header image
Home  Pyetjet me te shpeshta  Shtatzania  Urthi, te vjellat, dhimbja e mesit  
Urthi, te vjellat, dhimbja e mesit

Sa i zakonshëm është urthi, dhe kush e shkakton atë në barre? 

Urthi prek mbi 75% të grave me barre. Zakonisht, fillon ne tremujorin e dytë dhe bëhet me i shpeshtë pas kësaj periudhe. Rreth 25% të këtyre grave do të kenë urth cdo dite. Kjo është e zakonshme të shkaktohet nga kthimi mbrapa (reflux) i përmbajtjes gastrike dhe duodenale brenda ne ezofag. Kjo ndodh per dy arsye: lëvizja e ushqimit është shumë e ngadalshme ne zorrë dhe stomaku është i shtypur nga mitra, që zmadhohet dhe lëviz ne drejtim të sipërm të barkut.
 Cfarë mjekim përdoret per urthin? 
Duhet ngrënë disa herë në dite nga pak ushqim.-Pas ushqimit, ju duhet te ecni ose të uleni, por jo të shtriheni.-Të flini në një anë, nëqoftëse flini ne shpinë, vendosni disa jastëqe per të ngritur kokën. -Të largohen preparatet që përmbajnë sodium, i cili mund të shpjerë në mbajtjen e ujit. Gjithashtu, marrja e disa antacideve si aluminum hydroxide dhe magnesium hydroxoide (Qumështi i magnesia dhe Maalox), ju ben mire. Antacidet mund të mirren 1 ose 2 ore pas ushqimit, në kohën që shkon në shtrat.
 A janë të zakonshme të vjellat ne trimestrin e pare të barrës? 
Rreth 50% e grave shtatëzanë kanë të vjella në shkallë të ndryshme. Të vjellat shfaqen në javën e 6 deri 8 dhe mund të vazhdojnë deri në javën e 12. Të vjellat janë shumë të zakonshme në grate e shëndosha, në adoleshentet, në grate që mbeten shtatzane pas 35 vjetëve, në grate që kanë binjakë ose me shumë fëmijë. 
Si mund të qetësohen të vjellat? 
Të vjellat ndodhin shpesh në një stomak të zbrazet. Përderisa nuk hahet gjatë gjumit, të vjellat janë shumë të zakonshme në mëngjese dhe këto marrin emrin e të vjellave të mëngjesit. Per të parandaluar te vjellat, duhet ngrënë1 nga pak dhe shpesh herë gjatë ditës.Para se të flini në mbrëmje, hani një thelë mish, mish pule ose djathë. Këto ushqime përmbajnë proteina të shumta që asimilohen shumë ngadalë, duke e mbajtur ushqimin per një kohë të gjatë. Në mëngjes, para se të ngriheni nga shtrati, hani 2-3 biskota me pak qumësht dhe qëndroni në shtrat 10-15 minuta, Duhet të largoni ushqimet djegëse dhe të skuqura. Të vjellat mund të shkaktohen nga hormonet e barrës, por dhe nga sheqeri i pakët në mëlci. Duhet të ndaloni marrjen e vitaminave gjatë kësaj periudhe, sepse edhe ato japin të vjella.
 A e ndihmojnë të vjellat nenën ose fëmijën? 
Të vjellat në mëngjes herët janë shumë shqetësuese, por jo tëdëmshme. Në fakt, studimet e fundit kanë treguar se grate të cilat kanë të vjella gjatë tremujorit të pare të barrës, kanë me pak dështime (me embrion te vdekur) ose fëmijë të vdekur gjatë barrës. Shumë pak gra kanë të vjella të pafrenueshme gjatë barrës. Per këto gra është e këshillueshme të shtrohen ne spital, sepse janë të dehidratuara per të marre perfusione në vene dhe mjekim kundër të vjellave. Per disa gra, shtrimi në spital dhe ìzolimi nga ambjeti është i rekomandueshëm. Gjatë kësaj periudhe, një rol të rëndësishëm luan dhe partneri në trajtimin e të vjellave. Nuk janë të këshillueshme marrëdhëniet seksuale. Të vjellat per një kohë të gjatë të shpien në humbjen e peshës, e cila mund të mjekohet me perfusione intravenoze, që përmbajnë kalori, proteina dhe dhjamra kryesorë, që trupi i ka përdorur duke pakësuar dhjamin e muskujve.
Pse shkaktohen dhimbjet në pjesën e pasme dhe të poshtme të trupit? 
Me rritjen e barrës, vëllimi dhe pesha e mitrës ndryshon qendrën e balancimit, Per të kompesuar këto ndryshime, muskujt e pasëm të shpinës tërhìqen dhe krijojnë dhimbje. Kjo ndodh në cdo kohë, mbas 20 javëve të barrës.
Cfarë mund të bëhet per të qetësuar dhimbjet e shpinës? 
-Gjumi është një cështje kryesore.-Qëndrimi ne një karrige me një shpinë të drejtë, por jo në divan.-Këpucët në veshje të jenë të rehatshme, takat duhet të jenëtë sheshta.

Klinika gjinekologjike
Planifikimi familjar
REgjistrohu!
Testet e shtatzanise
Zhvillimi i fetusit
Infertiliteti
Per cdo pyetje nje pergjigje
Mjekesia.com
Advertisement