header image
Home  Pyetjet me te shpeshta  Aborti  A ka rreziqe dhe probleme gjate procedures se abortit? Po pas tij?  
A ka rreziqe dhe probleme gjate procedures se abortit? Po pas tij?

Problemet nuk janë aq të shpeshta por mund të ndodhë që të këni gjakderdhje të mëdha, dëmtim
të qafës së mitrës, dëmtim të mitrës.
Më shumë ka gjasa të paraqiten probleme pas 2 javësh pas abortit se sa gjatë procedurës. Një
nga 10 gra merr ndonjë infeksion gjatë procedurës së abortit. Marrja e antibiotikëve gjatë kohës së
abortit zvogëlon mundësinë për infeksion. Nëse nuk trajtoheni me kohë atëherë ekziston rreziku i
paraqitjes së infeksioneve, posaçërisht sëmundjeve inflamatore të pelvikut.
Një në 100 gra nuk pastrohen tërësisht, kështu, mitra e tyre ka ende përmbjatje dhe ajo sipas të
gjitha gjasave do të duhet të trajtohet përsëri.