header image
Home  Pyetjet me te shpeshta  Shtatzania  Maska e barres: Ndryshimet ne lekure  
Maska e barres: Ndryshimet ne lekure

Cfarë është "maska e barrës"?

Cfarë ndryshime të tjera ndodhin ne lëkurë gjatë barrës?

A do të shfaqen strijet në lëkurë?

A është normale që lëkura të kruhet gjatë barrës?

Si mund të qetësohen të kruajturat?

 

Cfarë është "maska e barrës"?

 

Në grate me barre, ne me se 70% te tyre, ndodh një nxirrje e lëkurës në gjoks, qafë e fytyrë e cila quhet chloasma ose maska e fytyrës. Krijimi i një njolle të madhe, e cila shkaktohet nga depozitimi i një pigmenti në lëkurë. Kjo mund të cfaqet ne cdo kohë, pas tremujorit të pare të barrës dhe zhduket pak muaj pas lindjes. Ekspozimi në diell, do të shkaktojë një ngjyrim me të thellë.

 

Cfarë ndryshime të tjera ndodhin ne lëkurë gjatë barrës?

 

-Në shumë gra shtatzanë, lëkura gjatë vijës se mezit të barkut, prej kockës pubike deri ne kërthizë, pigmentohet me një ngjyrë të errët dhe quhet linea nigra,

-Nxirrja e kokës se gjirit dhe përreth saj. Ju mund të konstatoni dhe disa kokrra të vogla rreth kokës se gjirit.

-Në duart, 65% të grave do të kenë skuqje të pjesës të brendshme, e cila quhet erythema palmare. Të gjitha ndryshimet që u permendën me lart, pas lindjes zhduken.

 

A do të shfaqen strijet në lëkurë?

 

Përgjigja është po. Strijet do të shfaqen në bark, kofshë dhe gjire. Këto strije janë të shkaktuara nga këputja e kryqëzimeve lidhëse nën lëkurë, Fillimisht, ato shfaqen kafe ose te kuqe në rozë, por ngjyra e tyre ndryshon me pas deri në të bardh. Asgjë nuk mund të bëhet per të parandaluar strijet. Kremrat e vajrat do ta bëjnë lëkurën tuaj të bukur dhe të butë, por ato nuk mund të bëjnë gjë per të parandaluar strijet.

 

A është normale që lëkura të kruhet gjatë barrës?

 

Po, e kruajtura mund të ndodhi në disa gradë, në rreth 20% të grave shtatzane. Lëkura mund të mos skuqet. E kruajtura mund të jetë e përhapur në gjithë trupin ose e lokalizuar në një vend, sic është barku. E kruajtura është intensive natën, gjatë stinëve të ngrohta dhe me lagështi.

 

Si mund të qetësohen të kruajturat?

 

-Bëni banjë me sapun e vaj.

-Përdorni një lëng kundër të kruajturit me përmbajtje mentoli.

-Nga mjeku mund të jepen steroide dhe antihistaminik.

Klinika gjinekologjike
Planifikimi familjar
REgjistrohu!
Testet e shtatzanise
Zhvillimi i fetusit
Infertiliteti
Mjekesia.com
Advertisement