header image
Home  Pyetjet me te shpeshta  Aborti  Sterilizimi  
Sterilizimi

 

STERILIZIMI
Çka është?
Sterilizimi është metodë e përhershme kontracepcioni. Kjo do të thotë që
nuk është e kthyeshme. Ka disa lloje procedurash sterilizimi për meshkuj
dhe femra. Sterilizimi i meshkujve quhet vazektomi. Sterilizimi i femrave
quhet ligaturë ose lidhje e tubave.
Si bëhet vazektomia?
Vazektomia është një operacion i thjeshtë. Gjatë operimit mjeku i bllokon
tubat që bartin spermën nga testiset deri në penis. Pas bllokimit të tubave,
sperma nuk mund të kaloj në penis apo të arrij vezët e femrës. Në këtë
mënyrë mund të keni marrëdhënie seksuale pa u brengosur se
gruaja/partnerja juaj mund të mbetet shtatzënë.
Si bëhet ligatura?

Lidhja e tubave është operacion i vogël që kryhet në klinikë apo spital.
Gjatë operacionit mjeku bllokon tubat fallopiane (tubat që bartin vezën e
femrës në mitër). Pas bllokimit të tubave, veza dhe sperma nuk mund të
takohen. Kjo do të thotë se femra mund të ketë marrëdhënie seksuale pa
u brengosur se do mbetet shtatzënë.
Aplikimi i sterilizimit
Meshkujt dhe femrat bëjnë sterilizimin për këto arsye:
– Kanë plotësuar numrin e femijëve dhe nuk duan më të kenë fëmijë
– Ata që nuk duan të kenë fëmijë fare
– Ata që duan të kenë marrëdhënie seksuale pa frikën nga
shtatzënësia
– Për ato te të cilat shtatzënësia është e rrezikshme për shëndetin e
tyre apo të foshnjes
Vazektomia
Vazektomia është operacion i thjeshtë që zgjat rreth 30 minuta. Çka
duhet të pritet nga ajo:
– Anestetiku injektohet në lëkurën e skrotumit (qeses së testiseve)
– Mjeku do të bëj hapje në lëkurën e skrotumit dhe i bllokon tubat
– Mund të shkoni të njëjtën ditë në shtëpi
Pas vazektomisë
Është normale nëse ndjeni pak djegije, ënjtje për disa ditë pas
vazektomisë. Ju mund të ndihmoni veten për t’u shëruar më shpejtë nëse
përcjellni këto këshilla:
– Pushoni për disa ditë – mos ngrit pesha të rënda për të paktën 24
orë pas vazektomisë
– Vendos akull gjatë 24 orëve të para në skrotum kohë pas kohe. Kjo
do të ndihmojë për të zvogëluar ënjtjen dhe dhimbjen.
– Duhet të prisni dhe të mos keni marrëdhënie seksuale derisa të
shërohet lëkura
Vërejtje: Vazektomia nuk është efektive menjëherë. Nevojiten rreth 12
javë që sperma të pastrohet nga tubat. Për të qenë të sigurt se nuk keni
më spermatozoid në spermën tuaj mund të bëni testin. Përdorni ndonjë
metodë tjetër kontracepcioni derisa testi të tregojë zero spermatozoide.
“Më në fund vendosa që të kem vazektomi dhe tash jam i kënaqur që e
bëra. Tashmë nuk brengosem se do e lë gruan/partneren shtatzënë”.
-Drini, 34 vjeç, baba i 5 fëmijëve.
Lidhja e tubave
Lidhja e tubave zgjatë rreth 30 minuta. Nuk largohet asnjë organ dhe nuk
ka të bëj asgjë me heqjen e mitrës. Disa nga gjërat që duhet të keni
parasysh:
– Mund të bëni lidhjen e tubave menjëherë pas lindjes apo në
çfarëdo kohe gjatë ciklit menstrual
– Mjeku juaj do u jep anestetik të përgjithshëm, kështu do jeni në
gjumë gjatë gjithë procedurës. Ka edhe opcione që ipen anestetik
lokal, kështu, jeni të zgjuar, por nuk ndjeni asgjë
– Mjeku do bëj një prerje të vogël në bark dhe pastaj i lidh tubat
– Ju mund të shkoni në shtëpi të njëjtën ditë pas procedurës
Pas lidhjes së tubave
Është normale të ndjeni pak dhimbje apo djegie në bark pas lidhjes së
tubave. Shumica e femrave ndjehen mirë brenda një jave kur ndjekin
këto udhëzime:
– Pushojnë për disa ditë
– I shmangen punës së rëndë fizike për të paktën një javë
– Presin dhe nuk kanë marrëdhënie seksuale derisa të ndjehen mirë
Vërejtje: Lidhja e tubave është efektive menjëherë.
“E dija se nuk doja më fëmijë, kështu vendosa të bëj lidhjen e tubave. Më
