header image
Home  Pyetjet me te shpeshta  Shtatzania  Ankesa të përgjithshme rreth barrës  
Ankesa të përgjithshme rreth barrës

Sa i zakonshëm është urthi, dhe kush e shkakton atë në barre?
Cfarë mjekim përdoret per urthin?
A janë të zakonshme të vjellat ne trimestrin e pare të barrës?
Si mund të qetësohen të vjellat? 
A e ndihmojnë të vjellat nenën ose fëmijën?
Pse shkaktohen dhimbjet në pjesën e pasme dhe të poshtme të trupit?
Cfarë mund të bëhet per të qetësuar dhimbjet e shpinës?
Pse gruaja urinon shpesh në fillim të barrës?
A është e zakonshme rrjedhja e urinës, kur gruaja shtatzanë kollitet, qesh, teshtin, kërcen ose vrapon? 
Cfarë ndryshimesh do të ndodhin me gjiret gjatë barrës?
Cështë kapsllëku, dhe si shkaktohet? 
Cfarë mund të bëhet per të parandaluar ose qetësuar kapsllëkun? 
Sa i zakonshëm është urthi, dhe kush e shkakton atë në barre? 
Urthi prek mbi 75% të grave me barre. Zakonisht, fillon ne tremujorin e dytë dhe bëhet me i shpeshtë pas kësaj periudhe. Rreth 25% të këtyre grave do të kenë urth cdo dite. Kjo është e zakonshme të shkaktohet nga kthimi mbrapa (reflux) i përmbajtjes gastrike dhe duodenale brenda ne ezofag. Kjo ndodh per dy arsye: lëvizja e ushqimit është shumë e ngadalshme ne zorrë dhe stomaku është i shtypur nga mitra, që zmadhohet dhe lëviz ne drejtim të sipërm të barkut.
 Cfarë mjekim përdoret per urthin? 
Duhet ngrënë disa herë në dite nga pak ushqim.-Pas ushqimit, ju duhet te ecni ose të uleni, por jo të shtriheni.-Të flini në një anë, nëqoftëse flini ne shpinë, vendosni disa jastëqe per të ngritur kokën. -Të largohen preparatet që përmbajnë sodium, i cili mund të shpjerë në mbajtjen e ujit. Gjithashtu, marrja e disa antacideve si aluminum hydroxide dhe magnesium hydroxoide (Qumështi i magnesia dhe Maalox), ju ben mire. Antacidet mund të mirren 1 ose 2 ore pas ushqimit, në kohën që shkon në shtrat.
 A janë të zakonshme të vjellat ne trimestrin e pare të barrës? 
Rreth 50% e grave shtatëzanë kanë të vjella në shkallë të ndryshme. Të vjellat shfaqen në javën e 6 deri 8 dhe mund të vazhdojnë deri në javën e 12. Të vjellat janë shumë të zakonshme në grate e shëndosha, në adoleshentet, në grate që mbeten shtatzane pas 35 vjetëve, në grate që kanë binjakë ose me shumë fëmijë. 
Si mund të qetësohen të vjellat? 
Të vjellat ndodhin shpesh në një stomak të zbrazet. Përderisa nuk hahet gjatë gjumit, të vjellat janë shumë të zakonshme në mëngjese dhe këto marrin emrin e të vjellave të mëngjesit. Per të parandaluar te vjellat, duhet ngrënë1 nga pak dhe shpesh herë gjatë ditës.Para se të flini në mbrëmje, hani një thelë mish, mish pule ose djathë. Këto ushqime përmbajnë proteina të shumta që asimilohen shumë ngadalë, duke e mbajtur ushqimin per një kohë të gjatë. Në mëngjes, para se të ngriheni nga shtrati, hani 2-3 biskota me pak qumësht dhe qëndroni në shtrat 10-15 minuta, Duhet të largoni ushqimet djegëse dhe të skuqura. Të vjellat mund të shkaktohen nga hormonet e barrës, por dhe nga sheqeri i pakët në mëlci. Duhet të ndaloni marrjen e vitaminave gjatë kësaj periudhe, sepse edhe ato japin të vjella.
 A e ndihmojnë të vjellat nenën ose fëmijën? 
Të vjellat në mëngjes herët janë shumë shqetësuese, por jo tëdëmshme. Në fakt, studimet e fundit kanë treguar se grate të cilat kanë të vjella gjatë tremujorit të pare të barrës, kanë me pak dështime (me embrion te vdekur) ose fëmijë të vdekur gjatë barrës. Shumë pak gra kanë të vjella të pafrenueshme gjatë barrës. Per këto gra është e këshillueshme të shtrohen ne spital, sepse janë të dehidratuara per të marre perfusione në vene dhe mjekim kundër të vjellave. Per disa gra, shtrimi në spital dhe ìzolimi nga ambjeti është i rekomandueshëm. Gjatë kësaj periudhe, një rol të rëndësishëm luan dhe partneri në trajtimin e të vjellave. Nuk janë të këshillueshme marrëdhëniet seksuale. Të vjellat per një kohë të gjatë të shpien në humbjen e peshës, e cila mund të mjekohet me perfusione intravenoze, që përmbajnë kalori, proteina dhe dhjamra kryesorë, që trupi i ka përdorur duke pakësuar dhjamin e muskujve.
Pse shkaktohen dhimbjet në pjesën e pasme dhe të poshtme të trupit? 
