header image
Home  Mjeket  Kiel School of Gynecological Endoscopy  
Kiel School of Gynecological Endoscopy

 Ne nder te Prof.dr.med. Liselotte Mettler, shkolla e Kielit (Gjermani) e endoskopise gjinekologjike organizoi nje takim alumni me te gjithe mjeket qe ishin specializuar ne kete shkolle ne 20 vjetet e fundit si dhe nje Symposium nderkombetar mbi histerektomite. Morren pjese per te nderuar te ashtuquajturen "Nena e laparoskopise boterore" Liselotte Mettler figurat me te shquara te laparoskopise sot ne bot. Midis tyre ishin present Prof. Reich (USA), Prof. Nezhat (USA), Ish president i FIGO Prof. Sheth (Indi), Prof. Mangeshikar, e tje. Me rastin e terheqjes se Prof. Mettler iu besua drejtimi i shkolles se Kielit njerit prej nxenesve te te denje te kesaj shkolle Dr. med. T. Schollmeyer. Shkolla e Kielit e endoskopise gjinekologjike eshte krijuar nga Prof. dr. dr.honoris causa i shume universiteteve Kurt Semm, i cili e ka drejtuar 25 vjete Spitalin Universitar Gjinekologjik te Kielit. Ai ka kryer apendektomine e pare laparoskopike me 1983 duke terhequr vemendjen e kirurgeve per kete metode te re dhe konsiderohet sot si babai i laparoskopise operative moderne. Pas largimit te tij ne drejtim te Shteteve te Bashkuara te Amerikes shkollen e famshme te Kielit e drejtoi bashkepuntorja me e afert e tij Liselotte Mettler.