pëlqen rehatia, thjesht nuk kam nevojë më të mendoj për mbrojtje kundër
shtatzënësisë!
— Laura, 31 vjeç, nënë e 4 fëmijëve
Përparësitë e sterilizimit
– E sigurt, efektive dhe e përhershme
– Opcion i mirë për femrat dhe meshkujt që nuk dëshirojnë të kenë
më fëmijë
– Nuk ndërpren marrëdhëniet seksuale
– Nuk ndryshon kënaqësinë seksuale
Disa mangësi:
Çka duhet të dini
– Sterilizimi është i përhershëm/pakthyeshëm. Duhet të jeni të sigurt që
nuk doni më fëmijë parase të vendosni.
– Të rinjtë që bëjnë sterilizimin pendohen shpesh – nëse jeni nën 30
vjeç, duhet të jeni abosolutisht të sigurt kur të merrni vendimin.
– Disa meshkuj dhe femra frikësohen nga operacionet pavarësisht sa
të vogla janë
– Sterilizimi nuk mbron nga sëmundjet me bartje seksuale. Nëse
mendoni se u duhet mbrojtje, përdorni kondoma.
Rreziqet: Çka duhet të dini
Vazektomia edhe lidhja e tubave janë operacione shumë të sigurta.
Megjithatë, çdo operacion i ka rreziqet e veta. Rreziqet nga sterilizimi janë
shumë të rralla, por është me rëndësi të dihet:
– Për femrat, ekziston një rrezik i komplikimeve nga anestezioni i plotë
që përdoret për lidhjen e tubave
– Për femrat, nëse lidhja e tubave nuk funksionon dhe femra ka
mbetur shtatzënë, sipas të gjitha gjasave ajo shtatzënësi do të jetë
ektopike (jashtë mitrës)
– Për femrat dhe meshkujt, ka shumë pak gjasa që të infekektohen
pas operacionit
Efektiviteti
Vazektomia është 99% efektive në parandalimin e shtatzënësisë. Kjo do të
thotë se nga 100 meshkuj, vetëm një prej tyre mund të lë gruan/partneren
shtatzënë. Lidhja e tubave është më pak efektive se sa vazektomia, rreth
98%. Kjo do të thotë, nga 100 femra, vetëm 2 prej tyre mund të mbesin
shtatzënë në një periudhë 10 vjeçare.
FAKT: Sterilizimi është metodë e përhershme e parandalimit të
shtatzënësisë. Mos merr vendime të shpejta!
Vazektomi apo lidhje të tubave
Një nga përparësitë e sterizlimit është se femra dhe mashkulli mund të
zgjedhin. Ndonjëherë çiftet kanë telashe të vendosin se cili prej tyre duhet
të bëj procedurën, femra apo mashkulli. Informatat më poshtë do ju
ndihmojnë të krahasoni vazektominë dhe lidhjen e tubave:
– Vazektomia bëhet në mënyrë ambulantore, ndërsa lidhja e tubave
bëhet vetëm në spitale
– Vazektomia bëhet me anestezion lokal, ndërsa lidhja e tubave
bëhet me anestezion të plotë. Opcion tjetër mund të jetë
anestezioni lokal.
– Shërimi nga vazektomia zgjatë rreth 48 orë, ndërsa shërimi nga lidhja
e tubave më shumë se një javë
– Shkalla e dështimit nga vazektomia është rreth 1%, ndërsa nga lidhja
e tubave është rreth 2%.
Pyetjet më të shpeshta
A do kem dhimbje gjatë operacionit?
Meshkujt mund të ndjejnë parehati gjatë injektimit të anestezionit në
sktorum (qese). Gjatë lidhjes së tubave femrat janë në anestezion të
plotë, ato nuk ndjejnë kurrfarë dhimbje.
A do ndryshojë sterilizimi hormonet?
Jo! Sterilizimi nuk ndryshon hormonet as mashkullore as femërorehormonet
gjinore. Meshkujt do të vazhdojnë të kenë ereksione dhe
ejakulime. Femrat do të vazhdojnë të kenë ciklet menstruale sikur më
parë.
A do ndryshojë sterilizimi dëshirën për marrëdhënie seksuale?
Sterilizimi nuk do ndryshojë epshin seksual. Edhe meshkujt edhe femrat do
mund të funksionojnë seksualisht pas sterilizimit. Shumë njerëz thonë se
kënaqen edhe më shumë sepse nuk kanë kurrfarë brenge në lidhje me
shtatzënësinë.
Çka nëse ndërroj mendjen pas disa viteve? A është e kthyeshme?
Të dyja, vazektomia dhe lidhja e tubave janë të
përhershme/pakthyeshme. Kthimi në gjendjen e mëparshme është i
mundur për të dyja metodat, por kjo është shumë e shtrenjtë dhe me
suskes shumë të vogël. Nëse mendoni se do të pendoheni më vonëdhe
nuk jeni të sigurt nëse doni fëmijë në të ardhmen mos e bëj sterilizimin tani.