header image
Home  Pyetjet me te shpeshta  Shtatzania  Ndryshimet e frymarrjes, duar, thonje, varice, shfaqja e urtikaries etje  
Ndryshimet e frymarrjes, duar, thonje, varice, shfaqja e urtikaries etje

A janë delikate thonjtë gjatë barrës?

Si mund të parandalohet kjo?

Pse në duar ndihet një mpirje?

Pse në tre gishtrinjtë e jashtëm të dorës ka një djegie dhe ka një ndjenjë të të shpuarit sa një kokë gjilpëre?

Me cfarë mjekohet ky sindrom?

A është e zakonshme, qe gruaja shtatzane të ketë një frymëmarrje të shkurtuar ose të shpejta?

Si mund të ndalohet kjo ndjenjë?

A është normale të djersitesh shumë gjatë barrës?

Qfarë është miliria?

Qfarë është intertrigo?

Cfarë është utrikaria e barrës?

Si mund të mjekohet utrikaria?

Kur mund të zhvillohen venat varikose?

Me cfarë mjekohen venat varikose gjatë barrës?

 

 

A janë delikate thonjtë gjatë barrës?

 

Ndryshimet në thonjtë tuaj mund të ndodhin shumë herët, qysh në 6 javët e para të barrës. Pas kësaj, thonjtë mund të zbuten dhe hollohen.

 

Si mund të parandalohet kjo?

Një diete me sasi të piote të proteinave dhe kalciumit do të ndihmonte në mbajtjen e forte të thonjëve tuaj. Mbani thonjtë e shkurtë, nëqoftëse ato vazhdojnë të thyhen.

 

Pse në duar ndihet një mpirje?

Nervat që dalin prej qafës të gruas shtatzane e që inervojnë duart, tërhiqen, duke shkaktuar mpirje të tyre, në 5% deri 10% të grave me barre, Kjo ndodh edhe per shkak të shtypjes që shpatullat u bëjnë nervave dhe duart tuaja mpihen. Një numur i madh i rasteve ndodhin kur gruaja zgjohet në mëngj'ez, por kjo mpirje mund të persistojë dhe mbas lindjes per arsye të mbajtjes të fëmijës. Kjo mund të parandalohet, duke bëre ushtrime $do dite.

 

Pse në tre gishtrinjtë e jashtëm të dorës ka një djegie dhe ka një ndjenjë të të shpuarit sa një kokë gjilpëre?

 

Ky është quajtur sindromi tunnel carpal dhe zakonisht kap vetëm një dorë. Sindromi shkaktohet nga shtypja e nervit median prej fryrjes së indeve ne kycin e dorës. Kjo gjendje është shumë e zakonshme afër fundit të barrës dhe zakonisht, zhduket pas lindjes.

 

Me cfarë mjekohet ky sindrom?

 

-Kufizim ne përdorimin e kripës.

-Ngritja e duarve mbi kokë kur shtriheni.

-Vendosja e një manshete në kygin tuaj.

 

A është e zakonshme, qe gruaja shtatzane të ketë një frymëmarrje të shkurtuar ose të shpejta?

 

Ndjenja e "urisë per ajëf' ose shkurtimi i frymëmarrjes mund të ndodhë në gdo kohë gjatë barrës, shkaku është i dyfishtë.

Në trimestrìn e pare e ne të dytë, në tru, në qendrën e frymëmarrjes, shtohet progesteroni, që e ben ketë qendër shumë të ndjeshme prej dioxidit të karbonit, i cili shkakton shpejtimìn e frymëmarrjes.

Në trimestrin e tretë, mitra rritet dhe shtyp mushkëritë atëhere

frymëmarrja shkurtohet.

 

Si mund të ndalohet kjo ndjenjë?

 

-Ngrini krahët mbi kokën tuaj.

'Flini me disa jastëkë nën kokë e shpinë.

-Beni një frymarrje të thellë dhe qetësohuni.

 

A është normale të djersitesh shumë gjatë barrës?

 

Në muajin e trete ju do të filloni të djersiteni, per shkak të shtimit të sekretimit të gjendrës së thyroìdes. Kjo shkakton një shtim të djersës, temperaturës e skuqje të trupit. Djersa e shtuar mund të shkaktojë dy sëmundje që quhen miliriaa dhe intertrigo.

 

Qfarë është miliria?

 

Miliria është e njohur si një "kokërr e vogël e ngrohtë " ose " kokërr e skuqur, që zakonisht ndodh ne barre. Kokrra e vogël është sa maja e gjilpërës dhe jep të kruajtura. Në këto raste perdoret pudër talk,

 

Qfarë është intertrigo?

 

Intertrigo është një gjendje e cila ndodh në gdo lëkurë, që është e palosur, si ne sqetull, ne bark dhe nën gjoks. Lëkura bëhet e skuqurdhe me kore që shpesh infektohet nga mikrobet. Lëkura mund të djegë ose të kruhet. Mjekimi konsiston në mbajtjen e këtyre fushave të thata e të pastra. Mjekimi me hydrokortizon dhe antifungai janë të përshtatshëm.

 

Cfarë është utrikaria e barrës?

 

Utrikaria e barrës është një e krojtur intesive e lëkurës, që ndodh vetëm gjatë barrës. Pllakat e kuqe grumbullohen e zhvillohen së pari në bark, zakonisht rreth kërthizës dhe përhapen në kofshët dhe krahët. Kjo ndodh në 1% të barrave. Utrìkaria është me e zakonshme në barrai per herë të pare dhe me rrallë, sa me shumë barra të përsëritetet. Kjo nuk dëmton barrën, sepse është një sëmundje dermotologjike.

 

Si mund të mjekohet utrikaria?

 

Mjekimi kryesor kortisteroidet lokal, Antihistaminikët perdoren per të qetësuar simptomat si ato të kruajtjes. Kortisteroidet nga goja përdoren, në qoftë se ato lokale nuk veprojnë në shërim.

 

Kur mund të zhvillohen venat varikose?

 

Venat varikose, të ashtuquajtura varikositis ose varice zakonisht ndodhin afër fundit të trimestrit të dytë. Ato shfaqen per arsye të presionit të mitrës mbi enët kryesore të gjakut, të pengimit të gjakut qarkullues dhe distendimit të venave të këmbëve dhe vulvës. Venat distendohen me shpejt per arsye se tonusi i tyre është gjithmonë i zvogëluar nga efektet e progesteronit. Venat varikose kanë tendencë trashëgimie familiare. Në shumë raste, venat varikoze bëhen shumë të dukshme dhe shumë të dhimbshme, sidomos me rritjen e barrës. Stilimi ne peshë e vecanërisht qëndrimi ne këmbë per një kohë të gjatë, mund të keqësojnë gjëndjen e tyre.

 

Me cfarë mjekohen venat varikose gjatë barrës?

 

-Mjekimi gjatë barrës është per të qetësuar dhimbjet.

-Mund të përdoren corape elastike sipas këshillës se mjekut.

-Mos qëndroni në këmbë per një kohë të gjatë.

-Kur të shtriheni në shtrat niveli i kokë's duhet të jetë në nivelin e këmbëve.

Klinika gjinekologjike
Planifikimi familjar
REgjistrohu!
Testet e shtatzanise
Zhvillimi i fetusit
Infertiliteti
Per cdo pyetje nje pergjigje
Mjekesia.com
Advertisement