header image
Home  Pyetjet me te shpeshta  Aborti  Aborti me tableta  
Aborti me tableta

 

Dr. Shk. Julian Habibaj

Spitali UniversitarObstetrik-Gjinekologjik

"Mbreteresha Geraldine" 

Blvd. Zogu I

Tirane

tel: 0692128234

 

 

 

Aborti me tableta eshte i mundshem per grate qe jane me pak se 8 jave shtatzane

Tableta e pare qe merret nga goja quhet Mifepriston. Pas 24 deri 72 oresh perdoren 2 tableta te tjera me emrin Misoprostol. Tableta e dyte mund te merret nga goja ose te aplikohet ne vagine. Tableta e pare realizon ndalimin e shtatzanise, ndersa e dyte ben te mundur nxjerrjen jashte te saj nepermjet tkurrjeve te mitres dhe zbutjes dhe hapjes se qafes se mitres.

 

 

 

Ne 95 deri 97% te rasteve arrihet aborti brenda 2 javeve nga perdorimi i tabletes se pare. 

Mifepristone dhe misoprostol jane te aprovuara nga Agjencia Amerikane per Ushqimin dhe Medikamentet

(Food and Drug Adminstration)  

Mifepristone bllokon progesteronin, i cili eshte nje hormon i nevojshem per mbajtjen e shtatzanise . Per shkak te bllokimit te ketij hormoni shtresa e brendshme e mitres fillon te shkolitet, qafa e mitres sbutet dhe mund te shfaqet hemorragjia. Me perdorimi e medikamentit te dyte uterusi kontraktohet dhe zakonisht brenda 6 deri 8 oresh nxjerr jashte embrionin.

Kjo metode afron avantazhin e rruajtjes se intimitetit, por disa gra e perjetojne negativisht faktin e

marrjes se nje roli aktiv ne kete proces (Ndjenja e fajit) 

Pasi keni perdorur mifepristonin ju mund te keni hemorragji. Kjo eshte shume individuale. Ka gra qe 

mund te kene sasi te pakte gjaku si ne ditet e fundit te periodave. Te tjera mund te kene sasi hemorra

gjie te ngjashme me periodat dhe te tjera mund te mos kene fare hemorragji deri ne perdorimin e 

misoprostolit.

Hemorragjia mund te filloje deri 20 minuta pas perdormit te tabletes se dyte dhe brenda 6 deri 8 oreve

te ardhshme shumica e grave abortojne. Ato mund te kene dhimbje ne forma krampesh ne fund te

barkut dhe hemorragji me koagula.

Duhet te kryehet nje ekzaminim pas 2 javesh per te konfirmuar suksesin e tabletave. Ne rreth 5% te rasteve nuk arrihet te nxirret embrioni dhe kalohet ne procedurat tradicionale.

Efektet anesore perfshijne: hemorragji e madhe, dhimbje koke, te perziera, te vjella, diarre, krampe.

Cilet jane kriteteret qe duhet te plotesojne grate perpara se te perdorin kete tableta? 

 

  • me pak se 8 jave qe nga periodat e fundit
  • ka suport per tu transferuar ne nje spital ose te pakten te telefonoi spitalin
  • jeton jo me shume se 2 ore nga nje spital
  • mund te shkoi 1 deri ne 3 here per spital per kontrollet e ardhshme
  • te jete dakort me nje abort kirurgjikal nese deshton perdorimi i tabletave 

A demtohet aftesia per te ngelur shtatzane ne te ardhmen?

Nga studimet e kryera nuk ka ndonje lidhje midis perdorimit te ketyre medikamenteve dhe efekteve 

afatgjate te tyre ne lidhje me shtatzanite e ardhshme.