header image
Home  Pyetjet me te shpeshta  Shtatzania  Dobesia, keputja dhe shenja te tjera  
Dobesia, keputja dhe shenja te tjera

Pse ka marrje mendsh pasi ngriheni nga shtrati?

Cfarë mund të behet per të parandaluar të marrurit mendsh?

Pse ka marrje mendsh, nëqoftëse qëndron në këmbe, pa lëvizur, per një kohë të gjatë?

A është normale të jesh e lodhur gjithë kohën dhe kush e shkakton këtë dobësi?

Cfarë duhet të bëjmë rreth këputjes (dobësisë)?

A është e zakonshme humbja e memorjes gjatë barrës?

 

 

Pse ka marrje mendsh pasi ngriheni nga shtrati?

Ju duhet të dini, se gjatë barrës presioni i gjakut është me i ulët, per arsye të ndryshimeve hormonale, të cilat shkaktojnë zgjerimin e enëve të gjakut. Enët nuk mund të ngushtohen shpejt, kjo ben që të ndihet marrje mendsh gjatë ndryshimit të pozicionit. Të ngriturit menjëherë ne këmbë, nuk lejon sistemin e qarkullimit të gjakut të adaptohet menjëherë, sepse jo shumë gjak dhe oksigjen arrin në trurin e gruas shtatzane, prandaj ajo mund të ndjejë marrje mendsh. Ky fenomen mund të ndodhë edhe kur gruaja është anemike, sepse kapaciteti i gjakut që mban oksigjenin është i pakësuar.

 

Cfarë mund të behet per të parandaluar të marrurit mendsh?

 

Gruaja duhet të bëjë analizat e gjakut per të zbuluar aneminë, e cila korrigjohet duke u mjekuar me preparatet e hekurit.

Kur gruaja është shtrirë në shtrat, nuk duhet të ngrihet menjëherë, por ngadalë, në fillim të ngrihet e të qëndrojë ulur per 15 sekonda, me pas të vare këmbët jashtë krevatit per 15 sekonda. Qëndroni në këmbë dhe 15 sekonda të tjera e me vonë filloni të ecni.

Nëqoftëse konstatohen marrje mendsh gjatë ditës, ato qetësohen me të ngrëne dicka ose duke pire një gote me limonadë.

 

Pse ka marrje mendsh, nëqoftëse qëndron në këmbe, pa lëvizur, per një kohë të gjatë?

 

Duke qëndruar në një vend dhe duke mos lëvizur ndodh që gjaku të mblidhet tek këmbët. Per t'iu shmangur kësaj, behet ecje në vend. Muskujt e pulpës së këmbëve do të ndihmojnë të pompojnë gjakun që të kthehet në zemër.

 

A është normale të jesh e lodhur gjithë kohën dhe kush e shkakton këtë dobësi?

 

Po, kjo mund të fillojë në trimestrìn e pare dhe të shoqërojë barrën gjithë kohën. Shtimi i prodhimit të progesteronit shkaton një efekt qetësues, por dihet se dobësia është një shenjë e anemisë.

 

Cfarë duhet të bëjmë rreth këputjes (dobësisë)?

 

Shkoni tek mjeku juaj, i cili do t'ju japë analizat per zbulimin e anemisë. Në qoftë se pacientja është anemike i jepet mjekimi me hekur. Ajo do të ndihet me mire pas 5 javësh. Nëqoftëse nuk ka anemi, nevojitet me shumë qetësi, pacientja duhet të flejë herët ose të flejë mbas dite rreth një ore, ose të qëndrojë shtrirë gjatë ditës.

 

A është e zakonshme humbja e memorjes gjatë barrës?

 

Humbja e memorjes është një ndodhi e zakonshme. Kjo ndodh per arsye të hormoneve të barrës. Ndodh gjatë muajve të fundit të barrës dhe pak muaj pas lindjes. Kjo "rrjedhje e trurit" nuk është asnjëherë e plote, ajo ndryshon sipas grave dhe gjatë barrës.