header image
Home  Pyetjet me te shpeshta  Aborti  Aborti  
Aborti
Aborti

Perkufizimi: Nderprerja e shtatzanise perpara realizimit te fetusit, perpara 28 javesh (Britani) dhe perpara 20 javesh dhe pesha e fetusit me e vogel se 500 gr (Australia dhe USA). Kur aboorti ndodh spontanisht atehere perdoret termi deshtim(abort) Incidence 15% e te gjitha shtatzanive. Abort i palajmeruar Pasqyra klinike: Simptomat e shtatzanise jane ne varesi te periudhes te shtatzanise. Gjakderdhja vaginale eshte e paket ose mesatare, gjaku ka ngjyre te kuqe te erret. Dhimbja mungon ose eshte e paket. Cerviksi eshte i mbyllur, test ii shtatzanise positive, dhe me ultrasonografi shikojme fetusin e gjalle. Prognoza : N.q.s humbja e gjakut eshte e paket aq sa nje humbje gjate menstruacioneve, dhe nuk eshte e shoqeruar me dhimbje dhe me kontraksione uterine atehere arsyetohet te kete shance te vazhdoje shtatzania. Kjo ndodh ne 50% te rasteve, pjesa tjeter kalon ne abort te pashmangshem dhe abort te humbur(missed). Trajtimi: Qetesim ne shtrat edhe 1 jave pas ndalimit te hemoragjise. Jo mardhenie seksuale sepse cregullojne shtatzanine me efektin mekanik dhe hormonal. Sedative nese pacienti eshte anksioz. Trajtimi medical eshte i depatushem, por me shpesh perdoren –progresteron (hidroxy progresteron caproate 250 mg 2 here ne jave). Nivele te ulura te progresteronit ne plazem indikojne per nderprerje te shtatzanise, por nga ana tjeter progresteroni shkakton retension te vezes te vdekur ne abortet e humbura(missed). Gonadotropinat simpatomimetik, antiprostaglandine, acid folik mqs nuk eshte provuar perfitimet e tyre. Aborti i pashmangshem Pasqyra klinike: Simptomat e shtatzanise jane ne varesi te periudhes te shtatzanise. Hemoragjia vaginale eshte e madhe dhe gjaku mund te jete shoqeruar me trombe. Dhimbja eshte e tipit kolike dhe ndjehet ne regjonin suprapubik dhe radiatohet ne shpine. Cerviksi eshte i dilatuar dhe prej tij mund te dali produkti i konceptimit. Rupturat e membranave midis jave te 12-28 eshte shenje e abortit te pashmangshem. Trajtimi: Cdo perpjekje qe do te mbaje shtatzanine eshte e kote.