header image
Home  Pyetjet me te shpeshta  Shtatzania  Urinimi i shpeshte, kapslleku, ndryshimet ne gjinj  
Urinimi i shpeshte, kapslleku, ndryshimet ne gjinj

Pse gruaja urinon shpesh në fillim të barrës?

 

Se pari, ne duhet të njohim anatominë e vezikës në raportet me mitrën. Në qetësi, vezìka urinare qëndron mbi mitrën. Në trimestrin e pare, mitra rritet dhe vezika shtrihet. Truri i gruas merr sinjale dhe asaj i duket sikur vezika është mbushur plot me urinë. Përvec kësaj, normalisht, prodhimi urinar është i shtuar. Duhet ditur, që gjatë tremujorit të dytë të barrës, shpeshtësia e urinimit zvogëlohet, por ne tremujorin e tretë ajo përsërì shtohet, sepse koka e fëmijës shtyp vezikën.

 

A është e zakonshme rrjedhja e urinës, kur gruaja shtatzanë kollitet, qesh, teshtin, kërcen ose vrapon?

 

Po, kjo është shumë e zakonshme dhe ndodh si rezultat i ndryshimit të pozicionit të vezikës gjatë barrës. Zakonisht, ky fenomen zhduket pak muaj pas lindjes.

 

Cfarë ndryshimesh do të ndodhin me gjiret gjatë barrës?

 

Shtimi i prodhimit të estrogenit shkakton tek indi i gjirit fryrje dhe tendosje. Kjo tendosje është shumë e zakonshme gjatë 6-12 javëve të para të barrës. Në javën e 6 të barrës, gjiret do të fillojnë të zmadhohen nga mbajtja e ujit ne indin e gjirit. Pas javës së 8 gjendrat e qumështit dhe duktuset (kanalet e qumështit) fillojnë të zmadhohen me shtimin e rritjen e indit dhjamor. Per arsye të shtimit të indit të gjirit, do të shtohet dhe furnizimi me gjak, Shfaqja e venave blu, mund të zbulohet ne lëkurën e gjirit tuaj. Areolat dhe kokrrat e gjireve janë të errëta. Kokrrat do të bëhen shumë të mëdha, të ngritura, që të shërbejnë per ushqyerjen e fëmijës në fillim me kolostrum. Kolostrum është një lëng i trashë, i verdhë, që rrjedh prej gjirit. Kolostrum mund të shfaqet në cdo kohë, pas trimestrit të pare, por që shtohet mbas lindjes. Kolostrum është ushqimi i pare i fëmijës, para qumështit. Ky përmban antitrupa, që do ti japin fëmijës suaj imunitet, per të pasur një rezistenë ndaj sëmundjeve. Kolostrum po të thahet, mund të shkaktojë dhe carje të kokrrave të gjirit. Në qoftë se ato nxjerrin kolostrum, vendoset një copë pambuk ose garzë sterile, per të thithur lëngun që rrjedh nga gjiri. Ne qoftë se kokrrat e gjirit, janë plasaritur me kolostrum të thatë, gjiret duhen lare vetëm me uje të ngrohtë, 2 ose 3 here në dite. Shih Fig. 5.

Përpara se gruaja të mbetet me barre, pesha mesatare e një gjiri është rreth 200 gr. Gjatë barrës, gjiret shtohen në vëllim e ne peshë. Afër fundit të barrës gdo gji mund të peshojë 400 deri 800 gr. Kurse gjatë periudhës që nëna e ushqen fëmijën me gji, gdo gji mund të peshojë 800 gr.

 

Cështë kapsllëku, dhe si shkaktohet?

 

Kapsllëku ndodh në 30% të grave shtatzanë, sidomos në trimestrin e pare dhe të tretë të barrës. Ky shoqërohet me lëvizje të crregullta të zorrëve. Hemorroidet mund të ndodhin me shpesh. Kapsllëku shkaktohet nga zvogëlimi i lëvizjes dhe i thithjes së zorrëve, i shtimit të thithjes së ujit per arsye të shtimit të sasise se hormoneve (në këtë sasi të progesteronit), që do të shkaktojë kapsllëk dhe forcim të materies fekale. Kapsllëk shkakton hekuri, që gjendet ne vitaminat prenatale. Zmadhimi i mitrës mund të shtypë zorrën e trashë dhe të shkaktojë kapsllëk .

 

Cfarë mund të bëhet per të parandaluar ose qetësuar kapsllëkun?

 

-Duhet të pihen 8 gota lëngje në dite.

-Të hahen zarzavate, fruta dhe fara.

-Të shtohet aktiviteti juaj fizik.

-Të shmanget marrja e ushqimeve të tilla si banane, oriz, molle ose kore buke (kjo diete mund të përdoret, kur gruaja ka diarre).

Mos përdorni laksativët, pa pyetur mjekun tuaj. Nëqoftëse kapsllëku është një problem i vazhdueshëm, diskutojeni mjekimin me mjekun tuaj.

 

Klinika gjinekologjike
Planifikimi familjar
REgjistrohu!
Testet e shtatzanise
Zhvillimi i fetusit
Infertiliteti
Mjekesia.com
Advertisement