header image
Home  Pyetjet me te shpeshta  Aborti  Kontraceptivet e urgjences  
Kontraceptivet e urgjences

 

KONTRACEPCIONI EMERGJENT – KE



Çka është?



KE – Kontracepcioni Emergjent (të quajtura si pilulat e kontracepcionit

emergjent) është një dozë speciale e hormoneve që parandalon

shtatzënësinë atë pasi të keni pasur marrëdhënie seksuale të pambrojtura.

Disa njerëz e quajnë “pilulat në mëngjes pas marrëdhënieve seksuale” por

në fakt ka kohë të përdoren deri në 3 ditë (72 orë) pas marrëdhënieve

seksuale të pambrojtura.

 

KONTRACEPCIONI EMERGJENT – KE



Çka është?



KE – Kontracepcioni Emergjent (të quajtura si pilulat e kontracepcionit

emergjent) është një dozë speciale e hormoneve që parandalon

shtatzënësinë atë pasi të keni pasur marrëdhënie seksuale të pambrojtura.

Disa njerëz e quajnë “pilulat në mëngjes pas marrëdhënieve seksuale” por

në fakt ka kohë të përdoren deri në 3 ditë (72 orë) pas marrëdhënieve

seksuale të pambrojtura.



Si funksionon KE



Pilulat e kontracepcionit emergjent funksionojnë sikurse edhe pilulat tjera

kundër shtatzënësisë, vetëm se këto kanë një dozë më të madhe të

hormoneve. Njëjtë sikur pilulat tjera edhe KE parandalon shtatzënësinë.

Pilulat e KE nuk janë pilula për të shkaktuar abort.



Plan rezervë për juve



KE mund të ndihmoj të parandalojë shtatzënësinë nëse keni pasur

marrëdhënie seksuale dhe:





Nuk keni përdorur asnjë kontraceptiv



Kondomi ka rrëshqitur apo është dëmtuar



Partneri juaj nuk është tërhequr me kohë



Keni harruar të përdorni më shumë se dy pilula kontraceptive të

rregullta



Jeni vonuar më shumë se një javë për të marrur injeksionin me

kontraceptiv



Pas dhunimeve seksuale

“I dashuri im nuk është tërhequr me kohë. Një shoqe më ka treguar për

KE, kështu shkova menjëhere te institucionet shëndetësore. Gjithçka tjetër

ishte e lehtë. Vetëm shkova atje, kërkova për KE dhe mora pilulat. Ishte

një çlirim i madh të merrja KE, sepse nuk isha në gjendje të jem shtatzënë

prapë”





Tregon Zana, nënë e dy fëmijëve.

Faqe | 1



Përparësitë e përdorimit me kohë e KE

KE i ofron gruas një plan të besueshëm dhe rezervë për parandalimin e
shtatzënësisë. Disa nga arsyet pse femrat zgjedhin të përdorin KE:


Mund të parandalojnë shtatzënësinë deri në 3 ditë (72 orë) pas
marrëdhënieve seksuale të pambrojtura

Nuk kanë efekte anësore afatgjate

Të sigurta për të gjitha femrat, madje edhe ato që nuk mund të
përdorin estrogjene

Mund të mbahen afër vetes (të ruhen) për çdo rast
Çka duhet të dini

KE ka shumë pak mangësi! Por është me rëndësi të dini se:


KE është më pak efektiv se sa marrja e pilulave të rregullta, Depo
ose kondomat

Nëse KE nuk funksionon dhe ju mbeteni shtatzënë, ekziston një rrezik
se do të mbeteni shtatzënë jashtë mitrës

KE nuk ju mbron nga HIV-i apo infeksionet tjera me bartje seksuale
Efektiviteti

Ekzistojnë dy lloje pilulash të KE:
1-Pilulat e kombinuara që kanë përmbajtje të progesteronit dhe
estrogjeneve
2-Pilulat që përmbajnë vetëm progesteron, ndryshe të quajtura si
PLANI B

KE është i sigurt dhe efektiv në redukimin e rrezikut për të mbetur
shtatzënë. Pilulat vetëm progestin (Plani B) janë më të reja dhe më
efektive- ato redukojnë rrezikun e shtatzënësisë për 89 %. Pilulat e
kombinuara estrogjene/progesteron redukojnë rrezikun në 75%

Faqe | 2

Si të merret KE
Është me rëndësi të merrni KE sa më parë që është e mundur pasi të keni
pasur marrëdhënie seksuale të pambrojtura. Disa mënyra se si mund ta
merrni:


Kontakto mjekun apo infermieren tuaj

Shkoni në qendrat shëndetësore (Qendrat e Mjekësisë Familjare),
nuk keni nevojë të bëni termine.
Edhe disa gjëra për të mbajtur mend:


U thuaj atyre në klinikë që keni nevojë për kontracepcion emergjent

Duhet të dish datën e menstruacioneve të fundit dhe datën që keni
pasur marrëdhënie seksuale të pambrojtura.

Nuk keni nevojë për ekzaminime fizike për të marrë KE!
FAKT: KE është më së shumti efektiv nëse e merrni brenda 24 orëve pas
seksit të pambrojtur.

Çka të presim: Efektet më të shpeshta anësore

KE është shumë i sigurt. Efekti më i shpeshtë anësor është nauzea (ndjenja
e vjelljes ), por ky efekt zgjatë vetëm një ditë. Disa efekte të përkohshme
anësore janë:


Zbutja e gjinjëve

Ndryshimi i periudhave të menstruacioneve

Menstruacioni i ardhshëm mund të jetë me gjakderdhje më të
mëdha apo më të vogla.
Si t’i shmangeni dhimbjes dhe ndjenjës së keqe në bark!


