header image
Home  Blog  
Blog – Content Section Layout
Java e njezete e nje

Ju

Ne kete faze beli juaj do te humbas vertete linjat sepse uterusi (mitra) do te filloj te ngjitet larte mbi kerthize. Do te jete e dallueshme tashme qe ju jeni shtatzene megjithese edhe pse ka disa gra qe jane me te shendetshme se te tjerat.
Ju mund te vereni nje enjtje te lehte tek kembet (gjymtyret e poshtem) ne mbremje. Shmangni enjtjen e kembeve dhe nyjeve te tyre duke rrotulluar kembet rregullisht sa here qe ju keni kohe. Mundohuni te qendroni me kembet larte. Nese lekura juaj shume e holluar ferkohet mund te filloj te kruhet. Nese je duke ndjere levizjet e bebit qe ai te levize me shume apo me pak, nuk ndikohet nga fakti nese ti je duke pushuar apo duke levizur.

Bebi juaj

Tani bebi juaj peshon sa gjysma e peshes se nje kanaceje. Foli bebit tend sepse ai ose ajo mund te degjoj zerin tuaj te mbytur. Bebi juaj mund te gelltis likidin amniotik, disa eksperte besojne se nepermjet tij ai merr disa prej nutrienteve (perberesve) esencial te rritjes. Bebi juaj eshte duke fituar shendet qe do ta ndihmoje ate te mbaj trupin e tij ngrohte.

Java e njezete

Ju

Ti je tashme ne fazen e gjysme rruges te shtatzanise. Nese javen e kaluar nuk ke bere nje echo tani eshte koha ta besh ate.
Ka te ngjare qe ju te jeni duke u ndjere mire me me shume energji sec mund te jeni ndjere me pare. Energjia juaj  e larte mund te te dhuroj nje libido te larte por jo te gjitha grate mund ta kene kete eksperience. Rregullisht do te rritesh ne peshe prej ketij momenti dhe ne vazhdim. Kerthiza juaj mund te rrafshohet dhe "kercej" jashte deri ne momentin e lindjes. Nivelet e larta te estrogjenit dhe progresteronit qe qarkullojne ne trupin tuaj  zbusin dhe bymejne qafen e mitres (cerviksin) duke e pergatitur ate per lindje. Keto nivele te hormoneve mund te veprojne gjithashtu  ne mukozat e hundes duke shkaktuar zagushi dhe gjak prej tyre (hundeve).

Bebi juaj

Sistemi nervor dhe muskular i bebit tuaj ne menyre suficiente mund te jete i mire zhvilluar gati per te tendosur (shtrire) gjymtyret  e tij por ti ende nuk je ne gjendje ta ndjesh kete. Shpejtesia e rritjes se bebit tashme eshte ulur.  Vijat e majave te gishtave tek femija yt tashme kane  filluar te formohen dhe keshtu bebi juaj do te kete maja gishtash unik. Shpejtesia e rritjes se bebit eshte ulur per te lejuar mushkerite, sistemin tretes dhe sistemin imunitar te maturohet. Bebi juaj tanime eshte ne mase qe mund te vendoset pershtatshem ne doren tuaj te mbledhur ne forme kupe.

Java e nentembedhjete

Ju

Nese nuk i ke ndjere ende levizjet e bebit do ti ndjesh kete jave per here te pare. Kete jave ose tjetren rekomandohet echo. Shume spitale inkurajojne partnerin tuaj t'iu shoqeroje.
Tani mund te te zhvillohen Strijet (cikatricet), rreth 90% e grave i kane ato.Mund t'i kontrollosh ato me nje diete dhe ushtrime te shendetshme, permiresuara dhe te qendrueshme.
Nese ju i perkisni kesaj kategorie nuk ke shume mundesi per te vepruar e per t'i shmangur ato. Mundohu te perdoresh krem ose vaj me embrion gruri/ vitamine E mbi gjoks apo bark ku jane formuar strijet. Ne muajt pas lindjes strijet zbehen ne vija te shndritshme si argjend.

Bebi juaj

Levizjet e bebit tuaj tani jane te forta dhe te koordinuara sepse sistemi nervor tashme eshte me i sofistikuar. Fijet e para te flokut fillojne te rriten ne koke. Bebi juaj mund te filloj te ndjej zerin tuaj dhe mund tu pergjigjet zhurmave apo muzikes se larte me levizje te thata brenda mundesive duke treguar se ajo cfare po degjon eshte e larte dhe frikesuese. Ai mund te ndjej gjithashtu prekjen tuaj kur masazhoni mbi bark. Bebi juaj tashme fle dhe zgjohet me intervale te rregullta dhe praktikon mushkerite me teknika te fryme marrjes.

Java e tetembedhjete

Ju

Zemra juaj po punon 40-50 % me shume se zemra normale. Mund ta ndjesh bebin me shume tani por shume gra mund te mos ndjejne asnje levizje deri ne javen e 22.
Nje vije e erret me fillese ne kerthize qe zgjatet deri ne kocken pubike mund te behet e qarte tani dhe kjo quhet linea nigra.

Bebi juaj


Bebi juaj mund te krijoje shprehje komplekse te fytyres, mund te gogesije, mund te vrenjt vetullat. Kockat e bebit tuaj jane formuara shpejt, te rriturit kane rreth 212 kocka por fetusi ka me shume duke qene se ato bashkohen ne jeten me vone. Bebi juaj mund te jete i afte te kuptoj doren e tijsaj,te preke kordonin, te thithe gishtat ose gishtin e madh te dores. Gishtat,krahet dhe kembet te gjitha mund te flektohen.

 

Java e shtatembedhjete


Ju

Mund te ndjeni disa ndryshime ne gjirin tuaj. Thumbi i gjirit mund te zgjerohet dhe lekura perreth tyre (areola) te erresohet. Venat e tua jane me te dukshme si rezultat i fluksit te larte te gjakut. Niveli i rritur i gjakut i nevojshem per suportin e bebit tuaj mund te te shkaktoj gjak nga hundet. Nese nuk i ke ndjere ende mund te ndjesh tani ose dhe disa jave me vone levizjet e para te  flutures se vogel. Nenat primigravida (per here te pare) e ndjejne zakonisht ne javen 18 – 20 te shtatzanise levizjet e para te bebit. Perplasjet (levizjet) e bebave jane te ndryshme disa jane te forta dhe disa te tjera te veshtira per tu identifikuar. Ajo cfare ka me shume rendesi eshte te mos shqetesohesh dhe per cdo ngacmim mos ki frike te pyesesh mamine tende.

Bebi juaj


Bebi juaj tashme ka gjatesine e stilolapsit dhe pesha e tij eshte dyfishuar ne dy javet e fundit.
Korteksi cerebral ka filluar te maturohet dhe lidhjet e nervave me muskujt jane themeluar.

 

<< Start < Previous 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Next > End >>

Results 21 – 30 of 181