header image
Home  Pyetjet me te shpeshta  Aborti  Kondomat  
Kondomat

 

KONDOMAT



SI VEPRON?



Pengon që sperma të depërtoj në qafë të mitrës. Pa depertim të

spermës nuk ka shtatëzënësi.

SA JANË TË EFEKTSHËM?

80-90% .EFEKTIVITETI RRITET NËSE PËRDOREN EDHE SPERMICIDET.

SA KUSHTOJNË?





Vetëm 0.50 cent (3 copa)







 

PËRPARËSITË



Nuk ka nevojë per recetë nga mjeku. Mbron nga sëmundjet me

bartje seksuale. Jane te sigurta. Fertiliteti është prezent menjeherë

nese nuk përdoret.



MANGESITË

MUND TE SHQYHEN. Femrat mund të jenë alergjike ne latex apo në

spermicide. Duhet të përdoret vetëm një herë.



Faqe |1



SI TË PËRDOREN?

Kondomat duhet të vendosen në penis (organin gjenital të
mashkullit) në momentin e ereksionit.

JU DUHET TË KONTAKTONI MJEKUN MENJËHERË NËSE:

Ju ndodhë njëra prej ketyre gjerave:
-kondomi ju bie (rrëshqet) nga penisi dhe ju nuk mund ta nxirrni
nga vagjina,
-nëse keni kruarje rreth vagjinës apo keni skuqje rreth
organeve gjenitale.

PERDORIMI I DREJTË I KONDOMËVE

Përdor nje kondom te ri per çdo akt seksual. Mos e shpalosni
kondomin para se ta vendosni atë në organin tuaj gjenital. Vendosni
kondomin ne momentin kur organi juaj gjenital është I erektuar. Me
qëllim të zgjatjes së kënaqësisë suaj seksuale, vendos nje sasi te
vogel lubrifikant ne majë të penisit para se të vendosni kondomin.
Mund të kërkoni nga partnerja që ta vendosë kondomin si pjesë e
paralojës.

Vendose kondomin pasi që penisi është erektuar dhe pa pasur
fillimisht asnjë kontakt me penisin dhe ndonjë pjesë të trupit të
partnerit tuaj.

Faqe |2

Gjthmonë keni kujdes që të largoni ajrin në
majë të kondomit me qellim te shmangies së
pëlcitjes së kondomit. Duke e mbajtur majën e
kondomit me dy gishta, vendoseni kondomin në
penisin e erektuar.


Shpalose kondomin teposhte kah trupi i
penist Nese vereni qe kondomi ka pelcitur
apo eshte grisur gjate maredhenjeve
seksuale,menjehere nderpreni
maredhenjet ,terhiqe ate dhe vendos nje
kondom te ri.


Pas ejakulimit dhe zbutjes së penisit, mundohu
që lehtësisht të largosh kondomin në mënyrë
që mos të shperndahet sperma e grumbulluar
në majë të kondomit.

Faqe |3

Gjithcka që gjthmonë deshironi të dini për kondomët por keni frikë

të pyesni


Te mëdhenj, të vegjel, të trashë, të hollë, ngjyrë vjollce, të kaltër, me
aromë çokolate, peperminti, dredhze……………… TE GJTHA
EKZISTOJNË

PREJ ÇFARË MATERIALI JANË TË PERBERË KONDOMËT?

Latexi, lloj I llastikut përdoret më së shpeshti për

prodhimin e kondomave. As sperma e as virusi I HIV-it nuk

mund të dëpertoj përms poreve të latexit. Vendosja e silikonit
si dhe lubrifikantëve me bazë ujore në të dy anët e kondomit e
bëjnë atë të qëndrueshëm ndaj shqyerjes. Edhepse është shumë I
fortë, fërkimet e vrullshme si dhe shtypja e madhe mund të
shkaktojnë shqyerjen.

Faqe |4

TË MËDHENJ APO VEGJEL, TË SHKURTËR APO EKSTRA TË GJATË, TË
TRASHË APO HOLLË


JO TË GJITHË PENISËT JANË TË MADHËSISË SË NJËJTË! JO TË GJITHË
PËRDORUESIT DUAN VETËM DIÇKA SA PËR TË PËRDORUR!

Kur kondomët janë prodhuar për herë të parë të gjithë janë
prodhuar në madhësi të njëjtë. Askush nuk e di kush e ka vënë atë
standard. Gjatë viteve të fundit, në treg shihen kondomë të
madhësive të ndryshme. Tash ka kondomë të madhësisë, gjatësisë
dhe trashësisë së ndryshme. Për të kontrolluar madhësinë e
kondomit duhet të shikoni disa gjëra.

Së pari diametrin. Kjo është distanca tërthore e kondomit dhe duhet
t’I përshtatet penisit të erektuar.
Tjetër është gjatësia, e cila duhet të mbuloj pjesën më të madhe të
penisit, në majë mbetet një hapësirë për të ofruar më shumë
kënaqësi. Koka e penisit ka shumë mbaresa nervore dhe stimulimi i
tyre sjell kënaqësi më shumë.

Trashësia, do të thotë, trashësia e materialit të kondomit. Ekzistojnë
kondom të holloë, të cilët janë aq të hollë saqë ndjeshmëria është
pothuajse natyral. Ata janë rezistent dhe nuk duhet të frigoheni se
do të shqyhen sepse janë më të hollë.
Kondomët më të trashë prodhohen për rastet ku ka fërkime më të
mëdha, si; marrëshëniet seksuale anale. Poashtu janë edhe për
personat të cilët kanë probleme me shqyerjen e kondomëve.
Përdorimi I lubrifikantëve rekomandohet për ata të përdorin
kondoma më të trashë, kjo paradalon shqyerjen.

Faqe |5

TË LUBRIFIKUAR APO PA LUBRIFIKUAR

Ekzistojnë dy lloje lubrifikantësh për kondomë: xhel dhe silikon.
Lubrifikantët xhelatinoz janë me bazë ujore dhe kondomët bëhen të
ngjitshëm. Ata poashtu thahen sepse uji avullohet. Silikoni është një
polimer dhe bëhet I rrëshqtishëm. Kondomat me silikon nuk thahen
dhe mund të jenë më komfor. Secili nga këta lubrifikant mund të
përmbaj spermicide. Spermicidet janë shumë të dobishme për të
shkatërruar spermën, por edhe për të shkatërruar bakteret dhe
virusin e HIV-it. Kjo do të thotë, I shkatërron bakteret që shkaktojnë
infeksionet me bartje seksuale. Por, duhet pasur kujdesj, shumë
njerëz janë alergjik ndaj spermicideve. Femrat janë më alergjike se
sa meshkujt.
Shumica e kondomëve janë të lubrifikuar, por, ju mund të shtoni
gjithmonë disa pika të lubrifikantëve. Disa nga lubrifikantët më të ri
janë ata me bazë ujore dhe silikon. Mos përdor asgjë me bazë
vajore, sepse ato dobësojnë kondomin dhe mund të ndodhë
shqyerja.