Kërkoje planin B, KE vetëm progestin. Shkakton më pak nauze se sa
forma e kombinuar progestin/estrogjene.

Provo të hash ushqim, bukë rreth 30 min para se të marrësh
kontraceptivët.

Provo të marrësh Dramamine (bar që e parandalon nauzenë, rreth
dy orë para se të marrësh kontraceptivët). Këto barna të vënë në
gjendje të përgjumur, mos vozitni mënjëherë pas marrjes së tyre.
Faqe | 3

Këshillë: Nëse vjellni brenda 2 orësh pasi të keni marrë kontraceptivët
duhet të përsëritet doza.

Tregoju shoqeve

KE është i sigurt dhe një metodë e besueshme për të parandaluar
shtatzënësinë pas marrëdhënieve seksuale të pambrojtura. Poashtu është
e vetmja mënyrë për të parandaluar shtatzënësinë pasi femra të jetë
dhunuar. Por shumë femra ende nuk dijnë për KE. Kështu, shpërndaje
fjalën dhe u trego edhe shoqeve tuaja.

FAKT: Çdo femër duhet të dijë për KE.

Si të përdoret KE

Shumica e institucioneve shëndetësore dhe farmacive kanë dy lloje të KE:
Pilulat vetëm progestin (emri i barit PLAN B) dhe ato të kombinuara me
estrogjene dhe progesteron. Të dyja llojet kanë nga dy doza.


Merre dozën e para brenda 3 ditëve pas marrëdhënieve seksuale të
pambrojtura (sa më parë aq më mirë)
-Merr dozën e dytë saktësisht 12 orë pas dozës së parë
Nëse nuk të vijnë menstruacionet brenda 3 javësh, apo menstruacionet
janë shumë të lehta, kontaktoni mjekun apo infermieren.
Mënyrë e re për përdoruesit e PLANIT B

Nëse jeni të brengosur se do të harroni të merrni dozën e dytë të PLANIT B,
ju mund të kontaktoni me institucionet shëndetësore apo farmacinë për
të marrur të dyja dozat në të njëjtën kohë. Ka mjaft dëshmi se marrja e dy
dozave në të njëjtën kohë të PLANIT B është po aq efektive sa marrja e
dozave ndaras pas 12 orëve.

Si të përdoren pilulat e rregullta kundër shtatzënësisë si pilula për KE

Mënyra më e lehtë për të marrur KE është përdorimi i pilulave të
paketuara për atë qëllim në institucionet shëndetësore ose farmaci.

Faqe | 4

Megjithatë, nëse nuk keni mundësi t’i merrni ato, atëherë ju mund të
përdorni edhe pilulat e rregullta si formë e kontracepciont emergjent.
Marrja e pilulave të rregullta për KE është po aq efektive sa edhe pilulat e
veçanta për KE. Por shumica e femrave ndjejnë më shumë efekte
anësore (vjellje). Për të marrur pilulat e rregullta si kontraceptiv emergjent
duhet së pari të kontaktoni me institucionin shëndetësor ose farmacinë.

Pyetjet më të shpeshta

Sa herë mund të përdor KE?

Ju mund të përdorni KE sa herë që keni nevojë. Do të jetë njëjtë efektiv
pavarësisht sa herë përdoret. Por KE nuk është metodë e rregullt për të
parandaluar shtatzënësinë. Nëse vëreni se keni nevojë të përdorni shumë
shpesh KE, atëherë është mirë të flisni me infermieren apo mjekun tuaj. Së
bashku me ta ju do të zgjedhni një metodë kundër shtatzënësisë që është
më e mira për ju.

Kur mund të filloj të përdor metoda të rregullta kundër shtatzënësisë?

Menjëherë! Ju mund të filloni të përdorni metoda të rregullta si Kondomat
apo Depo që nga dita që keni filluar KE. Metodat tjera siç janë pilulat
mund të fillohen nga dita e nesërme.

Nëse KE nuk funksionon dhe unë mbetem shtatzënë, a do të lëndohet
fetusi (foshnja)?

Jo. Nuk ka asnjë dëshmi mjekësore që thotë se kjo mund të dëmtoj fetusin.
KE nuk është pilulë për të shkaktuar abort. Nuk funksionon nëse jeni
shtatzënë.

A ka ndonjë mënyrë për të ruajtur në shtëpi KE në rast se më nevojitet?

Po! Çdo femër duhet të ketë në shtëpi apo me vete KE, sa për t’iu gjetur
kur i nevojitet. Ju mund të kërkoni nga instutucionet shëndetësore apo
farmacia për të marrur një paketim me vete në shtëpi.

Vërejtje: Mos i përdorni pilulat e rregullta për kontraception emergjent pa
u konsultuar me mjekun apo infemieren sepse pilulat e rregullta janë në

Faqe | 5

doza të ndryshme dhe mund të mos funksionojnë apo mund të jenë të
tepërta dhe rrisin mundësinë e vjelljeve.

www.shendetiriprodhues.org

Për të mësuar më shumë për kontraceptivët dhe metodat tjera lexo
broshuart:

Pilulat
Depo Provera (Injeksionet)
Kondomat
Spiralja

Shiko edhe veb faqen:

www.shëndetiriprodhues.org

Për të parandaluar shtatzënësinë e padëshiruar pas seksit të pambrojtur
vizitoni Qendrën më të afërt të Mjekësisë Familjare

Faqe | 6








 

Klinika gjinekologjike
Planifikimi familjar
REgjistrohu!
Testet e shtatzanise
Zhvillimi i fetusit
Infertiliteti
Mjekesia.com
Advertisement