Me rritjen e barrës, vëllimi dhe pesha e mitrës ndryshon qendrën e balancimit, Per të kompesuar këto ndryshime, muskujt e pasëm të shpinës tërhìqen dhe krijojnë dhimbje. Kjo ndodh në cdo kohë, mbas 20 javëve të barrës.
Cfarë mund të bëhet per të qetësuar dhimbjet e shpinës? 
-Gjumi është një cështje kryesore.-Qëndrimi ne një karrige me një shpinë të drejtë, por jo në divan.-Këpucët në veshje të jenë të rehatshme, takat duhet të jenëtë sheshta.
Pse gruaja urinon shpesh në fillim të barrës? 
Se pari, ne duhet të njohim anatominë e vezikës në raportetme mitrën. Në qetësi, vezìka urinare qëndron mbi mitrën. Në trimestrin e pare, mitra rritet dhe vezika shtrihet. Truri i gruas merr sinjale dhe asaj i duket sikur vezika është mbushur plot me urinë. Përvec kësaj, normalisht, prodhimi urinar është i shtuar. Duhet ditur, që gjatë tremujorit të dytë të barrës, shpeshtësia e urinimit zvogëlohet, por ne tremujorin e tretë ajo përsërì shtohet, sepse koka e fëmijës shtyp vezikën. 
A është e zakonshme rrjedhja e urinës, kur gruaja shtatzanë kollitet, qesh, teshtin, kërcen ose vrapon? 
Po, kjo është shumë e zakonshme dhe ndodh si rezultat i ndryshimit të pozicionit të vezikës gjatë barrës. Zakonisht, ky fenomen zhduket pak muaj pas lindjes.
 Cfarë ndryshimesh do të ndodhin me gjiret gjatë barrës? 
Shtimi i prodhimit të estrogenit shkakton tek indi i gjirit fryrje dhe tendosje. Kjo tendosje është shumë e zakonshme gjatë 6-12 javëve të para të barrës. Në javën e 6 të barrës, gjiret do të fillojnë të zmadhohen nga mbajtja e ujit ne indin e gjirit. Pas javës së 8 gjendrat e qumështit dhe duktuset (kanalet e qumështit) fillojnë të zmadhohen me shtimin e rritjen e indit dhjamor. Per arsye të shtimit të indit të gjirit, do të shtohet dhe furnizimi me gjak, Shfaqja e venave blu, mund të zbulohet ne lëkurën e gjirit tuaj. Areolat dhe kokrrat e gjireve janë të errëta. Kokrrat do të bëhen shumë të mëdha, të ngritura, që të shërbejnë per ushqyerjen e fëmijës në fillim me kolostrum. Kolostrum është një lëng i trashë, i verdhë, që rrjedh prej gjirit. Kolostrum mund të shfaqet në cdo kohë, pas trimestrit të pare, por që shtohet mbas lindjes. Kolostrum është ushqimi i pare i fëmijës, para qumështit. Ky përmban antitrupa, që do ti japin fëmijës suaj imunitet, per të pasur një rezistenë ndaj sëmundjeve. Kolostrum po të thahet, mund të shkaktojë dhe carje të kokrrave të gjirit. Në qoftë se ato nxjerrin kolostrum, vendoset një copë pambuk ose garzë sterile, per të thithur lëngun që rrjedh nga gjiri. Ne qoftë se kokrrat e gjirit, janë plasaritur me kolostrum të thatë, gjiret duhen lare vetëm me uje të ngrohtë, 2 ose 3 here në dite. Shih Fig. 5.Përpara se gruaja të mbetet me barre, pesha mesatare e një gjiri është rreth 200 gr. Gjatë barrës, gjiret shtohen në vëllim e ne peshë. Afër fundit të barrës gdo gji mund të peshojë 400 deri 800 gr. Kurse gjatë periudhës që nëna e ushqen fëmijën me gji, gdo gji mund të peshojë 800 gr.
 Cështë kapsllëku, dhe si shkaktohet? 
Kapsllëku ndodh në 30% të grave shtatzanë, sidomos në trimestrin e pare dhe të tretë të barrës. Ky shoqërohet me lëvizje të crregullta të zorrëve. Hemorroidet mund të ndodhin me shpesh. Kapsllëku shkaktohet nga zvogëlimi i lëvizjes dhe i thithjes së zorrëve, i shtimit të thithjes së ujit per arsye të shtimit të sasise se hormoneve (në këtë sasi të progesteronit), që do të shkaktojë kapsllëk dhe forcim të materies fekale. Kapsllëk shkakton hekuri, që gjendet ne vitaminat prenatale. Zmadhimi i mitrës mund të shtypë zorrën e trashë dhe të shkaktojë kapsllëk . 
Cfarë mund të bëhet per të parandaluar ose qetësuar kapsllëkun? 
Duhet të pihen 8 gota lëngje në dite.-Të hahen zarzavate, fruta dhe fara.-Të shtohet aktiviteti juaj fizik.-Të shmanget marrja e ushqimeve të tilla si banane, oriz, molle ose kore buke (kjo diete mund të përdoret, kur gruaja ka diarre.Mos përdorni laksativët, pa pyetur mjekun tuaj. Nëqoftëse kapsllëku është një problem i vazhdueshëm, diskutojeni mjekimin me mjekun tuaj.

Klinika gjinekologjike
Planifikimi familjar
REgjistrohu!
Testet e shtatzanise
Zhvillimi i fetusit
Infertiliteti
Per cdo pyetje nje pergjigje
Mjekesia.com
Advertisement