:
Nese aty nuk gjeni informacion te mjaftueshem vizitoni faqen:

Pershendetje doktor. te kam shkruar disa her dhe jam ekenaqur nga pergjigjet qe mar.ju kam folur per diagnozen time ndoshta e dini per se behet fjal.un kisha dg.pcos,kohen e fundit kam perdor 3 muja tabl.trisequens n,tash ikam perfunduar por un dua qe te mbetem shtatzan,por besoj se prap do kem cregullim te ciklit si cdoher,un dua te perdor klomifen qe te kem nje ovulacin me shpejt, cfar mendoni ju per kete mendoni se do tme ndihmojn per nje shtatzani.por un kam frig ti perdor sepse ne udhezim te tabletave kam lexuar se kujdes te vecant duhet te ken pacientet me policistik ovare,cfar mendoni ju do ishte mir ti perdor ose jo te pres nje ovulacion pa tableta.
Ne grate me pcos, mundet qe clomifeni te jap hiperstimulim te vezoreve. Pra ato mikrokistet qe keni ju te stimulohen nga medikamenti dhe shfaqet nje syndrom me dhimbje ne fund te barkut, humbje lengjesh, kiste te medha te vezoreve e tje. Megjithate une mendoj se ju mund t'a perdorni klomifenin, sepse ato qe permenda me lart ndodhin rralle dhe me doza te larta te ilacit. Ne e perdorim ne praktiken e perditshme. Nje alternativ e klomifenit do te ishte perdorimi i letrozole, nga nje tablete ne dite per pese dite njelloj si klomifeni. Mendohet qe ky nuk jep hyperstimulim, vecse eshte me i shtrenjte dhe vetem dy vitet e fundit perdoret per kete qellim pasi prej shume vitesh eshte perdorur per kurimin e kancerit te gjirit. U vu re rastesisht se grate me kancer gjiri qe merrnin kete medikament ngelnin me shpesh shtatzane.
Gjithe te mirat

Pershendetje
ka rreth tri jave qe jam martuar dhe ende gjate mardhenjeve intime nusja po ka problem dhimbje dhe gjakderdhje, here here dhimbjet jane me te medha se heren e pare, dhe qeshtja tjeter qe deshiroj ta di, jam munduar te ruhem te mos kem femi qe ne fillim po ka 5 apo 6 dite qe i jane vonuar menstruacionet. mundesisht me spjegoni pak me hollesisht se cka eshte e mundur te kete ndodhur
Fillimisht duhet te beni nje test shtatzanie dhe te cilin duhet ta blini ne farmaci dhe te siguroheni qe gruaja juaj nuk eshte shtatzane. Me pas duhet sqaruar shkaku i voneses si edhe shkaku i gjakderdhjes. Dhimbja gjate kontaktit nuk eshte fenomen i rralle. Ajo qe ben me shume pershtypje ne rastin tuaj eshte prania e gjakderdhjes. Mendoj se duhet te beni nje vizite tek ndonje gjinekolog qe keni prane.

Jam 16 vjeqe dhe kam vones te ciklit mestrual afer 6jave dhe sdi qfar te bej mendoj qe kam mbetrur shtatzen por kam frik ta vizitoj mjekun testin e shtatzanis e kam ber ka dal negativ por ende kam munges te ciklit mestrual
Perderisa e ke bere testin dhe ka dale negativ, nuk je shtatzane. Per siguri beje edhe nje test tjeter. Vonese mund te vije edhe nga shkaqe te tjera, si stresi; shtimi ne peshe; kist i vezores. E mira do te ishte qe te benit nje vizite tek gjinekologu, mundeshte nje ekografi. Nese nuk keni mundesi do tu keshilloja te perdorni utrogestan 100 mg 2×1 tab per 3 dite.

Tungjatjeta. Sa e kam filluar muajin e 3 te shtatzanise se pare pasi qe 1 her kam aborduar dhe jam pastruar. Desha te pyes a lejohet te kem mardhenie seksuale me burrin pasi qe asnjeher nuk kem pasur prej se kam mbetur shtatezene sepse frikesohem se mos po e lendoj femijen ose po i shkaktoj ndonje dem, e nese lejohet si duhet te kem kujdes per kete, dhe a lejohet derdhja e spermes dhe liriminga une. Ju lutemi ma jepni pergjigjjen. FALEMINDERIT
Gjate shtatzanise lejohen kontaktet me perjashtim te muajit te fundit. Nese ju do te kishit gjakderdhje, apo shenja te tjera te rrezikut te deshtimit duhet ti ndaloni kontaktet.

