header image
Home  Pyetjet me te shpeshta  Shtatzania  Dhimbja e kokes, shqetesimet ne zemer, hemorroidet e tje  
Dhimbja e kokes, shqetesimet ne zemer, hemorroidet e tje

A u shtohet dhimbja e kokës grave shtatzane?

Gruaja shtatzane nganjëherë ndjen një goditje në zemër, pse ndodh kjo?

Cfarë duhet të bëjë një grua që ka hemorrhoide?

Si mund të parandalohen ose mjekohet hemorrohiodet?

Zënia e hundëve gjatë barrës mund të zhvillojë alergji?

Si mund të mjekohen këto simptoma?

A është shumë e zakonshme gjakderdhja prej hundëve?

 

 

A u shtohet dhimbja e kokës grave shtatzane?

 

Po, kjo ndodh ne barre. Shkaqet mund të jenë të shumta, si tensioni emocional, sinusitis, lodhja dhe anemia. Mjekimi i dhimbjes së kokës në fillim bëhet konservative. Pacientja shtrihet në një dhomë të rehatshme, por te errët. Një kompresë e ngrohtë ose e ftohtë mund të qetësojë dhimbjet e kokës. Acetaminofeni (Tylenol) ose aspirina mund të përdoren gjatë barrës.

 

Gruaja shtatzane nganjëherë ndjen një goditje në zemër, pse ndodh kjo?

 

Ky është një crregullim gjatë trimestrit të fundit të barrës. Kjo ndodh per arsyet e shtimit të volumit të gjakut dhe shtimit të punës së zemrës. Në qoftë se problemi ndodh shpesh herë duhet të vizitoheni tek mjeku. Kur ndodh kjo goditje, ju duhet të uleni ose të shtriheni vetëm per pak minuta.

 

Cfarë duhet të bëjë një grua që ka hemorrhoide?

 

Hemorrhoidet janë enët e distenduara ose venat varikoze të lokalizuara në anus ose brenda tij. Ato ndodhin si pasojë e shtimit të volumit të gjakut dhe rritjes së mitrës ne peshë, duke shkaktuar kongjestion ose bllokim të qarkullimit. Hemorrhoidet mund të jenë dhe hereditare (të trashëguara). Ato shfaqen e keqësohen në fund të barrës. Në këtë periudhë hemorrhoidet bëhen të dukshme dhe shkaktojnë dhimbje të zorrës së trashë, djegie, fryrje dhe hemorragji. Hemorragjìa mund të jetë me pika ose me sasi të madhe, e cila ndalon vetë. Nëqoftëse ju nuk e kini të qartë nga vjen hemorragjia, prej vagine ose nga zorra e trashë, shkoni per vizitë tek mjeku,

 

Si mund të parandalohen ose mjekohet hemorrohiodet?

 

-Të mjekohet per konstipacion. (kapsllëk)

-Të bëjë disa herë në dite ulje ngritje.

-Të ushqehet me fruta e zarzavate dhe të pijë rreth 8 gota lëngje në dite.

-Të bëjë banja të ngrohta per të qetësuar,

-Nuk duhet të qëndroj në këmbë per një kohë te gjate

 

Zënia e hundëve gjatë barrës mund të zhvillojë alergji?

 

Zënia e hundëve dhe gjakëderdhja prej tyre janë të zakonshme per arsye të fryrjeve të membranave mukoze në rrugët e frymarrjes. Fryrja shkaktohet edhe nga shtimi i qarkudimit të gjakut. Ju mund të zhvilloni një kollë kronike.

 

Si mund të mjekohen këto simptoma?

 

Mjekimi bëhetduke perdorurmedikamenteqënjomin rrugët e frymarrjes, per të pakësuar shpeshtësinë dhe rëndesën e këtyre problemeve. Një medikament që ul fryrjen e membranave mukoze të rrugëve të frymarrjes, mund të përdoret ngaju, por nën kujdesin e mjekut tuaj.

 

A është shumë e zakonshme gjakderdhja prej hundëve?

 

Po, Kjo ndodh per arsye të numurit të shtuar të enëve të reja të gjakut në membranat mukoze të hundës dhe të shtimit të qarkullimit të tij. Gjakderdhja mund të ndalojë vetë, por kur kjo nuk ndalon, përdoren kompresa të ftohta ne hundë, Per të parandaluar gjakderdhjen nga hundë't mund të përdoret dhe një medikament per njomjen e rrugëve të frymëmarrjes.

Klinika gjinekologjike
Planifikimi familjar
REgjistrohu!
Testet e shtatzanise
Zhvillimi i fetusit
Infertiliteti
Mjekesia.com
Advertisement