Jam shtatzan 40jav kom pas gjakderdhje po dhimt nuk kam a esht problem kjo a jo flm
Pak gjakderdhje mund te ndodhe ne javen e dyzete. Ne e quajme kete "renia e tapes mukoide". Kjo do te thote qe lindja eshte prane. Por nuk mund ta themi me saktesi nese do te ndodhe pas disa oresh apo pas disa ditesh

Mirmbrama jam nje femer 20 vjeqare e martuar qe 1 vit .kam tentuar te dgelem shtatane por skam pasur sukses menstruacionet i kam te regullta gjdo 1 date un kam periodin dhe as nje her nuk me luan data mirpo kete muaj prita por num me kan ardhur me jan vonuar tani me 10 dit q qas nje her sme ka ndodhur kam ber 3 teste me kan dal negati mirpo urinoj shum shpesh
Kur vonohen periodat tek nje femer qe i ka pasur gjithmone te rregullta mendja te shkon tek nje shtatzani, aq me teper qe ju po perpiqeni per kete gje. Megjithate ka edhe shkaqe te tjera qe mund te japin vonese te periodave (stresi, shtimi ne peshe, kist e tje). Une mendoj qe ju ose duhet te beni nje eko (ultrasound), ose duhet te vazhdoni te beni test. Nese periodat vazhojne te mos vijne mund te merrni progesteron me qellim ardhjen e tyre. (psh utrogestan 100mg 2×1 tab per 3 dite, nje mjekim i tille nuk do bente dem edhe sikur ju te ishit shtatzane)
Mos hezitoni nese keni ndonje pyetje tjeter.

Daten e fundit te periodave i kam pas ne 18 tetor 2009 dua te di ne cjave te shtatzanis jam tani se jam ne merak?
Sipas periodave te fundit ju jeni 41 jave dhe 5 dite. Megjithate ju duhet te dini se data e periodave te fundit merren per baze nese periodat kane qene te rregullta 3 muajt e fundit para se te ngelnit shtatzane, nese nuk keni perdorur kontraceptive 3 muajt e fundit dhe nese mosha e shtatzanise eshte konfirmuar nga nje eko e fillimit te bares.
Mos hezitoni nese keni ndonje pyetje tjeter.

JAM 39 javeshe shtatzane,e kam pase gjate kesaj jave dhimbje te lehta ne fund te barkut,smund te them se ishin kontraksione,a jane normale keto dhimbje,me 10 me kane thene se me takon me lind.ju lutem me ktheni pergjigje,se kam shume frike.dhe nese kalon java e 40 a duhet te shkoj te kontrollohem.ju faleminderit per mirekuptimin.
Mos u shqetesoni fare, Gjate kesaj jave mund te keni shqetesime, dhimbje pergatitore Bara quhet e vonuar nese mbushen 42 jave, megjithese shumica e mjekeve nuk presin deri ne javen e 42te por veprojne qe ne javen e 41-te. Pas javes se 37-te vizitat behen 1 here ne jave.

i nderuar zoti doktor jam nje grua shtatezene ne muajin e 8 qe po pres te lind dhe te lutem shume qe te me sqaroje per punen e gjileperes mpirese qe behet ne shtyllen kurrizore per te mos i ndjere dhimbjet e lindjes.kjo gjilpere a behet ne maternitetin e vjeter te tiranes dhe a mund ta aplikojne te gjithe doktoret?a ka rreziqe?falemindreit per mirekuptimin!
Gjilpera per te cilen ju flisni, zakonisht aplikohet nga mjeku anestezist (i narkozes). Me sa di une ne te dy maternitetet ka mjek qe e bejne ate. Ju duhet te flisni me mjekun qe do te ndjek lindjen tuaj dhe te sqaroni mundesine e berjes se anestezise epidurale (gjilpera ne palce).
Nese keni pyetje te tjera mos hezitoni.

kam perdorur para disa muajsh 3 pako kontraceptiv Yasmin per rritjen e gjoksit,po nuk me kan bere asnje efekt,tani kam filluar nje pakete tjeter Yasmin per te njejtin qellim.Dua te di a mund t'i vazhdoj t'i pi dhe 2 paketa te tjera dhe a do te ndikoj ne rritjen e gjoksit?jam 22 vjece dhe madhesia e gjoksit shum e vogel per moshen tregon per munges hormonesh,ju lutem me ktheni pergjigje,shtoj gjithashtu se nuk kam kryer mardhenie seksuale asnjehere

Yasmina nuk perdoret per kete qellim. Duhet ta nderprisni pasi te mbaroni pakon.
Me sa di une nuk ka ndonje menyre medikamentoze racionale per rritjen e gjoksit.



                  






















 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Klinika gjinekologjike
Planifikimi familjar
REgjistrohu!
Testet e shtatzanise
Zhvillimi i fetusit
Infertiliteti
Mjekesia.com
Advertisement